Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Lleshaj në Akademinë e Sigurisë: Ja çfarë pritet të ndodhë në shkurt

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Lleshaj në Akademinë e Sigurisë: Ja çfarë pritet të ndodhë në shkurt

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një vizitë në Akademinë e Sigurisë, ku bashkëbisedoi me studentë ekselentë të Policisë Kriminale si dhe të nivelit “Bachelor”.

Lleshaj deklaroi se në muajin shkurt pritet të ngrihen gjithë njësitë e reja kundër krimit në Policinë e Shtetit.

I shoqëruar në këtë vizitë, nga Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu, Drejtori i Akademisë Bilbil Mema dhe Dekani i Fakultetit Ilirjan Mandro, Ministri nënvizoi rëndësinë e integritetit për punonjësit e Policisë.

Ai theksoi se procesi i Vettingut po funksionon dhe mbetet prioritet për mirë-funksionimin e organizatës së Policisë.

Ministri tha gjithashtu se po punohet në disa fronte për ta përmirësuar infrastrukturën e Policisë së Shtetit, por nënvizoi se do të kërkohet më shumë integritet nga vetë punonjësit.

Në lidhje me bashkëpunimin me qytetarët, ministri i Brendshëm shtoi se nuk mund të ketë sukses nëse nuk ka aleancë të fortë me publikun.

Lleshaj u kërkoi studentëve të Akademisë të jenë aktivë në procesin e partneritetit me shkollat e mesme e 9-vjeçare, duke organizuar orë të hapura me tema mbi sigurinë publike, pasi kjo ndihmon edukimin e të rinjve dhe rrit imazhin e Policisë së Shtetit.

Më pas, ministri Lleshaj bëri me dije se po punohet për të përmirësuar bazën ligjore në mbështetje të punës së Policisë së Shtetit me qëllim që kjo e fundit të ketë rezultate më efikase në luftën kundër krimit.

“Ne së shpejti do të kalojmë një paketë shumë të rëndësishme ligjore kundër krimit të organizuar, e cila do të kërkojë që Njësitë e Policisë së Shtetit të angazhohen fort. Do të kalojmë në një fazë të re të luftës kundër krimit të organizuar dhe këtu kërkohet dituri”, tha Lleshaj.

Në këtë kuadër ai vuri në dukje se sipas ndryshimeve të pritshme ligjore, do të lehtësohet procesi i sekuestrimit të bizneseve të ngritura nga aktivitete kriminale, duke synuar që këtë model biznesi ta shkatërrojmë.

Më tej ai foli për Njësitë e reja të specializuara, që do të krijohen ose janë krijuar në Policinë e Shtetit, të tilla si Njësia për kapjen e personave në kërkim, Njësia kundër krimit ekonomik, kompjuterik dhe inteligjenca.

“Kemi krijuar ndërkohë Njësinë për Kapjen e Personave në Kërkim. Njësia “K”, për shkurt, e krimit ekonomik, “E”, ajo e inteligjencës, Njësia “I” . Edhe kjo “K”–ja, pra e kërkimit dhe e kapjes së personave, është një çështje e rëndësishme. Ka filluar aktivitetin por prapë është në fazë konsolidimi dhe aty mund të ketë hapësirë për ju. Pastaj janë strukturat tjera, është ajo e krimit kompjuterik”, u shpreh ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu theksoi se studentët duhet të jenë të përkushtuar ndaj punës, e zbatimit të detyrave, sepse vetëm në këtë mënyrë do të bëjnë karrierë në radhët e organizatës.

“Duhet ta konsideroni veten 1 nga 11 mijë punonjësit e policisë, dhe në qoftë se do ta konsideroni veten një nga 11 mijë punonjësit e policisë, diferencën duhet ta bëni me rezultat, me aftësi, me përkushtim dhe me dëshirën për ta përmbushur sa më mirë detyrën të cilën do t’ju ngarkohet.

Në qoftë se ju do të ecni me këtë filozofi pra diferencën me rezultat, me dëshirë dhe me përkushtim, të jeni të sigurt që kjo diferencë pa dyshim një ditë, jo shumë të largët, do t’ju japi mundësinë që dhe të ecni në karrierë, dhe të merrni detyra dhe besim më shumë për të menaxhuar një skuadër një sektor, apo një komisariat e me radhë”, tha Veliu, ndër të tjera gjatë bashkëbisedimit.

Tags: akademilleshajshkurtsiguri

TË LIDHURA

Protesta e opozitës, Ervin Salianji i bashkohet protestës së PD
Aktualitet

Protesta e opozitës, Ervin Salianji i bashkohet protestës së PD

18:02 | 24/01/2026
“Kë të telefonojmë kur na merr peng policia?” – Demokratët: Ku ikin fondet e BE-së?
Politikë

“Kë të telefonojmë kur na merr peng policia?” – Demokratët: Ku ikin fondet e BE-së?

17:46 | 24/01/2026
Berisha del nga selia dhe zbret në shesh! Nis zyrtarisht protesta e PD para Kryeministrisë
Politikë

Berisha del nga selia dhe zbret në shesh! Nis zyrtarisht protesta e PD para Kryeministrisë

17:31 | 24/01/2026
Next Post
Stuhia në Spanjë/ Shkon në 10 numri i viktimave, ngrihet alarmi në Francë

Stuhia në Spanjë/ Shkon në 10 numri i viktimave, ngrihet alarmi në Francë

A jemi të mbrojtur ne shqiptarët nga virusi i Kinës

A jemi të mbrojtur ne shqiptarët nga virusi i Kinës

Konfirmohet largimi i bujshëm nga Inter

Konfirmohet largimi i bujshëm nga Inter







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Protesta e opozitës, Ervin Salianji i bashkohet protestës së PD
Aktualitet

Protesta e opozitës, Ervin Salianji i bashkohet protestës së PD

by mirseda
18:02 | 24/01/2026
0

Ish-deputeti Ervin Salianji i është bashkuar protestës së PD para. Bashkë me të është dhe një nga...

“Kë të telefonojmë kur na merr peng policia?” – Demokratët: Ku ikin fondet e BE-së?

“Kë të telefonojmë kur na merr peng policia?” – Demokratët: Ku ikin fondet e BE-së?

17:46 | 24/01/2026
Berisha del nga selia dhe zbret në shesh! Nis zyrtarisht protesta e PD para Kryeministrisë

Berisha del nga selia dhe zbret në shesh! Nis zyrtarisht protesta e PD para Kryeministrisë

17:31 | 24/01/2026
Grabiti një institucion mikrofinanciar në Shkodër me çekiç, autori ende i paidentifikuar

Grabiti një institucion mikrofinanciar në Shkodër me çekiç, autori ende i paidentifikuar

17:27 | 24/01/2026
Protesta e PD, vendoset kordoni policor para Kryeministrisë

Protesta e PD, vendoset kordoni policor para Kryeministrisë

17:10 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com