Ish-kryeprokurori i Shqipërisë, Adriatik Llalla është fotografuar ditën e sotme në ambientet e një bari tek Kullat Binjake, teksa po pinte një kafe i vetëm dhe i pa shoqëruar nga roje.
Kjo foto hedh poshtë aludimet se ai është zhvendosur në Gjermani, atje ku jeton prej kohësh familja e tij.
Kujtojmë kohën kur Adriatik Llalla deklaronte në media së ishte i kërcënuar me jetë. Ai në atë periudhë largoi familjen nga Shqipëria.
Pas përfundimit të mandatit, Llalla u largua në heshtje, ashtu si puna e tij në 5 vite në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa nuk ka folur as për planet që ka për të ardhmen.
Tani që nuk është më kryeprokuror ai lëviz i pa shoqëruar nga truprojat. Kjo tregon se LLalla nuk kërcënohet më nga askush.