Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj, ka zbuluar arsyen pse po e imiton gjithnjë e më rrallë Sali Berishën. Në emisionin “360 Gradë” në “Ora News”, ai tha se tonifikimi në jetën politike të Berishës ka qëndruar në ‘rolin’ e qytetarit digjital.
“Imitimi kryesisht i personazheve jo vetëm politike, ndihmon jashtëzakonisht edhe fuqia e grimit. Edhe Flori që imiton Ramën, Rezi-Berishën apo personazhe të tjerë, marrin formë nëpërmjet dorës së artë të grimieres.
Të vetmin që ka është Mond Lako. Unë luaj Berishën herë pas here. E kam rralluar shumë, sepse mendoj se edhe tonifikimi në jetën politike i Berishës, ka qëndruar në ‘rolin’ e qytetarit digjital. Ka një rol dhe në momentin që nuk del si konfigurim, e humbet përsosmërinë e lojës”.