Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Listat e zeza të DASHI-it e ‘delet’ e mbikëqyrura nga ‘sigurimsat’ e ‘Rilindjes

5 vjet ago
in Editorial - Opinione
‘Godet’ Kim Mehmeti: Rilindasit do heqin plisin, tangat do i bëjnë veshje kombëtare

Nga Kim Mehmeti

Kohët e pas zgjedhjeve parlamentare janë si ato të pas përmbytjeve, e kur uji që tërhiqet, lë pas vetes ose humus që tokën e bënë më pjellore, ose mbeturinat e mbledhura vite me radhë, e që atë e helmojnë. Pra në vendet ku funksionojnë institucionet e shtetit, zgjedhjet e radhës, vetëm e forcojnë shtetin, e në ato si ‘Shqipëritë’ tona, ato janë kapak i gropës septike, e ku janë derdhur ujërat e zeza politike të tri dekadave të fundit.
Shqipëria e sotme e jeton periudhën pas zgjedhore, e të cilat zgjedhje, përpos me mosnjohjen e tyre nga ana e opozitës, me shumëçka tjetër dallojnë nga më të mëparshmet. Dhe nëse me hiçgjë tjetër, dallojnë për nga qartësia se ato i fiton paraja, forca, krimi dhe ‘Sigurimsat’ e rrëgjimit, të cilët ‘Sigurimsa’ aq hapur nuk i kishte përdorur as xhaxhi Enver.

Dhe tani kur pritet përbërja e re qeveritare, një gjë është e sigurte: ‘patronazhistët’, apo ‘Sigurimsat’ e ‘Rilindjes’, do vazhdojnë veprimtarin e vet, duke e thelluar në ne frikën se jemi e do mbetemi të mbikëqyrur e të përcjellë, kështu që përpos dashnoreve tona, regjimi do e di edhe numrin e këpucëve që mbajmë, edhe atë thuajse sa për të na e bërë gati veshmbathjen e burgut. Pra, çka do që të ndodhë sot e tutje, Shqipëria duhet ta di se e drejton mendësia që mbrohet nga populli, e që nuk e mbron shtetin e popullin.

Dhe përpos zgjedhjeve që i fituan ata që shtetin e blen nga votuesit, Shqipërisë i arritën edhe listat e zeza të DASH-it. E të cilat tregojnë se përderisa je ‘dele’, të cilën e qethin ‘Sigurimsat’ e ‘Rilindjes’, mos i kritiko as projektet e pasuksesshme që i finanson DASHI-i, si për shembull atë të reformës në drejtësi, që nuk iu lejua Maqedonisë nga ndërkombëtarët me arsyetimin se ajo kishte dështuar në Shqipëri.
Por sido që të qëndrojë puna me zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri dhe me listat e DASH-it, duhet përsëritur me qindra here se nëse ne shqiptarët vetë do e kishim bërë ‘listën e zezë’ të burrështetasve që e plaçkitën shqiptarinë, e të cilëve, do duhej t’ua ndalonim të kandidonin në zgjedhje e të dilnin nga ‘Shqipëritë’ tona pa ne e kthyer të vjedhurën, shumë pak politikanë të tri dekadave të fundit do mbeteshin jashtë asaj liste.

Dhe në krye të asaj liste do duhej të ishin ata që e rrënuan Teatrin Kombëtarë në Tiranë, ata që e ringjallën ‘Sigurimin’ e Enverit. Pra ata që Tiranën e bënë lavatriçe ku lahet pisllëku që është duke e kalbur Shqipërinë, ku ndërtohen kulla të larta që atë e çojnë drejt qiellit, por duke ia shkulur rrënjët e të shkuarës shqiptare.
Por ja, ngaqë u treguam popull i paaftë për ta mbrojtur vetveten nga të vetët edhe na ndodh që ‘lista e zezë’ amerikane të na bëjnë ta harrojmë ‘librin e zi’ të vjedhjes zgjedhore të 25 prillit në Shqipëri. Ku ta dish, mbase edhe ai është qëllimi i listave të zeza që na vijnë nga përtej oqeani?!

Dhe ku ta dish, mbase edhe s’mund t’u ndodh asgjë më e mirë ‘deleve’ politike që i qeth kushdo që ka gërshërë të mprehta, apo atyre që ndërtojnë demokraci me dy të pafytyrë që e mbivotojnë të ndershmin, me një të pasur që e përcakton vullnetin politik të mija të varfërve, me një të pushtetshëm që i nënshtron dhe i detyron ta votojnë qindra hallexhinj…., dhe atyre që assesi ta kuptojnë se politika i zgjidh problemet që vetë ajo i shkakton dhe se, nga politika s’mund të pasurohet ai që e mbron, por ai që e shet atë që i takon popullit! (Kim Mehmeti)

Tags: dashkim mehmetiRilindjesigurimsa

TË LIDHURA

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Next Post
Rama ‘braktis’ Asamblenë e PS-së, niset me urgjencë drejt Turqisë

Rama ‘braktis’ Asamblenë e PS-së, niset me urgjencë drejt Turqisë

Gjenocidi: Fiset namibiane kërkojnë 470 miliardë euro nga Gjermania

Gjenocidi: Fiset namibiane kërkojnë 470 miliardë euro nga Gjermania

Vrau shokun te “5 Maji”, autori ngelet në burg

Vrau shokun te “5 Maji”, autori ngelet në burg







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Begaj uron Klodian Brahon për detyrën e re në SPAK dhe i dëshiron sukses në misionin e rëndësishëm
Politikë

Begaj uron Klodian Brahon për detyrën e re në SPAK dhe i dëshiron sukses në misionin e rëndësishëm

by mirseda
18:53 | 11/12/2025
0

Presidenti Bajram Begaj uron kreu e ri të SPAK Klodian Braho, ndërsa ka vlerësuar edhe punën e...

Ambasadori Bergner uron Klodian Brahon për sukses në detyrën e re në SPAK

Ambasadori Bergner uron Klodian Brahon për sukses në detyrën e re në SPAK

18:39 | 11/12/2025
“Taksoni dhjamin, jo djersën”, aktivistë të lëvizjes “Bashkë” protestë para Kuvendit kundër buxhetit

“Taksoni dhjamin, jo djersën”, aktivistë të lëvizjes “Bashkë” protestë para Kuvendit kundër buxhetit

18:35 | 11/12/2025
Kapri: Koncesionet sjellin vetëm korrupsion; Porti i Vlorës nuk nis punë

Kapri: Koncesionet sjellin vetëm korrupsion; Porti i Vlorës nuk nis punë

18:21 | 11/12/2025
SHBA përgëzon Dumanin dhe thotë se pret bashkëpunim me kreun e ri të SPAK

SHBA përgëzon Dumanin dhe thotë se pret bashkëpunim me kreun e ri të SPAK

17:55 | 11/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com