Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, që do të zhvillohet pasditen e sotme në orën 17:30. Rama do të shkojë për një vizitë në Turqi. Kryeministri së bashku me disa ministra do të udhëtojnë drejt Turqisë, për një vizitë zyrtare, e para pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Mbledhjen e Asamblesë do ta drejtojë sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla. Në rendin e ditës parashikohen 6 pika kryesore, ku mes tyre miratimi i projekt vendimit për thirrjen e kongresit të jashtëzakonshëm në 12 qershor, analiza e rezultateve të zgjedhjeve të 25 prillit në strukturat vendore si dhe miratimi vendimit për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë. Asambleja do të zhvillohet online, për të respektuar masat anti-COVID.