pusulabet girişcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betpuantaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabet girişsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetmarsbahiscasibomhititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetinterbahistipobetpashagamingdoedajojobetgrandpashabetbahiscasinograndpashabetmarsbahis1winholiganbet girişpalacebet girişbetpuan girişcashwincashwinwbahis girişpusulabetjojobetpusulabetbetebetholiganbetbetgit girişradissonbetpalacebetbetebetbetpuancashwin girişpalacebetimajbeturfa konteynerşanlıurfa konteynersuperbetinbetciopusulabetkavbetPusulabet güncel girişPusulabet giriştophillbetjojobetjojobetjojobetdeneme bonusujojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuangrandpashabet girişgrandpashabet girişcasibommarsbahis girişpusulabet güncel girişVDCasinopusulabet girişsuperbetin girişVDCasinobahiscasino1win1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetholiganbetjojobetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelercasibombahiscasinopalacebet girişcasibomAvrupabetsahabetgrandpashabetholiganbetpusulabetsekabetbetciosekabetjojobetmarsbahiscasinoroyalmatbetimajbetteosbetonwin girişsahabet girişpornowbahisŞans CasinoGrandpashabetgrandpashabetpusulabet girişbetwooncasibomjojobetjojobet girişjojobet güncel giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Ligji për gjuhën shqipe në Maqedoni, si do zbatohet në institucione

9 vjet ago
in Të Gjitha

Ligji për përdorimin e gjuhëve tashmë i miratuar në Kuvendin e Maqedonise parashikon avancimin e përdorimit të gjuhëve të bashkësive etnike që përbëjnë mbi 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullatës në Maqedoni. Përdorimi i saj siç thuhet në nenin 1 pika 2, rregullohet në pajtueshmëri me ligjin.

LIGJI PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

Neni 1

(1) Në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik.

(2) Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve (gjuhë shqipe), gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabet i saj, në përputhshmëri me ketë ligj.

(3) Në të gjitha organet të pushtetit qendror, institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike, drejtoritë, komisionet, personat juridik të cilët kryejnë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucionet tjera, gjuhë zyrtare përskaj gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj është edhe gjuha që e flasin 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, në mënyrë të përcaktuar me këtë ligj.

Ligji i miratuar parasheh që në institucione të nivelit qendror si në Kuvend, Qeveri, organet e pushtetit gjyqësor dhe institucione tjera, si në të folur ashtu edhe në të shkruar të përdoret edhe gjuha që e flasin 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Sipas ligjit në mbledhjet e qeverisë gjuhë zyrtare përskaj maqedonishtes do të jetë edhe gjuha të cilën e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve të Maqedonisë. Edhe këtu parashihet që në rast se me seancat udhëheq ndonjë anëtar i saj që flet gjuhë të ndryshme nga maqedonishtja, këtë të mund ta bëjë në gjuhën që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve të Maqedonisë. Të gjitha vendimet e mbledhjeve të qeverisë, stenogramet dhe aktet tjera do të publikohen në dy gjuhë.

LIGJI PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

Neni 5

(1) Në punën e Qeverisë së Maqedonisë gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik si dhe gjuha që e flasin më së paku 20% e qytetarëve të Maqedonisë dhe alfabeti i saj.

(2) Seancat e Qeverisë së Maqedonisë udhëhiqen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik.

(3) Kur me seancat e Qeverisë, komisionet si dhe kolegjiumet udhëheq zyrtar i zgjedhur apo i emëruar i cili flet gjuhë të ndryshme nga gjuha maqedonase dhe të cilën gjuhë e flasin më së paku 20% e qytetarëve të Maqedonisë, të njëjtat i udhëheq në atë gjuhë dhe shkrim.

(4) Zyrtar i zgjedhur ose i emëruar i cili flet gjuhë ndryshe nga gjuha maqedonase, të cilën e flasin më së paku 20% e qytetarëve të Maqedonisë, në seanca të Qeverisë, në komisione të qeverisë dhe në kolegjiume flet në gjuhën e tij.

(5) Zyrtari i zgjedhur ose i emëruar i cili flet gjuhë ndryshe nga gjuha maqedonase, të cilën e flasin më së paku 20% e qytetarëve në RM, materialet i pranon në kohë gjegjësisht i dorëzon në kohë në gjuhën dhe alfabetin e tij që t’i shërbejnë gjatë seancave të Qeverisë, në komisione ose në kolegjiume.

(6) Stenogramet nga seancat e Qeverisë, seancat e komisioneve dhe kolegjiumeve si dhe materialet dhe dokumentet tjera që jepen dhe ruhen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj dhe në gjuhën të cilën e flasin më së paku 20% e qytetarëve në RM dhe alfabetin e saj.

(7) Të gjitha aktet që sjellë Qeveria e Maqedonisë jepen dhe shpallen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe në gjuhën të cilën e flasin më së paku 20% e qytetarëve në RM dhe alfabetin e saj.

Përdorimi i shqipes gjen avancim edhe në institucionet gjyqësore, procedurat hetimore, para-hetimore, ekzekutive, administrative, aktet noteriale, librin amëz, certifikata e lindjes si dhe në procedura tjera. Sa i përket dokumenteve të udhëtimit si pasaportat dhe letërnjoftimet me ndryshimet thuhet se më kërkesë të tyre jepen në gjuhën të cilën e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve të Maqedonisë si dhe në gjuhën maqedonase, por me kërkesë. Në dy gjuhë publikohen edhe mbishkrimet e institucioneve në nivel qendror dhe në komunat ku së paku 20 për qind e qytetarëve të Maqedonisë, flasin gjuhë të ndryshme nga maqedonishtja në dy gjuhë do të lëshohen edhe pullat postale. Sipas nenit 18 emrat e rrugë, sheshet, urat dhe objekte tjera infrastrukturore në komunat ku së paku 20 për qind e popullatës flasin gjuhë të ndryshme nga maqedonishtja dhe në Shkup, shkruhen në maqedonisht dhe në gjuhën që e flasin paku 20 për qind e popullatës. Gjuha shqipe gjen zbatim edhe në vendkalimet kufitare dhe në aeroportet por në ato rajone ku së paku 20 për qind e popullatës flasin gjuhë të ndryshme nga maqedonishtja.

Zbatimi në praktikë i ligjit të miratuar pritet të bëhet nga dy institucione, agjencia për zbatimin e gjuhëve që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve të Maqedonisë, të përbërë nga përkthyes të autorizuar gjyqësor, linguist, filozof të diplomuar në gjuhën shqipe si dhe lektorë të licencuar. Ata do të udhëhiqen nga drejtori i agjencisë i cili emërohet nga qeveria përmes shpalljes publike. Veç agjencisë, është paraparë edhe formimi i inspektoratit për përdorimin e gjuhëve. Është paraparë që një vit pas hyrjes në fuqi të ligjit të gjitha institucionet të miratojnë aktet nënligjore për zbatimin e ligjit. Gjithashtu, parashihet që në afat prej gjashtë muajve nga miratimi i ligjit të gjithash institucionet janë të obliguara të zbatojnë obligimet e nenit 7 të ligjit. Për moszbatim të ligjit janë paraparë dënime prej 4 deri më 5 mijë euro për institucionet e theksuara në nenin 1 pika 3 dhe nenin 2 pika 3 të ligjit dhe 30 për qind e kësaj vlere për personat zyrtar dhe përgjegjës në organet e pikës 1 të këtij neni, njofton Alsat M.

Tags: gjuhën shqipeinstitucioneligjimaqedonizbatohet

TË LIDHURA

Të Gjitha

Trump urdhëron valën e re të sulmeve ndaj Iranit,

08:58 | 13/07/2026
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Peqin, pesë të plagosur, dy në gjendje kritike

20:12 | 11/07/2026
Të Gjitha

Turistja amerikane shpëton nga aksidenti: “E pashë autobusin të përmbysej në sekonda”

19:13 | 30/06/2026
Next Post

Zbardhet biseda, Presidenti Meta takohet me homologen kroate

Shuarja e mjeshtrit të valles shqiptare, homazhet nesër tek Muzeu Kombëtar

Goditje për call center-at në Shqipëri, Italia miraton masat shtrënguese







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Mos i injoroni shenjat! 8 sëmundje të rënda që sinjalizon lëkura juaj

22:50 | 06/01/2018

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026




TË FUNDIT

Bota

Spanja përgatitet për valën e tretë të të nxehtit, temperaturat pritet të kalojnë 45°C

by mirseda
22:38 | 18/07/2026
0

Spanja pritet të përballet me një valë të re të fortë të të nxehtit, me temperaturat që...

Sekretet e Argjentinës drejt Botërorit të radhës, Messi nuk heq dorë nga bestytnitë

22:21 | 18/07/2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmet

22:16 | 18/07/2026

Kosova drejt zgjedhjeve të reja? Afati kushtetues po mbaron, partitë ende pa marrëveshje

22:07 | 18/07/2026

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij

21:32 | 18/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com