Në prag të dy sfidave të Ligës së Kombeve, atë ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë, sulmuesi Rei Manaj thotë se te Kombëtarja duhet të japin të gjithë më shumë se 100%, pasi është niveli më i lartë i futbollit.
Sipas tij, ekipi duhet të futet në fushë i përqendruar dhe me vetëbesim.
Për Manajn, në kombëtare të gjithë duhet të marrin një përgjegjësi që nuk e kanë në klube.
Rei Manaj: ”Kemi përpara dy ndeshje të rëndësishme. Me Lituaninë nuk ishim në 100%. Në ndeshjet e kaluara, grupi ishte aty, kishim arritur një ekuilibër. Duhet t’i fitojmë këto ndeshje. Duhet të futemi në fushë të përqendruar dhe me vetëbesim te kualiteti ynë. Synimi është fitorja.
Në kombëtare të gjithë duhet të marrin një përgjegjësi që nuk e kanë në klube. Ky është niveli më i lartë i futbollit. Një lojtar kur vjen në kombëtare jo të japë 100%, por edhe më shumë duhet. Personalisht duhet të jap edhe më shumë. Shpresoj të bëjmë sa më mirë në ndeshjet e ardhshme.”