Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny beson se pas helmimit të tij qëndron presidenti Vladimir Putin.
“Putini qëndron pas këtij akti, nuk shoh ndonjë shpjegim tjetër,” i tha ai revistës gjermane Der Spiegel.
Navalny u sëmur gjatë një udhëtimi ajror më 20 gusht dhe fillimisht u shtrua në spital në qytetin siberian të Omskit.
Mjekët rusë thanë se nuk gjetën asnjë gjurmë helmimi, por kur Navalny u transferua në një spital në Gjermani, analizat atje treguan se ai ishte helmuar me agjentin nervor Novicok, i krijuar fillimisht nga ish-Bashkimi Sovjetik, sh
Analizat pasuese në laboratorët francezë dhe suedezë konfirmuan rezultatin.
Navalny është një kritik i vazhdueshëm i Putinit dhe tha se planifikon të kthehet në Rusi.
Navalny qëndroi 32 ditë në spital dhe mjekët gjermanë kanë thënë se ai mund të shërohet plotësisht.