E martë, 25 Janar, 2022
-4.5 C
Tirana

Krahasimi/ Sa fituan oligarkët me pushtetin e Ramës?

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një argument më shumë se fëminor për të bindur lexuesit e Facebookut të tij se në qeverisjen e vet nuk janë favorizuar oligarkët.

Përmes një postimi, ai ka ofruar disa shifra krahasuese sipas të cilave, nga viti 2006- 2013 bizneset e mëdha kanë paguar 13 miliardë lekë taksa ndërsa nga 2014- 2019 kanë paguar 39 miliardë.

“Mirëmëngjes dhe me këtë të dhënë krahasuese, e cila tregon fare qartë se “oligarkët” kanë paguar 3 herë më shumë taksa në 5 vjet, se sa në të gjitha vitet e qeverisjes së atyre që shpifin e shpifin që diçka të mbetet, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Por kjo tabelë me ngjyra në fakt nuk do të thotë asgjë. Për një arsye të thjeshtë, se akuza për qeverisjen e Ramës është se ai e ka përqendruar ekonominë në pak duar klientësh të vet. Dhe nëse këta të paktë marrin çdo tender, çdo punë publike dhe çdo oportunitet që ofrohet në këtë vend, dihet që ata që fitojnë shumë do paguajnë edhe më tepër taksa. Problemi është se pasuria e tyre, në raport me pjesën tjetër të shqiptarëve, është rritur dhe pabarazia është thelluar.

Kush e mban mend fushatën e Rilindjes në vitin 2013, ajo u bazua në një premtim kyç, taksën progresive. e cila do të përmbyste kurbën e pabarazisë. e cila atëherë sipas Ramës ishte në këto shifra: Vetëm 5 % e shqiptarëve kishin po aq pasuri sa 95% e pjesës tjetër të popullsisë.

Por, gjatë qeverisjes së Rilindjes ky hendek është bërë më alarmant. Sipas raportit vjetor të agjensisë të depozitave rezulton se 3.2% e shqiptarëve zotërojnë së bashku rreth 4.1 miliardë euro depozita bankare. Pjesa tjetër prej 97% e individëve, e marrë së bashku, zotëron rreth 3.2 miliardë euro.

Natyrisht në këtë rritje galopante të pabarazisë nuk kanë ndikuar vetëm politikat aspak të ndershme të taksimit, por edhe pasurimi marramendës i një grupi të vogël oligarkësh, shumë pranë pushtetin që po rrëmbejnë pothuajse çdo pasuri të vendit. Sipas një Raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit për 2018, theksohej se gjatë kësaj qeverisjeje vetëm 11 oligarkë kanë fituar plot 2100 tendera.

Pikërisht ky akumulim i pasurisë kombëtare në vetëm disa duar, i ka bërë shumë institucione të huaja të ngrenë zërin. Pikërisht kjo e bëri Gjykatën Europiane të Auditimit, të mbërrinte në përfundimin se në Shqipëri 1 në 3 tendera është i dyshimtë.

Dhe e gjitha kjo po ndodh nën qeverisjen e së “majtës”, që pretendon se i ka marrë frymën me taksa oligarkisë./Lapsi.al/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndërron jetë aktori i njohur turk, luajti në serialin “Ertogrul”

Aktori i njohur turk, Ayberk Pekcan, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. I ndjeri ka luajtur në serialin “Ertogrul” dhe “Osman”. Mediat turke thonë se...

Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më “dembele”

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes...

Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

Nga: Mero Baze Sali Berisha tani ka nisur luftë me çdo institucion zyrtar, politik apo fetar që nuk e pranon më si Kryetar të PD,...

“Blindohen” zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, hyrja me kartë identiteti

Në orën 15:00 do të nisin zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Aktualisht është vënë re prezencë e forcave të policisë private,...

Nis hakmarrja pas përgjimeve, Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armand Dukës

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, ka marrë zotimin për të "pastruar futbollin". Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për...