Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Liderët merren me negociata, teksa bota po digjet

5 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Liderët merren me negociata, teksa bota po digjet

Nga: Adair Turner “Project Syndicate”

Vitet 2010, mund të mbahet mend si dekada kur u humb lufta kundër ndryshimeve të dëmshme të klimës. Në vitin 2015, në Konferencën e Klimës në Paris, 196 vende ranë dakord të kufizojnë ngrohjen globale në më pak se 2 gradë celcius mbi nivelin para-industrial.

Por emetimet globale të gazrave serrë (GHG) kanë vazhduar të rriten. Përqendrimet e dioksidit të karbonit në atmosferë, janë në nivelet e tyre më të larta në 800.000 vjet, dhe politikat aktuale, kanë të ngjarë të shkaktojnë një rritje me rreth 3 gradë Celsius të temperaturës mesatare të globit deri në vitin 2100.

Për më tepër, negociatat e në Konferencën e Madrid dështuan, pasi qeveritë u zunë mbi vlerën dhe alokimin e “kredive të karbonit”, që janë përcaktuar nga disa politika të mëhershme të diskredituara. Ndikimi negativ i presidentit amerikan Donald Trump dhe udhëheqësve të tjerë të botës mbi këtë çështje, ka qenë i dukshëm në vitin 2019, dhe me siguri do të jetë po kështu edhe në 2020-ën.

Fatmirësisht, e vërteta aktuale e ndryshimeve klimatike mbetet një forcë e fuqishme. Por në të njëjtën kohë, përparimi mahnitës teknologjik gjatë viteve 2010, ka bërë të mundur uljen e emetimeve të gazrave serrë, me një kosto shumë më të ulët, se sa guxuam të shpresojmë një dekadë më parë.

Kështu, kostot e energjisë diellore dhe erës, kanë rënë më shumë se 80 dhe 70 për qind, ndërsa kostot e baterisë me litium dhe jon, janë ulur nga 1.000 dollarë për kilovat-orë në vitin 2010 në 160 dollarë për kilovat-orë sot.

Këto dhe përparime të tjera, garantojnë që sistemet energjetike që varen deri në 85 për qind nga burime të rinovueshme, mund të prodhojnë energji elektrike me zero CO2 të çliruar në atmosferë, dhe me kosto që janë tërësisht konkurruese me ato të sistemeve me bazë karburantet fosile.

Në maj të këtij viti, Komiteti për Ndryshimet Klimatike në Britani, vlerësoi se shkuarja drejt një ekonomie me zero emetim karboni në Mbretërinë e Bashkuar deri në vitin 2050, do të zvogëlonte atë vit PBB-në kombëtare me jo më shumë se 1-2 për qind. Në vitin 2008, i njëjti komitet, kishte vlerësuar një kosto të ngjashme për të arritur vetëm një ulje prej 80 për qind të emetimeve.

Maersk, kompania më e madhe në botë e transportit të kontejnerëve, prodhuesi suedez i çelikut SSAB, dhe kompania indiane e prodhimit të çimentos Dalmia, janë në mesin e një numri biznesesh në rritje, që janë angazhuar të funksiojnë me emetime zero të CO2 në atmosferë deri në vitin 2050 ose më herët.

Për të arritur objektivat e Marrëveshjes së Parisit, të gjitha ekonomitë e zhvilluara duhet t’i çojnë në zero emetimet e gazrave të dëmshëm në atmosferë, deri rreth mesit të këtij shekullit. Dhe mund ta bëjnë këtë me një kosto minimale për standardet e jetesës. Përpjekje të tilla, duhet të përfshijnë edhe Kinën.

Sot, Kina po synon të negociojë në konferencat mbi ndryshimin e klimës, në cilësinë e një “vendi në zhvillim”, për shkak të PBB-së aktuale për frymë që është rreth 18.000 dollarë, ose rreth 40 për qind e mesatares së BE-së. Por ambicia e shpallur e qeverisë kineze, është që Kina të bëhet “një ekonomi e pasur tërësisht e zhvilluar” deri në vitin 2050, me një PBB më të lartë për frymë se sa çdo vend i sotëm evropian.

Dhe duke pasur parasysh cilësinë e fuqisë punëtore, infrastrukturës dhe menaxhimit, si dhe lidershipit së saj teknologjik në shumë sektorë, ky objektiv është plotësisht i arritshëm. Koha se kur Kina mund të nisë të zvogëlojë emetimet, është shumë e rëndësishme. Ky vend shkakton gati 30 për qind të emetimeve globale të CO2.

Kina duhet të synojë të jetë jo vetëm një ekonomi tërësisht e zhvilluar deri në vitin 2050, por edhe një ekonomi me zero emetime CO2 në atmosferë. Sigurisht arritja e kësaj gjëje, do të kërkojë investime të mëdha. Prodhimi i energjisë elektrike, që kërkohet për të mbështetur rritjen e standardeve të jetës në Kinë, mund të rritet nga 6.700 teravat orë sot, në 14-15 mijë teravat në orë deri në vitin 2050.

Kjo nënkupton 3-fishimin e investimeve në energjinë diellore dhe atë të erës. Ekonomitë në zhvillim, duhet të angazhohen për përmbushjen e të njëjtit objektiv një dekadë më vonë, duke qenë të sigurt se përparimi teknologjik i përfshirë në zvogëlimin e emetimeve në vendet e zhvilluara, do të zvogëlojë me kalimin e kohës kostot e de-karbonizimit.

Për më tepër, si vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim, duhet të fokusohen në çështjen e rëndësishme globale, që e theksoi në raportin e saj të fundit edhe Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë:si të nxiten investime të mëdha në energjinë e rinovueshme edhe në ekonomitë me të ardhura të ulëta. Kjo vlen veçanërisht për Afrikën, një kontinent me burimet më të mira diellore në botë, por që aktualisht shfrytëzon më pak se 1 për qind të kapacitetit të tij diellor fotovoltaik.

TIRANA TODAY

Tags: botelideretngrohja globale

TË LIDHURA

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin
Bota

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

22:18 | 21/06/2025
Irani: Nuk ndalojmë aktivitetet bërthamore, përgjigjja ndaj Izraelit do të jetë e ashpër
Bota

Irani: Nuk ndalojmë aktivitetet bërthamore, përgjigjja ndaj Izraelit do të jetë e ashpër

21:28 | 21/06/2025
“S’do heqim dorë”, Presidenti iranian i paralajmëron përgjigje shkatërruese Izraelit
Bota

“S’do heqim dorë”, Presidenti iranian i paralajmëron përgjigje shkatërruese Izraelit

20:20 | 21/06/2025
Next Post
“Stormquakes” Zbulohet fenomeni i ri sizmik, tërmetet që lindin nga atmosfera

“Stormquakes” Zbulohet fenomeni i ri sizmik, tërmetet që lindin nga atmosfera

“Jemi në pikë të hallit”, Gjergj Leka zbulon detajet për festivalin e tij

“Jemi në pikë të hallit”, Gjergj Leka zbulon detajet për festivalin e tij

Rama reagon pas dënimit të Berishës

Rama reagon pas dënimit të Berishës

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren
Showbizz

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

by mirseda
22:47 | 21/06/2025
0

Aktori Erand Sojli, një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni të “Ferma VIP”, ishte sot...

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

22:32 | 21/06/2025
Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

22:18 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com