Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Liderët autoritarë sundojnë përmes frikës

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Liderët autoritarë sundojnë përmes frikës

Nga: Michele Gelfand “The Guardian”

Si shumë njerëz, dhe unë jam e shqetësuar për rritjen e valës së populizmit të djathtë, nacionalizmit dhe polarizimin që ka ndodhur në mbarë botën. Brenda disa vitesh, kemi qenë dëshmitarë të zgjedhjes së presidentit në SHBA të Donald Trumpit, votimit pro Brexit në Britaninë e Madhe, ngjitjen në pushtet të Mateo Salvinit në Itali, Viktor Orbanit në Hungari, të Partisë së Lirisë në Austri, dhe Partisë Ligj dhe Drejtësi në Poloni.

Për një kohë të gjatë, e kam pyetur veten se çfarë e shpjegonte tërheqjen e njerëzve ndaj këtyre lëvizjeve. Ato dukeshin si një përjashtim nga një rregull i përgjithshëm i progresit drejt dhe jo larg normave demokratike. Por këtë vit arrita në një përfundim tjetër:është demokracia një përjashtim i çmuar nga rregulli.

Dhe ajo është jashtëzakonisht e brishtë, për një arsye të thjeshtë: mallin e njerëzve për rend dhe siguri, sapo nis të ndihet prania e kaosit. Filozofi dhe psikologu Erik From, e identifikoi për herë të parë këtë problem në librin e tij të vitit 1941 “Arratisja nga Liria”. Thelbi i librit është ky:kur njerëzit perceptojnë një rritje të rrëmujës, ata ndjejnë një ankth të jashtëzakonshëm.

Dhe në mënyrë të pashmangshme, ky ankth çon në një kërkesë për siguri. Dhe për të rikthyer një ndjenjë të sigurisë në jetën e tyre, ata e mbështesin autoritarizmin dhe konformitetin. Siç e vuri në dukje From, kjo çon shpesh në një “gatishmëri për të pranuar çdo lloj ideologjie, dhe cilindo udhëheqës, mjaft që ai të ofrojë një strukturë politike dhe simbole, që supozohet se i japin kuptim dhe rend jetës së një individi”.

Ai e kishte vërejtur këtë në Gjermani, nga ku u arratis në vitin 1933: “Njeriu modern është ende në ankth, dhe tundohet t’ia dorëzojë lirinë e tij diktatorëve të të gjitha llojeve”, shkroi ai. Disa dekada më vonë, unë dhe psikologë të tjerë kemi treguar me fakte, se si pasiguria lidhet me ngjitjen e autokratëve në pushtet, dhe me erozionin e demokracisë.

Në një studim që kemi kryer para zgjedhjeve presidenciale amerikane në vitin 2016, ne pyetëm qytetarët se sa të frikësuar ishin ndaj kërcënimeve të ndryshme, si emigracioni i paligjshëm, mungesa e vendeve të punës, krimi, terrorizmi apo një sulm nga Irani.

Ata reaguan pozivitisht ndaj deklaratave që synojnë të vendosin rregulla më të rrepta, dhe mbështesnin kandidatët që artikulonin premtime të tilla, përfshirë Trumpin. Ne kryem të njëjtin studim në Francë në vitin 2017, duke matur mbështetjen për kandidatn Marin Lë Pen.

Rezultatet e të dyja studimeve ishin domethënëse: njerëzit që ndiheshin të kërcënuar donin forcim të rregullave, dhe mbështesnin Trumpin në SHBA ose Lë Penin në Francë. Studime të tjera, konfirmojnë të njëjtin model.

Kërcënimet ekonomike, dhe hendeku në rritje midis të pasurve dhe të varfërve, krijojnë gjithashtu një ndjenjë kaosi dhe destabiliteti. Kjo ka sjellë një mbështetje të shtuar për udhëheqësit e dorës së fortë, që janë të gatshëm të sfidojnë vlerat dhe praktikat demokratike.

Ky është një parim i thjeshtë dhe në jetën e përditshme.

Kur njerëzit ndihen të kërcënuar, nga një fakt real apo imagjinuar, ata fillojnë të përgatiten. Në aspektin fizik, forcojnë muskujt e tyre, dhe janë të gatshëm të vetëmbrohen. Në aspektin politik, nisin të dëshirojnë sigurinë dhe rendin në një komunitet që duket se po shkatërrohet.

Udhëheqësit autoritarë e plotësojnë këtë nevojë, duke premtuar zgjidhje të shpejta, të thjeshta. Dhe mbi të gjitha, një rikthim tek një rend më i ashpër si dikur.

Liderët janë të vetëdijshëm për këtë psikologji bazike, dhe i zmadhojnë kërcënimet për të fituar popullaritet. Dhe Donald Trump e bëri këtë në një mënyrë mjeshtërore:në tubimet elektorale të viteve 2015-2016, ai i paralajmëroi turmat e tij të mbështetësve, se SHBA-ja ishte një vend në “prag të katastrofës”. Ai përmendi meksikanët që po sillni dhunë nga përtej kufirit, marrëveshjet e tregtisë globale, dhe emigrantët që vjedhin vendet e punës, apo myslimanët e radikalizuar që komplotojnë akte terroriste në territorin amerikan.

Gjatë gjithë fushatës së tij, ai dërgoi mesazhin e qartë se ishte i aftë të rivendoste rendin social: “Vetëm unë mund ta bëjë këtë”. Duke analizuar fjalimet e fushatës, ne zbuluam se Trump përdori një gjuhë shumë më kërcënuese sesa Hilari Klinton. Për të forcuar demokracinë, ne duhet të merremi me psikologjinë e kërcënimit.

Disa nga kërcënimet, si humbja e vendeve të punës të mirë-paguara janë reale. Ne kemi nevojë të bashkëpunojmë me ata që janë në vështirësi, në vend se të shpërfillim frikën e tyre, dhe të zhvillojmë zgjidhje inovative, veçanërisht për ata që kanë mbetur pa punë nga rënia e prodhimit, dhe për shkak të revolucionit të Inteligjencës Artificiale.

Por kërcënimet e tjera janë të ekzagjeruara, dhe fatkeqësisht prodhojnë të njëjtën parapërgatitje dhe armiqësi. Për shembull, në studimet tona, ne zbuluam se amerikanët e mbivlerësojnë shumë përqindjen e njerëzve që emigrojnë në rrugë të paligjshme.

Sa më i madh që ishte një keqkuptim i caktuar, aq më shumë njerëz u shprehën se do të votonin për Trumpin edhe në presidencialet e vitit 2020.

Ironikisht, shumë kërcënime reale – përfshirë dhunën dhe sëmundjen – janë injoruar për vite me radhë, por kërcënimet e fabrikuara ose imagjinare vazhdojnë ende. Tani më shumë se kurrë, ne kemi nevojë të gjejmë rrugët për të luftuar keqkuptimet, që po fillojnë të sabotojnë demokracitë. Ne nuk mund t’i marrim si të mirëqena këto parime të brishta politike. Kjo nuk është një çështje e fshirjes së personaliteteve të veçanta, apo e ndryshimit të disa vendimeve. Por e adresimit të faktorit që i bën tërheqës liderët autoritarë:ndenja e përhapur e një kërcënimi në rritje.

TIRANA TODAY

 

 

Tags: BrexitDonald TrumpiMateo Salviniviktor orban

TË LIDHURA

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën
Bota

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

22:40 | 23/01/2026
Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?
Bota

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

21:59 | 23/01/2026
Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan
Bota

Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

21:05 | 23/01/2026
Next Post
Po zvogëlohet me kalimin e kohës/ Çfarë po ndodh me trurin e njeriut

Po zvogëlohet me kalimin e kohës/ Çfarë po ndodh me trurin e njeriut

Shqipëria në 2020-ën, qytetarët e nisin vitin me kërkesa ndaj politikanëve

"Sala i solli kosovarët, Rama i tradhton”/ Qytetari i ashpër: T’i vijë turp

Qumështi serb “përmbyt” Shqipërinë

Qumështi serb “përmbyt” Shqipërinë







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

THIRRJA PËR NË PROTESTË/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh
Politikë

THIRRJA PËR NË PROTESTË/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh

by mirseda
12:00 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme kombëtare...

“Nuk ka amnisti për ta!” – Arrestohen komisionerët për manipulimet e votave, reagon Kurti

“Nuk ka amnisti për ta!” – Arrestohen komisionerët për manipulimet e votave, reagon Kurti

11:54 | 24/01/2026
Aksident në Elbasan: vdes 21-vjeçari, shoferi i dehur plagoset

Aksident në Elbasan: vdes 21-vjeçari, shoferi i dehur plagoset

11:46 | 24/01/2026
Akuza për korrupsion, arrestohen 3 policë, mes tyre shefi i stacionit të Orikumit

Akuza për korrupsion, arrestohen 3 policë, mes tyre shefi i stacionit të Orikumit

09:26 | 24/01/2026
Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

22:40 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com