Një person është rrëzuar aksidentalisht nga një masiv shkëmbor në Librazhd dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Mësohet se i lënduar është Liman.M., ndërsa ngjarja u shënuar në fshatin Polis Vilan.
Menjëherë është nisur nga Tirana drejt Librazhdit një helikopter i ministrisë së Shëndetësisë, për ta transportuar personin e lënduar drejt kryeqytetit për ndërhyrje më të specializuar mjekësore.