Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

L*fta në Ukrainë/Biden: SHBA nuk do t’i njohë kurrë përpjekjet e Rusisë për aneksim

3 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
L*fta në Ukrainë/Biden: SHBA nuk do t’i njohë kurrë përpjekjet e Rusisë për aneksim

Shtetet e Bashkuara “kurrë, kurrë, kurrë” nuk do ta njohin përpjekjen e Rusisë për të aneksuar territorin në Ukrainë, tha presidenti Joe Biden. Ai po fliste përpara një fjalimi të premten nga Vladimir Putin, i cili do të deklarojë se katër rajone të okupuara të Ukrainës do t’i bashkohen Rusisë.

Kremlini thotë se Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson mbështetën aneksimin në referendumet pesë-ditore. Të ashtuquajturat vota janë dënuar gjerësisht jashtë Rusisë si një mashtrim.

SHBA do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë si rezultat i aneksimit. “Shtetet e Bashkuara, dua të jem shumë i qartë për këtë, kurrë, kurrë, kurrë nuk do t’i njohin pretendimet e Rusisë mbi territorin sovran të Ukrainës,” tha z.Biden.

Të enjten, presidenti rus nënshkroi dy dekrete që njohin Zaporizhzhia dhe Kherson si territore të pavarura, duke hapur rrugën për aneksimin e tyre.

Dokumentet, të shpërndara në mediat shtetërore ruse, thonë se pavarësia e dy rajoneve po njihet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe “të sanksionuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara”.

Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres ka thënë se çdo aneksim i territorit të një vendi bazuar në përdorimin e forcës shkel Kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar. Është një “përshkallëzim i rrezikshëm” që “nuk ka vend në botën moderne”, tha ai.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vendosë se si të përgjigjet në një takim urgjent të këshillit të tij të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes të premten. Sekretari i këshillit Oleksiy Danilov tha se do të merren “vendime të rëndësishme, themelore për vendin tonë”, por nuk dha detaje.

Asnjë nga katër rajonet e pushtuara që Rusia synon të inkorporojë nuk është nën kontrollin e saj të plotë. Ajo mund të pretendojë vetëm për 60% të Donetsk, ndërsa kryeqyteti rajonal i Zaporizhzhia mbetet në duart e Ukrainës.

Ndërsa ukrainasit nxituan për të nxjerrë të afërmit e tyre nga zonat e pushtuara të rajonit të Zaporizhzhia, raketat goditën një kolonë civile me makina në periferi të qytetit kryesor. Guvernatori ukrainas tha se 23 civilë ishin vrarë dhe 28 të tjerë u plagosën në sulmin rus. Dy kolona makinash u goditën dhe trupat e dy grave shiheshin në tokë.

Në një telefonatë me z. Putin, presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan shprehu kundërshtimin e tij ndaj aneksimit të planifikuar. Ai i bëri thirrje liderit rus që të ulë tensionin dhe t’i japë negociatave të paqes me Ukrainën një tjetër shans, sipas një zëdhënësi.

Turqia, së bashku me OKB-në, ka ndërmjetësuar në negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës në të kaluarën – me sukses në arritjen e një marrëveshje për të rifilluar eksportet e grurit përmes Detit të Zi.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today 

Tags: BidenrusiUkrainë

TË LIDHURA

Çfarë është Ngushtica e Hormuzit dhe pse është kaq e rëndësishme?
Bota

Çfarë është Ngushtica e Hormuzit dhe pse është kaq e rëndësishme?

12:20 | 23/06/2025
Rritja e shpenzimeve për mbrojtje, kryefjala e samitit të NATO-s në Hagë
Bota

Rritja e shpenzimeve për mbrojtje, kryefjala e samitit të NATO-s në Hagë

10:16 | 23/06/2025
Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku Adams vishet kuq e zi: Mezi pres të vij në Shqipëri
Bota

Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku Adams vishet kuq e zi: Mezi pres të vij në Shqipëri

10:01 | 23/06/2025
Next Post
Putin sulmon Perëndimin: Sanksionet janë rrezik për të gjithë botën

Kërcënim real/Rusia mund të sulmojë kabllot nënujore të internetit

Rama: Kur erdhëm në pushtet gjysmën e plehrave e kishim rrugëve, sot mbledhim 90% të tyre

Rama: Kur erdhëm në pushtet gjysmën e plehrave e kishim rrugëve, sot mbledhim 90% të tyre

Strakosha: Kam parë meshkuj që presin në radhë për të bërë botoks (VIDEO)

Strakosha: Kam parë meshkuj që presin në radhë për të bërë botoks (VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Çfarë është Ngushtica e Hormuzit dhe pse është kaq e rëndësishme?
Bota

Çfarë është Ngushtica e Hormuzit dhe pse është kaq e rëndësishme?

by mirseda
12:20 | 23/06/2025
0

Ndërkohë që deri më tani nuk ka pasur ndërprerje të mëdha në furnizimin global me naftë, sulmet...

Strehimi social nis në korrik, Gonxhja: Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki

Strehimi social nis në korrik, Gonxhja: Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki

12:17 | 23/06/2025
Bashkitë që shkojnë në zgjedhje në vjeshtë, Klosi: Synojmë t’i fitojmë të gjitha

Bashkitë që shkojnë në zgjedhje në vjeshtë, Klosi: Synojmë t’i fitojmë të gjitha

11:50 | 23/06/2025
“E-Legjislacioni”, Spiropali: Kuvendi dhe Qeveria do të flasin në të njëjtën gjuhë

“E-Legjislacioni”, Spiropali: Kuvendi dhe Qeveria do të flasin në të njëjtën gjuhë

11:35 | 23/06/2025
NAMI NË TIRANË/ 12 të arrestuar dhe proceduar vetëm dje! 5 për dh*në dhe 7 të tjerë, hajdutë e shoferë të dehur dhe pa patentë

NAMI NË TIRANË/ 12 të arrestuar dhe proceduar vetëm dje! 5 për dh*në dhe 7 të tjerë, hajdutë e shoferë të dehur dhe pa patentë

11:09 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com