Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë zbulon kush e solli Bregoviçin në Shqipëri

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë zbulon kush e solli Bregoviçin në Shqipëri

Ftesa ndaj Goran Bregoviç në Festivalin e Birrës në Korçë, “trazoi ujërat” në trojet shqiptare. Gjatë ditëve të fundit ka patur reagime të shumta sa i takon pjesëmarrjes së këngëtarit nga Bosnja e Hercegovina, Goran Bregoviç (nënën serbe e babain kroat) në Festivalin e Birrës. Festa e Birrës, këtë vit do të organizohet tek Terminali i ri i Autobusëve, në hyrje të qytetit të Korçës nga 18 deri më 22 gusht. Përpos artistëve shqiptarë, pjesëmarrës do të jenë DJ dhe grupet më të njohura muzikore në Shqipëri dhe vende të tjera të botës.

Artistët shqiptarë janë ndarë në pro dhe kundër. Ajo çfarë është reflektuar mësë shumti gjatë ditëve të fundit në rrjetet sociale se ata që janë kundër, kanë shpërthyer me një revoltë të hapur, e madje kanë refuzuar edhe ftesën e tyre. Artistët kanë qenë të ndarë mbi prezencën e tij në festë, por dyshimet janë se kemi të bëjmë me një debat të qëllimshëm.

Ende nuk dihet saktësisht se kush e solli Bregoviç në Korçë, por Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka shigjetuar biznesmenin Irfan Hysenbelliu. Është kreu i Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi, i cili tregon se si mediat e Hysenbelliut flasin në mbrojte të Bregoviç, për ta larguar vëmendjen nga thirrjet e tij kundër Kosovës. Sipas Abazit, Hysenbelliu është duke përdorur mediat e tij për t’i bindur shqiptarët se Bregoviç, nuk ka bërë asnjë thirrje kundër kosovarëve. Abazi shprehet më tej se mediat nuk janë të lira, por përdoren për interesat politike të Hysenbelliut.

Statusi nga Boiken Abazi

Duke lexuar gazetat sot …

Në të majtë të faqes së parë një reklamë për “Prestige Resort”, në të djathtë, një reklamë për Birrën Korça – të dyja në pronësi të Hysenbelliut.

Në mes, dy opinione në mbrojtje të ftesës për Bregoviçin, një nga Shqipëria e një nga Kosova. Në qendër, një reportazh në formë shfajsimi për Bregoviçin, pa thënë asnjë fjalë për aktivizmin e tij politik kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Më tej, një deklaratë e prodhuesve të birrës që pajtohen me ftesën për Bregoviçin e nuk thonë asnjë fjalë për Mini-Shengenin.

Kaq për sot për gazetarinë e pavarur në mbrojtje të oligarkisë që do të lidhet me se s’bën me Serbinë dhe simbolin e Jugosllavisë së Re: jugonostalgjikun Bregoviç.

Por ky nuk është qëndrimi i vetëm që ka mbajtur Boiken Abazi. Më herët, ai ka publikuar edhe një foto, ndërsa është i mendimit se ftesa e këngëtarit lidhet me ardhjen e ish-ambasadorit Richard Grenell.

Ai përmend faktin se gjatë vizitës në Shqipëri, Grenell qëndroi në resortin e Hysenbelliut. Sipas tij, kjo dëshmon hapur që është një lojë e stisur në kuadër të “Ballkanit të Hapur” dhe rrjedhimisht kundër Kosovës.

Përmes fakteve, Boiken Abazi thotë se Irfan Hysenbelliu e mbajti ish-ambasadorin Richard Grenell në resortin tij në Golem, e më tej e shëtiti brigjeve të jugut. Ai shprehet më tej se Grenelli ka qenë e mbetet një nga mbështetësit kryesor të “Zonës së Novi Sadit”, e njohur ndryshe si Mini-Shengen/Open Balkan/Jugosllavi e Re. “Grenelli ia uroi së fundmi Serbisë edhe festën fetare të “Vidovdanit”, mitin mbi të cilin Serbia përpiqet të justifikojë ekspansionin dhe hegjemoninë e saj në rajon”, citon më tej Abazi.

Ja se çfarë shkruan Boiken Abazi

Bregoviç, Grenell dhe Hysenbelliu

Gjithkush ka të drejtën të kundërshtojë ardhjen e Goran Bregoviçit në Festën e Birrës në Korçë, pasi këngët e tij janë përdorur si frymëzim nga çetnikët e Serbisë në masakrat që janë kryer ndaj shqiptarëve dhe popujve të tjerë të Ballkanit. Shqiptarët do duhej ta kishin këtë vetëdije dhe ndjeshmëri.

Ama duhet ngritur edhe pyetja se ç’punë kishte Irfan Hysenbelliu që e mbajti këtë javë ish ambasadorin Richard Grenell në resortin tij në Golem, e më tej e shëtiti brigjeve të jugut (shiko fotografinë më poshtë). Grenelli ka qenë e mbetet një nga mbështetësit kryesor të “Zonës së Novi Sadit”, e njohur ndryshe si Mini-Shengen/Open Balkan/Jugosllavi e Re. Grenelli ia uroi së fundmi Serbisë edhe festën fetare të “Vidovdanit”, mitin mbi të cilin Serbia përpiqet të justifikojë ekspansionin dhe hegjemoninë e saj në rajon.

Por gazetarja e TV Neës 24, me pronar Irfan Hysenbelliun, “çuditërisht” nuk e pyeti Grenellin gjatë intervistës për urimin e tij për Vidovdanin e Serbisë. Mbase ajo nuk e ndjeu të nevojshme, sepse mbase Hysenbelliu e kishte ngritur tashmë një dolli me Grenellin për Zonën e Novi Sadit.

Mbase Hysenbelliut, pronarit të Birrës Korça, sponsorit kryesor të Festës së Birrës në Korçë bashkë me Bashkinë e Korçës, i ka vajtur në mendje që dollinë për Vidovdanin ta ngrenë edhe në Korçë me kryetarin e Bashkisë nën tingujt e këngës “kallashnikov” të Bregoviçit.

Kështu është kjo puna e Zonës së Novi Sadit, bashkon financiarisht oligarki e pushtet të korruptuar shqiptar me kriminelë lufte të Serbisë e me ish ambasadorë që i falen parasë, dhe pastaj krijon edhe lidhje shpirtërore me këngë të kënduara nëpër masakra! /Tirana Today

Tags: Boiken AbaziGoran Bregovićlevizje vetevendosje

TË LIDHURA

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi
Aktualitet

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi

22:54 | 04/12/2025
Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit
Politikë

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

22:50 | 04/12/2025
Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit
Aktualitet

Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

21:34 | 04/12/2025
Next Post
Bregoviç në Korçë/Zeka: Pas tij qëndrojnë biznese që financohen nga Beogradi

Bregoviç në Korçë/Zeka: Pas tij qëndrojnë biznese që financohen nga Beogradi

FOTO/ U zunë për pronën, pranga 64-vjeçarit. Kërcënoi kushëririn me auto*atik

FOTO/ U zunë për pronën, pranga 64-vjeçarit. Kërcënoi kushëririn me auto*atik

Merr flakë autobusi në aksin Himarë-Sarandë, panik te pasagjerët

Merr flakë autobusi në aksin Himarë-Sarandë, panik te pasagjerët







JU REKOMANDOJMË

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

19:59 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi
Aktualitet

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi

by mirseda
22:54 | 04/12/2025
0

Në një reagim për gazetaren e Top Channel Kristi Gongo, Florina kritikon institucionet që duhet të reagojnë...

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

22:50 | 04/12/2025
Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

22:23 | 04/12/2025
Lumbardhi konfirmon kandidaturën e tij për deputet, fituesi i BBVK provon fatin për herë të dytë

Lumbardhi konfirmon kandidaturën e tij për deputet, fituesi i BBVK provon fatin për herë të dytë

22:09 | 04/12/2025
Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

21:34 | 04/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com