Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Lëvizja me makina/Policia sqaron oraret: Ja kush do lejohet të kalojë

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Lëvizja me makina/Policia sqaron oraret: Ja kush do lejohet të kalojë

Policia e Shtetit ka sqaruar oraret dhe mënyrën se si do të kryhet qarkullimi i automjeteve gjatë kësaj periudhe.

Përmes një deklarate për mediat, policia thotë se orari i lëvizjes 06:00 deri 08:00 dhe në mbasdite 16:00 deri në 17:00, nuk është për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Ky orar do të jetë i lejueshëm vetëm për personelin/punonjësit e ndërmarrjeve prodhuese, si dhe për punonjësit e institucioneve shtetërore të pajisur me dokument identifikimi të institucionit.

Në deklaratë theksohet se në këto orare, nuk do lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve me automjete private.

Deklarata e plotë:

Nisur nga fluksi i madh i telefonatave të qytetarëve drejt numrave të dedikuar 069 41 22223 dhe 069 41 22224, si dhe nga email-et shumta të ardhura në adresën e dedikuar: [email protected], për akreditim apo informacione të ndryshme në lidhje me masat kufizuese për mospërhapjen e COVID-19, sqarojmë gjithë qytetarët se:

Të gjithë pronarët e bizneseve prodhuese apo ata që ofrojnë shërbime për qytetarët, të cilët duan të akreditojnë automjetet për lëvizje personeli apo mallra brenda qarkut, të mos dërgojnë email në adresën [email protected] dhe as të mos telefonojnë në dy numrat e dedikuar, por t’i drejtohen Sektorit të Policisë Rrugore të qarkut ku kanë vendbanimin dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Ndërsa ata pronarë apo administratorë që kanë aktivitet/biznes edhe jashtë qarkut, si dhe ata që banojnë në qarkun Tiranë, të vazhdojnë të bëjnë kërkesa për akreditim nëpërmjet email-it [email protected] dhe dy numrave të dedikuar.

Orari i lëvizjes 06:00 deri 08:00 dhe në mbasdite 16:00 deri në 17:00 nuk është për lëvizjen e lirë të qytetarëve, por për  personelin/ punonjesit e ndërmarrjeve  prodhuese, të cilët do lejohen të kenë aktivitet, sipas konfirmimeve të bëra nga Policia e Shtetit, si dhe për punonjësit e institucioneve shtetërore të pajisur me dokument identifikimi të institucionit.

Në këto orare nuk do lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve me automjete private.

Punonjësit e Policisë së Shtetit, ata të Policisë së Burgjeve, të SHPSF-ve, personeli shëndetësor dhe gazetarët lejohen të qarkullojnë në oraret e ndërrimit të turneve, duke patur me vete dokumentim e lëshuar nga institucioni ku punojnë.

Automjetet e firmave prodhuese dhe furnizuese, kadet, furgonçinat, kamionçinat dhe kamionët lejohen të lëvizin në çdo moment, por duke argumentuar lëvizjen me faturat e shpërndarjes së mallit apo të furnizimit me mall.

Për urgjenca mjekësore, personat të telefonojnë në numrin 129/112 dhe në dy numrat e dedikuar, duke bërë prezent problemin për lëvizjen që kërkojnë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që nuk janë të përfshirë në listën që u lejohet të qarkullojnë, të respektojnë me rigorozitet kufizimet dhe të mos dalin në qarkullim, pasi dalja i penalizon me 3 vjet të heqjes së Lejes së Drejtimit.

DurimBashkëDoJaDalim??♀??⚕

Tags: levizje me makineoraretpoliciasqaron

TË LIDHURA

Akuza për falsifikim, Prokuroria e Fierit çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës
Aktualitet

Akuza për falsifikim, Prokuroria e Fierit çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

15:23 | 12/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Seanca paraprake ndaj Metës,: Nuk kam fshehur pasurinë. Kam bërë jetë të thjeshtë, jo luksi
Aktualitet

Seanca paraprake ndaj Metës,: Nuk kam fshehur pasurinë. Kam bërë jetë të thjeshtë, jo luksi

14:21 | 12/03/2026
Next Post
Koronavirusi po bën “namin” në Gjermani, por banorët e “Big Brother” nuk dinë asgjë

Koronavirusi po bën “namin” në Gjermani, por banorët e “Big Brother” nuk dinë asgjë

“Ja si t’i vihen prangat COVID-19”, OBSH mesazh të rëndësishëm për gjithë botën

“Ja si t’i vihen prangat COVID-19”, OBSH mesazh të rëndësishëm për gjithë botën

Shifra alarmante/ Rritet ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Shifra alarmante/ Rritet ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi në Itali







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Akuza për falsifikim, Prokuroria e Fierit çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës
Aktualitet

Akuza për falsifikim, Prokuroria e Fierit çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

by mirseda
15:23 | 12/03/2026
0

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dërguar këtë të enjte...

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Seanca paraprake ndaj Metës,: Nuk kam fshehur pasurinë. Kam bërë jetë të thjeshtë, jo luksi

Seanca paraprake ndaj Metës,: Nuk kam fshehur pasurinë. Kam bërë jetë të thjeshtë, jo luksi

14:21 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Rama

Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Rama

12:54 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com