Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Lëvizja kundër Bashës në PD shënon fitoren e parë

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
A po i tremb vërtet Basha kundërshtarët e tij politikë?

Sali Berisha është në ditë të keqe. Përpjekja e tij për të qenë kritik me Lulzim Bashën deri në atë shkallë sa të frenonte kritikët e tij, duket se nuk funksionoi. Dje në një sallë në Tiranë dhjetra ish- drejtues të Partisë Demokratike u mblodhën rreth një qëndrimi të përbashkët.
Kërkesa e tyre thelbësore është rizgjedhja e kryetarit të PD me zgjedhje të lira dhe respektimi i kushteve për zgjedhje të lira dhe të kundërshtarëve të tij brenda Partisë Demokratike.

Pavarësisht se ata i kanë rënë pak gjatë deklaratës për t’u dukur se janë menduar shumë, në fakt, e gjithë lëvizja ka vetëm një objektiv, dhe ai është paligjshmëria dhe padobia e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike. Ky tashmë është qëndrim zyrtar.

I vetmi reagim në heshtje i Bashës dhe Berishës, rreth këtij qëndrimi, është përpjekja për të krijuar idenë që kritikët e Bashës janë të përçarë, duke nxituar të thonë që Topalli, Imami Ruli dhe Selami nuk janë me ta. Kjo, përveçse është paksa foshnjore si përpjekje, nuk është e vërtetë.

Dje kundërshtarët e Bashës nuk kanë krijuar as fraksion, as parti, por kanë mbajtur zyrtarisht një qëndrim, të cilin po ashtu të katër personat e tjerë e kanë publik. Topalli e ka publik qëndrimin që Basha është kryetar me vota të vjedhura. Imami po ashtu. Bile tani është rasti që kritikët e djeshëm të Bashës, t’i kërkojnë ndjesë Topallit dhe Imamit që i lanë vetëm në përpjekjet e tyre për ta shkarkuar Bashën para fushatës, për shkak të shkeljes flagrante të statutit. Siç e thotë dhe raporti i ODIHR, një nga arsyet përse PD humbi, ishte mënyra se si Basha përzgjodhi në mënyrë personale kandidatët.

Genc Ruli, po ashtu e ka thënë disa herë hapur, biles duke bërë thirrje të nxirret nga zyra me gjithë Kunatin. Eduard Selami, që e provoi dhe në kurriz çdo të thotë të bësh sikur garon me Bashën, e ka bërë po ashtu publik qëndrimin. Pra, askush nuk ndan qëndrim të ndryshëm ndaj faktit që Lulzim Basha është kryetar i paligjshëm i PD. Dhe Promemoria e djeshme kaq thoshte.

Pastaj rrugët se si duhet ecur përpara, mund të bashkojë e të ndajë shumë persona, por nuk mund ta fshehë problemin. Fitorja e parë e kësaj lëvizje ishte pikërisht zhvlerësimi i përpjekjeve të Berishës për ta mbajtur debatin brenda korridoreve si mërmëritje dhe pakënaqësi ndaj Bashës, por pa prekur Bashën. Berisha ishte gati ta qortonte Bashën për çdo gjë, biles t’i shpikte dhe këshilltarë mizerabël, përveçse të mos i prekte legjitimitetin si kryetar.

Kjo situatë tani është tejkaluar dhe beteja brenda PD është betejë kundër paligjshmërisë së Bashës në krye të saj. Berisha nuk është i detyruar të jetë kundër Bashës, por do të jetë i detyruar, ose të përpiqet t’i mbajë brenda kundërshtarët e tij duke e rritur “stekën” e demagogjisë, ose do bëhet palë për t’i zbuar ata.

Tags: Bashëse parëfitorenkunderLëvizjesmero bazePDshënon

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Skënderbeu-Partizani Beogradit/ Tifozët në ‘terror’, ja çmimet e biletave

Skënderbeu-Partizani Beogradit/ Tifozët në ‘terror’, ja çmimet e biletave

Pallati “përmbytet” nga ujërat e zeza, ja ku ka ndodhur

Pallati “përmbytet” nga ujërat e zeza, ja ku ka ndodhur

FIFA na gjobit edhe kur sillemi mirë

FIFA na gjobit edhe kur sillemi mirë







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

I vodhi çantat me para dy personave në oborrin e spitalit, arrestohet 14-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

I vodhi çantat me para dy personave në oborrin e spitalit, arrestohet 14-vjeçari në Shkodër

by mirseda
13:23 | 10/04/2026
0

Një 14-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi i ka vjedhur dy personave çantat e dorës të mbushura...

Drino mbulohet nga mbetjet/ Ndotje alarmante në Gjirokastër, rrezikohet edhe lumi Vjosa

Drino mbulohet nga mbetjet/ Ndotje alarmante në Gjirokastër, rrezikohet edhe lumi Vjosa

13:18 | 10/04/2026
Tentoi të vetëhidhej në liqenin e Paskuqanit, policia shpëton nga mbytja 82-vjeçarin

Tentoi të vetëhidhej në liqenin e Paskuqanit, policia shpëton nga mbytja 82-vjeçarin

13:04 | 10/04/2026
Zelensky: Forcat ushtarake ukrainase rrëzuan dronë iranianë në disa vende të Lindjes së Mesme

Zelensky: Forcat ushtarake ukrainase rrëzuan dronë iranianë në disa vende të Lindjes së Mesme

12:43 | 10/04/2026
Pashkët Ortodokse, fluksi lartë hyrje-daljesh në Kakavijë, mbi 10 mijë persona lëvizën në 24 orë

Pashkët Ortodokse, fluksi lartë hyrje-daljesh në Kakavijë, mbi 10 mijë persona lëvizën në 24 orë

12:15 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com