Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj e konsideron një veprim të gabueshëm letrën e kryedemokratit Lulzim Basha drejtuar bankave. Ku u kërkonte që të jenë të kujdesshme dhe të mos pranojnë para të dyshimta të partneritetit me privatin, pasi ka dyshime për afera korruptive.
I ftuar në emisionin “Real Story”, Malajt u shpreh se sistemi bankar nuk mund të trajtohet si treg domatesh.
“Sistemi bankar nuk është treg domatesh. Një letër i drejtpërdrejtë e liderit të opozitës ndaj bankave nuk i shkon një lideri aq më tepër një kryetari të opozitës së bashkuar, që është edhe e djathtë. Kjo sepse bankat kontrollohen nga Banka e Shqipërisë. Unë nuk i quaj PPP por i shtoj dhe një “P” tjetër: Partnerit Publik-Privat i Preferuar. U ndjeva keq kur pashë që letra i ishte drejtuar dhe Guvernatorit”, deklaroi Arben Malaj.