jojobetjojobet girişholiganbetjojobetjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Leksionet që na vijnë nga Kosova

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Leksionet që na vijnë nga Kosova

Afrim Krasniqi*/Katër sinjale pozitive nga Kosova! Janë “tanët”, ashtu si ne kanë probleme me mirëqeverisjen, korrupsionin, liderët “e fortë”, klanet e fiset politike, biznesmenët në politikë, median e blerë, propagandën e madhe, militantizmin partiak, riciklimin e figurave dhe nivelin kritik të demokracisë brenda partive. Ne citojmë për mirë modele perëndimore, por ndonjëherë duhet të hedhim sytë e të reflektojmë edhe kur shohim gjëra pozitive “brenda nesh”. Kosova na ofron një praktikë referimi, të paktën në katër momente:

E para, brenda tre vitesh Kosova rrëzon dy qeveri me dy format e mocionit kushtetues: me mocion besimi (2014) dhe me mocion mosbesimi (2017). Natyrisht, janë pasojë e skemave taktike paraelektorale, por janë legjitime, u përdorën dhe rezultuan të suksesshme. Shqipëria, përveç një praktike gjysmake mocioni më 1936 nuk ka arritur asnjëherë të ndryshojë qeveri përmes institucionit të mocionit kushtetues. Kosova ka rrëzuar edhe Presidentin që ruajti rol partiak, ndërkohë që tek ne edhe Presidenti i ri drejton fushatën e ish partisë së tij në zgjedhje!!

E dyta, kryeministri i rrëzuar me mocion, Isa Mustafa (LDK) bëhet i pari kryetar partie kryesore që heq dorë nga rikandidimi për kryeministër dhe sugjeron zgjedhjen e një emri tjetër kandidimi nga partia që ai drejton. Në Shqipëri nuk ka ndodhur asnjëherë, tek asnjë parti, madje ne e kemi bërë me statut se shefi i partisë është automatikisht edhe kandidat për kryeministër, si dhe anasjelltas, kur shefi i partisë bëhet kryeministër ai nuk votohet në parti, është automatikisht dhe pa afat në post.

E treta, legjislacioni në Kosovë është liberal për krijimin e partive politike dhe konkurrimit në zgjedhje. Qytetarët e Kosovës zgjedhin vetë deputetin (me sistemin e listave të hapura), stimulojnë krijimin e partive të reja politike (rrit konkurrencën në sistem), kryetari i KQZ është Gjykatës Kushtetuese (rrit pavarësinë e tij), si dhe praktikon votimin e emigrantëve/diasporës, – tri cilësi që nuk i kemi ende në Shqipëri.

E katërta, pas mocionit palët ranë dakord për fushatën, datën dhe detajet e organizimit. Gjithçka brenda 30 ditësh. Kurse në Tiranë kemi katër vjet që diskutojmë për datën dhe zgjedhjet e radhës, por rreth 35 ditë përpara zgjedhjeve ende nuk jemi të bindur se do të ketë zgjedhje.

*Referuar shënimit në profilin zyrtar në Facebook të analistit Afrim Krasniqi 

Tags: Isa MustafakosovaLDKLeksionetmocioni i besimitmocioni i mosbesimittirane

TË LIDHURA

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari
Aktualitet

Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari

12:26 | 21/03/2026
Next Post
“Gjâma e erës” fiton çmimin e librit më të mirë poetik

"Gjâma e erës" fiton çmimin e librit më të mirë poetik

Vladimir Putin: Sulmet kibernetike do të dëmtojnë dhe ata që i krijojnë

Vladimir Putin: Sulmet kibernetike do të dëmtojnë dhe ata që i krijojnë

Kriza politike/ Zyrtari i DASH takohet me Metën në Kryesinë e Kuvendit

Kriza politike/ Zyrtari i DASH takohet me Metën në Kryesinë e Kuvendit







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Meta kërkon lirinë, GJKKO vendos të martën
Aktualitet

Meta kërkon lirinë, GJKKO vendos të martën

by mirseda
19:03 | 21/03/2026
0

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të shqyrtojë ditën e martë, në 24...

Emiratet e Bashkuara Arabe nën sulm, Irani godet me raketa dhe dronë

Emiratet e Bashkuara Arabe nën sulm, Irani godet me raketa dhe dronë

19:02 | 21/03/2026
Deklarata për mirditorët, reagon ashpër G Bani

Deklarata për mirditorët, reagon ashpër G Bani

18:11 | 21/03/2026
Irani kërcënon Emiratet, autoritetet: Do përgjigjemi ndaj kercënimeve

Irani kërcënon Emiratet, autoritetet: Do përgjigjemi ndaj kercënimeve

18:09 | 21/03/2026
“S’e dinim varrin e vëllait”/ Rrëfime tronditëse nga Afganistani: “Do marrim armët”

“S’e dinim varrin e vëllait”/ Rrëfime tronditëse nga Afganistani: “Do marrim armët”

18:05 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com