Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Legenosja e ambasadorëve

4 vjet ago
in Editorial - Opinione
Bushati: Rama po bën të pëlqyerin e Greqisë dhe të bindurin e Erdoganit

Disa seli diplomatike në Tiranë, përfshirë edhe atë të BE e OSBE, u rekën më kot të vinin pak makiazh mbi fytyrën autoritariste të regjimit liberticid të rilindjes. Ato i këshilluan publikisht parlamentit që po mbyllej, që mos vazhdonte më tej me zgjedhejen e kreut të Autoritetit të Mediave Audiovizive, këtij enti të rëndësishëm që shpërndan liçencat televizive dhe që po të dojë aplikon gjoba të majme mbi televizionet.

Arsyet ishin dy. E para se Edi Rama po vendoste aty një ish zëdhënësen e tij në PS, në një kohë që për fasadën që duan të ruajnë ambasadat, institucioni në pamje të parë duhet të drejtohet nga njerëz të pavarur.

Argumenti i dytë ishte se ky votim nuk mund të bëhej në ditën e fundit të një parlamenti që po jepte shpirt, ndërkohë që populli ka shpënë aty një opozitë të re. Prandaj OSBE dhe BE propozuan zgjedhjen e ekipit të ri në shtator.

Natyrisht, askush nuk pyeti për to. Socialistët të ndihmuar për herë të fundit edhe nga votat e disa sharlatanëve të opozitës së re i dhanë drejtim projektit që kishin nisur. Madje kreu i grupit të tyre parlamentar ironizoi diplomatët perendimorë si njerëz që përdorin dy standarte, kur vjen puna për reformën në drejtësi dhe për mediat. Taulant Balla u shpreh i vendosur se partia pushtet do të marshonte pa e kthyer kokën pas për ata që reken ti vënë shkopinj nën rrota.

Dhe deri këtu nuk ka ndonjë çudi. Askush nuk ka pse habitet se socialistët kapën edhe një institucion më shumë, se ata shkelën me këmbë një rekomandim të Komisionit të Venecias për një AMA të pavarur, se ata nuk po tregojnë më as skrupuj për ta fshehur zaptimin e shtetit.

Deri këtu janë gjëra që dihen e stërdihen. Ndaj shpesh, diplomatët e huaj e vendosin veten në rolin e lolos, kur bëjë sikur nuk kuptojnë se ky është tashmë një realitet i pakthyeshëm.

Mjafton vetëm një shembull për ta ilustruar këtë. Po të shikoje lajmet e ditëve të fundit të binte në sy një fakt i çuditshëm. Ndërkohë që selitë diplomatike po përpiqeshin, të paktën me zë, ta pengonin kapjen e AMA-s, në mediat vendase nuk pikasej asnjë lloj note proteste, as një kritikë, madje as një thirrje për përmbajtje nga televizionet e mëdha dhe më pak të tilla. Pra përfaqësuesit e shteteve të tjera ishin më të shqetësuar se sa Klani, Top Channel, Nevs 24 apo Vizion Plus, se arbitrin e tregut mediatik vendas po e caktonte Edi Rama.

Praktikisht duhet të kishte ndodhur e kundërta. Për rolin që ai ka në dhënien apo heqjen e liçencës, për gjobat që mund të aplikojë, për fuqinë që ruan në shpërndarjen e frekuecave dixhitale, mediat e mëdha të Tiranës do duhej të kërkonin me forcë emërimin e një rregullatori të ndershëm, të pavarur dhe të pa politizuar. Por ato e kanë kuptuar me kohë që s’janë asgjë më shumë se rripa transmisioni të partisë dhe prandaj ndihen gati gati të kënaqur që gjenden në hyqmin e Edi Ramës. Prandaj as nuk hapën gojën.

Dhe në këtë këndvështrim kjo heshtje, ky kapitullim, është disa fish më i rëndë se oreksi që ka çdo lloj pushteti -u vu re dhe sot-, për kontroll ndaj mediave. Ato dëshmojnë se ne nuk jemi më në pikën kur politika përdor gjithçka që ka në dorë për të manipuluar informacionin, por se ajo e ka fituar këtë betejë dhe këtë gjë tashmë e kanë pranuar edhe pronarët e televizioneve të mëdha.

Nëse nuk është kjo një shenjë e qartë për gjendjen e regjimit nën të cilin ndodhemi, le të dalë njeri e ta kundërshtojë.

As ambasadorët e huaj nuk e bëjnë këtë. Por ata po duken përditë e më shumë qesharakë duke u sjellë sikur nuk e shohin që mbreti është lakuriq.

Duke u hequr sikur ushtrojnë persion aty këtu, sikur po ndreqin ndonjë gabim të bërë nga mungesa e përvojës demokratike, sikur po ruajnë vlerat e liberalizmit dhe liritë e pacënueshme, ata vihen në pozicionin e idiotit të dobishëm. Nga ky këndvështrim, Ambasda e SHBA-së, që as nuk u prononcua për këtë sprapsje të lirisë së medias, u tregua më serioze. Cinikë në pragmatizmin e tyrë siç dinë të jenë amerikanët, ata po demostrojnë se lojës sikur jetojmë në një regjim demokratik i duhet dhënë fund. Tani, me Edi Ramën, Shqipëria ka një dorë të fortë dhe çështja shtrohet vetëm nëse je pro, apo kundër tij.

Këtë e kuptuan sot së toku disa ambasadorë për këshillat e të cilve lideri jo vetëm nuk pyeti, por i vuri edhe Taulant Ballën që ti tallte./Lapsi.al

Tags: ambasadoretANDI BUSHATIbeOSBE

TË LIDHURA

Zbuloni arsyen se përse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?
Editorial - Opinione

Zbuloni arsyen se përse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?

16:44 | 11/01/2025
Rexhepi ekstradohet nga Turqia, Lala zbulon detaje nga “karriera” e tij kriminale
Editorial - Opinione

Rexhepi ekstradohet nga Turqia, Lala zbulon detaje nga “karriera” e tij kriminale

21:45 | 08/01/2025
Edi Rama duhet t’i kërkojë falje shqiptarëve për kthimin e Arsimit në kufijtë e mbijetesës
Editorial - Opinione

Edi Rama duhet t’i kërkojë falje shqiptarëve për kthimin e Arsimit në kufijtë e mbijetesës

16:42 | 07/01/2025
Next Post
Euro 2020/ Fitorja e Anglisë, në një finale pas 55 vitesh, disa nga reagimet

Euro 2020/ Fitorja e Anglisë, në një finale pas 55 vitesh, disa nga reagimet

“100 ditë afat për të infiltruarit!”/ Rama, ultimatum Policisë së Shtetit

“100 ditë afat për të infiltruarit!”/ Rama, ultimatum Policisë së Shtetit

Euro 2020/ Itali-Angli, rrugëtimet e finalistëve dhe precedentët mes tyre

Euro 2020/ Itali-Angli, rrugëtimet e finalistëve dhe precedentët mes tyre

JU REKOMANDOJMË

Aksident me vdekje në vend/ Shoferi humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me dy makina të tjera

Aksident me vdekje në vend/ Shoferi humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me dy makina të tjera

21:19 | 08/01/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Frika nga virusi HPMV, epidemiologu: E pamundur të mos ketë ardhur në Shqipëri, ja simptomat

Frika nga virusi HPMV, epidemiologu: E pamundur të mos ketë ardhur në Shqipëri, ja simptomat

17:25 | 08/01/2025
Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Janar 2025

22:45 | 06/01/2025




TË FUNDIT

G Bani lexon zarfin e zi, dënimi që i dha Vëllai i Madh
Showbizz

G Bani lexon zarfin e zi, dënimi që i dha Vëllai i Madh

by mirseda
23:32 | 11/01/2025
0

Hapet zarfi i zi. Vëllai i Madh ka dënuar sjelljet e tepruara në mënyrë të përsëritur nga...

Valbona, Laerti dhe G Bani në një “trekëndësh” dashurie? Çfarë po ndodh mes banorëve

Valbona, Laerti dhe G Bani në një “trekëndësh” dashurie? Çfarë po ndodh mes banorëve

23:05 | 11/01/2025
Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 12 Janar 2025

22:59 | 11/01/2025
Valbona xheloze për raportin e Danjës me Laertin: Mua më the mos rri me të

Valbona xheloze për raportin e Danjës me Laertin: Mua më the mos rri me të

22:57 | 11/01/2025
Moti i keq ‘mbërthen’ vendin, ja si paraqitet situata në akset rrugore

Moti i keq ‘mbërthen’ vendin, ja si paraqitet situata në akset rrugore

22:54 | 11/01/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com