Noizy ka qenë i ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, ku rrëfeu se jeta e tij nuk ka qenë aspak e lehtë. Reperi i njohur tregoi se kur ka qenë i vogël, ka emigruar në Angli, ku dhe është përballur me racizmin. Noizy tha se i është dashur që të jetë i fortë, pasi është ndeshur me shumë të papritura.
“Kam ikur në Angli 10 vjeç. Mbaj mend diçka që nuk e harroj kurrë. Në Shqipëri jemi mësuar duke ecur me shokët, dhe çfarë ka një shok ia jep tjetri. Pra do e bëjmë bashkë. Është kjo shoqëria shqiptare dhe jam shumë i lumtur që funksionon kështu.
Vazhdova shkollën në Angli, dita e parë që mbaruam katër klasat dhe vazhdoi pushimi i gjatë shkova tek salla ku hamë bukë. Mora ushqimin dhe shkova tek tavolina. Gjeta ca çuna me ngjyrë të bardhë, dhe thoja me vete këta janë si puna jonë. Kur jam ulur aty, më thanë çohu nga tavolina.
Unë i thashë pse, sepse ti je refugjat dhe nuk ke vend këtu thanë; shko gjeje diku vend tjetër. Atë ditë nuk kam ngrënë bukë dhe kam qarë. Atë ditë kam kuptuar sa e vështirë është të përdorin racizëm kundër një fëmije”, ka treguar reperi.