E hënë, 18 Janar, 2021
-2 C
Tirana

Largohet Duncan Norman, zbulohet ambasadori i ri i Britanisë në Shqipëri

Ambasadori në largim i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman, do të transferohet me një tjetër detyrë diplomatike. Ai ka njoftuar se do të zëvendësohet nga Alastair King-Smith. Në një postim në rrjetet sociale, Norman thotë se Smith është një diplomat karriere dhe se do të vijë në Shqipëri në muajin shtator të 2021. Ndërsa aktualisht, ai është i fokusuar në mësimin e gjuhës shqipe.

“Unë jam i kënaqur që Alastair King-Smith është emëruar si pasardhësi im nga shtatori 2021. Alastair është një diplomat me shumë përvojë, dhe shumë i aftë i cili do të ketë një sukses të madh kur të fillojë pas një viti. Ndërkohë Alastair po mëson gjuhën shqipe”, shprehet Norman.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...