Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Largimi i Bashës, vlen edhe si i pasinqertë

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Berisha çoi firmat, Basha: U tall me demokratët, e gjitha është blof

Nga: Andi Bushati

Zakonisht dorëheqjeve u shkon për shtat shprehja më mirë vonë se kurrë. Për rastin e Lulzim Bashës ajo mund të përshtatet: më mirë e pasinqertë sesa hiç fare.

Mungesa e reflektimit dhe sinqeritetit, nuk duket vetëm në faktin se të nesërmen e 6 marsit, ish kryetari i PD-së, nuk e pranoi disfatën në zgjedhjet e pjesshme si katastrofë. Ai doli qetësisht tu thoshte shqiptarëve se nuk ishte mposhtur asnjëherë elektoralisht.

Ajo nuk do të ndodhte kurrë, nëse një pjesë dërrmuese e grupit parlamentar, nuk do të qe rebeluar në mënyrë të beftë dhe nuk do i kishte lëshuar ultimatume për një largim me nder.

Pra, parë në këtë aspekt, akti i Bashës nuk është as fryt i një kredoje morale, as pasojë e një procesi reflektimi. Më shumë ai ngjan me lëvizjet e dëshpëruara që bëjnë të gjithë ata që gjenden me shpatulla për muri.

Por, përtej këtyre nuancave që zakonisht në politikë i lë në hije veprimi, dorëheqja e Bashës nuk është nga ato që janë për tu marrë shëmbull dhe që mbahen mend gjatë në shoqëri. Dhe këtë më qartë se kudo mund ta lexosh në tekstin që e shoqëroi. Aty bien në sy disa gënjeshtra të mëdha.

E para, Basha e lidh mos bërjen e një opozite të fortë me përçarjen e brendëshme që ndodhi në PD, por ai bën sikur harron se qe vetë shkaku i kësaj përçarjeje. Qe ai, që kur vendosi të përjashtojë Berishën gjashtë muaj më parë tha se ky ishte një vendim personal, pasi vetëm ai dinte gjëra që të tjerët, të zakonshmit, nuk i dinin.

Së dyti, Basha tha atëherë se këtë e bëri për të ruajtur të unifikuar partinë dhe tani, fakti që nuk e përmbushi dot këtë mision, po e shtyn në dorëheqje. Por ai bën sikur nuk e kupton se një organizatë apo familje politike nuk mund të mbahet e bashkuar duke e privuar atë nga mekanizmi i votës.

Së treti, në vend që të shohë shkaqet reale të përçarjes Basha ia faturon atë sulmeve të paprincipta të Berishës dhe të asaj duzine deputetësh që e ndoqën pas liderin historik në aventurën befasuese të “Foltores”.

Pra po të qëmtosh me vëmendje në tekstin e dorëheqjes, nuk e ke të vështirë të kuptosh se Luli është “fake” edhe në aktin e tij të fundit si kryetar i PD. Në tekstin e tij nuk ka asnjë reflektim për faktin se shqiptarët treguan me votë se nuk duan më në krye politikanë që sillen si zara ambasadash. Aty nuk gjendet asnjë shenjë pendese, për kalimin e pushtetit të zgjedhësve tek ambasadorët, që u duk në mënyrë ulëritëse në rastin e bashkimit të votave me Ramën për vettingun. Aty nuk shihet asnjë brerje ndërgjegjje për fallcitetin e demostruar me arrogancë në publik, gjatë kuvendit të 18 dhjetorit, ku i thuhej çdo opozitari se një njeri duhej ta llogariste sa për pesë.

Pra, nuk ka asnjë mëdyshje se aktit të Bashës i mungon thelbi dhe përmbajtja. Por me gjithë atë atij i shkon shprehja: më mirë e pasinqertë sesa hiç fare. Sepse, jo duke bërë “një hap pas” por duke hapur krahun, ikja e Bashës lë një shteg të ngushtë për ripajtimin e grupeve në PD.

Ndonëse ngjan e pamundur kjo mundësi duhet eksploruar pasi këtij vendi sot i duhet më shumë se kurrë një opozitë e fortë. Dhe e tillë mund të jetë, nëse e shfrytëzon largimin e ish kryetarit, por ama nuk përvetëson asgjë nga alibitë me të cilat ai e arsyetoi aktin e tij. Sepse PD nuk i vlen karrigja që Basha la bosh, por një model i ndryshëm nga i tiji: parimor në beteja, krenar para oligarkeve, i drejtpërdrejtë në mbrojtjen e kauzave dhe dinjitoz karshi ambasadorëve. Dhe PD mund të gjejë atë vetëm duke përvetësuar arsyet reale se pse iku Luli dhe duke mos i besuar alibive të tij të fundit. /Lapsi.al

 

Tags: ANDI BUSHATIbashadoreheqje

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Rritet sërish çmimi i naftës

Rritet sërish çmimi i naftës

PD bën lëvizjen urgjente, ja çfarë pritet të ndodhë sot në orën 18:00

Mblidhet Kryesia e PD-së, dy ditë pas dorëheqjes së Bashës

Atentat me armë zjarri ndaj 35-vjeçarit, i vëllai ekzekutoi fqinjin në qershor

Shërbime "ekstra" në qendrën e masazhit, policia arreston tre persona







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

“Trafikantët pastrojnë para”/ Gazment Bardhi: Edi Rama të vijë në Kuvend për lejet e ndërtimit
Politikë

“Trafikantët pastrojnë para”/ Gazment Bardhi: Edi Rama të vijë në Kuvend për lejet e ndërtimit

by mirseda
20:38 | 09/04/2026
0

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, gjatë fjalës në Kuvend citoi raportin e DASH, i cili...

Hormuzi, Rutte “porosi” vendeve të NATO-s

Hormuzi, Rutte “porosi” vendeve të NATO-s

20:24 | 09/04/2026
Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë… bletët

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë… bletët

20:17 | 09/04/2026
Luis Diaz i shpreh dashurinë Bayernit: Kalimi te kjo skuadër, zgjedhja e duhur

Luis Diaz i shpreh dashurinë Bayernit: Kalimi te kjo skuadër, zgjedhja e duhur

20:06 | 09/04/2026
Vodhi vezën Fabergé dhe orën luksoze në Soho, hajduti dënohet me mbi 2 vjet burg

Vodhi vezën Fabergé dhe orën luksoze në Soho, hajduti dënohet me mbi 2 vjet burg

19:51 | 09/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com