Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Lamtumirë doktor!

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Halli i Gjykatës Kushtetuese!

Nga Dritan Hila

Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha anëtarëve të PD se për sa kohë Sali Berisha do të jetë pjese e PD dhe i pa denoncuar nga kjo parti, ata do të hanë bar.

Do të jenë të izoluar dhe kushdo tjetër në ofertë, në këtë rast Edi Rama, do të jenë të preferuarit e tyre. Që do të thotë se militantët e saj do rrinë edhe për shumë kohë larg sofrës së pushtetit dhe do t’iu ngjajnë vit pas viti shqiptarëve të hirnosur nga uria e viteve ‘80-të.

Ndërkohë në breg të Lanës nën cinxërimën e gjinkallës dhe aromës msë fekaleve, një pjesë rreshtohet në bllok me Berishën. Këta jo se nuk e dinë që kjo është një kauzë e humbur, por shpresojnë në një kthim të rrotës. A nuk ishte ‘97-ta një humnerë për doktorin por ai u kthye prapë?

Në fakt këta harrojnë se Berisha ishte 24 vite më i ri dhe socialistët ishin me letra të dyshimta në departamentin e shtetit. Tregues është se asnjëherë në atë kohë amerikanët nuk ishin shprehur kaq ashpër për Berishën.

Pas 30 vitesh DASH nuk ka asnjë hije dyshimi se kush është njeriu që në fillim e sponsorizuan dhe pastaj e duruan. Tani e kanë flakur. Nuk ju duhet më një kufomë politike. Ka disa që besojnë se kjo është një lojë e Ramës me Sorosin dhe loja mund të ndryshojë. Këta nuk ia vlen t’i marrësh në diskutim. Kaq mbushin.

Një pjesë tjetër e dinë situatën por thjesht presin zhvillimet me shpresë se fati, ndërkombëtarët dhe rrethanat do ta zbojnë Berishën nga PD dhe lejojnë që kjo parti të zhvillohet normalisht. E kanë të kotë. Të gjithë. Edhe Lulzim Basha bashkë me ta.

PD ishte një frymë e cila bëri për vete jo pak njerëz në krijimin e saj. Në vite Berisha u kujdes të spastronte kundërshtarët që ishin edhe valenca politike dhe intelektuale që e kishin sjellë në pushtet.

Pak nga pak, ajo u katandis në një shumatore fanatikësh, banditësh dhe disa emrave që ende janë të papërzier në aferat e pista të Berishës por që nuk kanë rrënjë në atë parti. Ata i heq dhe i vë kur të dojë Berisha. Janë thjesht fasadë pa peshë në atë parti.

Për më tepër Berisha ka nën urdhrat e tij një skalion njerëzish të punëve të errëta të cilët trembin edhe kryeministrin e Shqipërisë. Këta janë marrë me vrasje, trafiqe dhe punë të tjera të zeza, pa harruar postë kyçe në drejtësi dhe polici. Këtyre iu trembet edhe Basha.

Iu trembet kaq shumë saqë nuk ka guximin dhe as ka për të ndërmarrë iniciativën që të deberishizojë PD-në. Ajo tashmë është një parti e cila do ndjekë Berishën në rrugëtimin e tij.

Do vdesë bashkë me të. Të vetmit që mund ta shpëtojnë Shqipërinë nga oktapodi Berisha dhe sistemi okult i tij nuk janë as SPAK e as Rama por amerikanët. Dhe këta mesa duket i janë futur punës. Kanë edhe disa të fundmit iluzione për Bashën. Sapo të qartësohen për pafuqinë e tij, do fillojnë të tregojnë fuqinë e tyre./dritare.net

Tags: Dritan Hilaopinionsali berisha

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post

Bashkia merr pronësinë e Teatrit/ Budina: Meta dhe Basha të mos heshtin

Ndryshimet klimatike, 22 gigaton akull shkrihen brenda një dite

Ndryshimet klimatike, 22 gigaton akull shkrihen brenda një dite

Pritet riatdhesimi i 14 fëmijëve dhe 5 grave nga kampi famëkeq i Sirisë







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com