Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Peqin, ku një person është vrarë me armë zjarri. Mësohet se viktima është 21-vjeçari Roland Lleshi.
Burime nga policia bëjnë me dije se vëllai 14-vjeçar Kristian Lleshi ka vrarë aksidentalisht me armë gjahu vëllain e tij 21-vjeçar.
Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes.