Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Lajm i mirë, kur të mos ketë më lajme nga Shqipëria

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Lajm i mirë, kur të mos ketë më lajme nga Shqipëria

Nga: Belina Budini

Cikli i lajmeve nga Shqipëria është rikthyer në mediat angleze dhe ky nuk është një lajm i mirë. Ngjarja është sërish emigracioni i paligjshëm i shqiptarëve.

Edhe pse raportimet jo gjithnjë janë bazuar në fakte të verifikuara apo pohime të sakta në lidhje me ngjarjen, rritja e numrave të emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar është një fakt zyrtar i konfirmuar nga Home Office.

Mbi këtë fakt u ngritën deklarata politike të zhurmshme dhe problematike nga ana e anëtarëve të qeverisë dhe të Parlamentit britanik, që u shoqëruan me mbulim të gjerë dhe të vazhdueshëm mediatik të elementit shqiptar si ilustrues i fenomenit të emigracionit të paligjshëm dhe kriminalitetit të importuar nga jashtë dhe specifikisht nga Shqipëria drejt Anglisë.

Lajm i mirë ishte reagimi i shpejtë dhe i drejtë i palës shqiptare ndaj spekulimeve politike dhe përdorimit negativ dhe specifik të kombësisë shqiptare për të emërtuar problematikën e krijuar në tërësi. Edhe pse këto nuk kanë të njëjtën peshë dhe hapësirë në mediat angleze sa lajmet e prodhuara nga autoritetet e vendit, janë të domosdoshme dhe shpesh kanë munguar kur ka qenë rasti.

Sidoqoftë, këto reagime nuk kanë mundur ta ndalojnë fluksin e lajmeve të këqija nga Shqipëria dhe si kundërpërgjigje po vijojnë të publikohen në media histori dhe raste të njëpasnjëshme, që sërish kanë në fokus shqiptarët si “gangsterë”, “trafikantë”, “kriminelë”, “mafiozë”, “grabitës”, “mashtrues”… lista e etiketimeve është e gjatë, ashtu si edhe lista e mediave angleze që i përdorin këto etiketime, që nga “The Times”, “The Independent” e deri te “The Daily Mail” apo “The Mirror”.

Titujt që përmbajnë etiketime të tilla, të cilat u atribuohen emigrantëve shqiptarë në Angli, janë tanimë të përditshëm dhe nuk mungojnë as në mediat më prestigjioze si “BBC”, “The Guardian” apo “Financial Times”.

Interesi gazetaresk për subjektin e Shqipërisë vijon të mbetet i lartë, edhe pse kemi të bëjmë me një vend të vogël dhe një komunitet edhe më të vogël shqiptarësh përkundrejt vendeve dhe etnive të tjera që përbëjnë popullatën e Mbretërisë së Bashkuar.

Arsyeja? Shqiptarët dhe Shqipëria me sa duket prodhojnë lajm. Sidomos lajme të këqija, nga ato që për gazetarët konsiderohen lajme të mira. Lajmet apo historitë pozitive, edhe pse nuk kanë munguar krejtësisht, nuk kanë shërbyer për të ndryshuar perspektivën dhe stereotipet. Ndaj, duket se ka vetëm një mënyrë për të dalë nga qerthulli i lajmeve të këqija dhe interesi gazetaresk. Por kjo është edhe rruga më e vështirë. Të bëhemi të mërzitshëm, pra, të bëhemi vend normal!

*Dekane e UET Marrë nga rubrika “Mediapolis” në Liberale.al

Tags: belina budiniemigracioni i paligjshëmshqiptaret

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Protestë në Divjakë, banorët kundër vendosjes së traut në hyrje të parkut kombëtar

Protestë në Divjakë, banorët kundër vendosjes së traut në hyrje të parkut kombëtar

Trau në parkun e Divjakës/Saimir Korreshi: Do ketë protesta të vazhdueshme! Ata do ta vënë natën, ne do ta heqim ditën

Trau në parkun e Divjakës/Saimir Korreshi: Do ketë protesta të vazhdueshme! Ata do ta vënë natën, ne do ta heqim ditën

Miratohet ndryshimi i ligjit, Çuçi tregon si do të bëhet Vettingu në Policinë e Shtetit

Miratohet ndryshimi i ligjit, Çuçi tregon si do të bëhet Vettingu në Policinë e Shtetit







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë
Aktualitet

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë

by mirseda
22:31 | 08/03/2026
0

Projekti turistik “Blue Borgo” në Velipojë vijon të shoqërohet me debate dhe pikëpyetje, pavarësisht deklaratave të kompanisë...

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

22:46 | 07/03/2026
Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com