Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Lajçak-Escobar presin propozime konkrete nga Kosova e Serbia

3 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Lajçak-Escobar presin propozime konkrete nga Kosova e Serbia

Gabriel Escobar dhe Mirosllav Lajçak janë shprehur se synimi i takimeve me udhëheqësit politik është parandalimi i një përshkallëzimi të mundshëm të situatës më 1 shtator.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i BE-së, Miroslav Lajçak, dy emisarët në dialogun Kosovë Serbi janë se takimet që ata po zhvillojnë në Kosovë, kanë si synim parandalimin e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës më 1 shtator. Këtë ditë qeveria e kryeministrit Albin Kurti pritet të nisë zbatimin e reciprocitetit me Serbinë për targat e makinave dhe dokumentet e udhëtimit. Escobar dhe Lajçak, thanë se presin nga Kosova dhe Serbia propozime konkrete për zgjidhjen e çështjes së targave dhe dokumenteve të udhëtimit serbe. Komentet u bënë pas takimeve që zhvilluan me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesit e opozitës.

Lajçak: Nuk duam të lejojmë përsëritjen e 31 korrikut

“Mesazhi më i rëndësishëm është se ne jemi këtu së bashku me Gabriel Escobarin, së pari për të treguar unitetin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, që është i plotë dhe po punojmë së bashku kur vjen puna tek normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Dhe e dyta faktori ndërkombëtar është shumë i shqetësuar për atë që kemi parë në terren më 31 korrik dhe presim që ne të gjithë së bashku, negociatorët por edhe udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, të mos lejojmë që kjo të përsëritet më 31 gusht dhe për këtë jemi këtu”, tha Miroslav Lajçak.

Ky ishte edhe qëndrimi i të dërguarit amerikan, i cili tha se “të dyja palët na kanë siguruar se nuk duan përshkallëzim, nuk duan dhunë më 1 shtator”. “Pra, tani jemi këtu për t’u siguruar që të gjitha dëshirat e mira dhe ai optimizëm të shndërrohen në një propozim konkret. Unë jam këtu për të mbështetur në fakt Kosovën dhe Serbinë për të gjetur një rrugë përpara për të gjitha këto çështje të vështira. Unë doja të sigurohesha që njerëzit të kuptojnë se vizita ime këtu ishte vërtet për të treguar mbështetje të plotë për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha Gabriel Escobar, i cili së bashku me Lajçak nga Prishtina udhëtojnë të enjten për në Beograd.

Osmani: Kosova asnjëherë nuk do tensione

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nga ana e saj, tha se Prishtina asnjëherë nuk ka kontribuar në rritjen e tensioneve. “Kosova asnjëherë nuk ka kontribuar në tensione dhe është angazhuar vazhdimisht për paqe dhe stabilitet si dhe për zgjidhje evropiane. Vendi ynë është i ndërtuar mbi parimin e një shoqërie multietnike, ku të gjithë kanë të drejta të barabarta, pa dallim etnie”, shkroi Osmani në Facebook pas takimit me Escobar dhe Lajçak.

Ndërkohë kryeministri  Kurti është shprehur, se Kosova është e angazhuar për dialog parimor. “Kryeministri Kurti falënderoi z. Escobar dhe z. Lajçak për angazhimin e tyre në shmangien e tensioneve të krijuar artificialisht nga ana e Serbisë dhe në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, u tha në një njoftim të qeverisë.

A do të jetë 1 shtatori ditë e qetë?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërkaq, ka thënë se dëshiron që të arrihet një zgjidhje kompromisi, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është për heqjen dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje/dalje në pikat kufitare, nëse edhe Beogradi vepron njësoj. Kryeministri Kurti, gjatë një mbledhje të qeverisë tha se pret që 1 shtatori, dita kur duhet të nisë zbatimi i vendimeve për targat dhe dokumentet serbe,  të jetë një ditë normale, ndërsa, sa i përket mundësisë që vendimet e qeverisë të pasohen me barrikada të serishme në rrugë, Kurti tha se “është çështje e organeve të rendit”.

Më 31 korrik dhe 1 gusht, serbët lokalë bllokuan rrugët në veri të Kosovës për të kundërshtuar dy vendimet e Qeverisë në Prishtinë për targat dhe dokumentet serbe. Pas heqjes së barrikadave nga serbët pasditen e 1 gushtit, Qeveria shtyu zbatimin e vendimeve për 1 shtator. Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari, ka thënë se situata në veri të Kosovës është e qetë dhe se forcat ndërkombëtare nuk do të lejojnë më vendosjen e barrikadave. Më herët, krerët e NATO-s kanë thënë se ata janë të gatshëm të ndërhyjnë nëse rrezikohet stabiliteti në Kosovë. /DW

Tags: Gabriel EscobarkosoveMirosllav Lajçakserbi

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Dhunë në Selanik, fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit
Rajoni

Dhunë në Selanik, fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit

13:46 | 06/12/2025
Fermerët në protestë, mbi 6 mijë traktorë dhe dhjetëra rrugë të bllokuara në Greqi
Rajoni

Fermerët në protestë, mbi 6 mijë traktorë dhe dhjetëra rrugë të bllokuara në Greqi

10:56 | 05/12/2025
Next Post
“Do ia fusim atje ku i shijon më shumë”, Meta reagon për projektligjin e PS-së

Meta: Rama fshihet pas fustanit të grave! Ka ardhur koha e përballjes burrërore

Foshnja rrëmbehet nga një i panjohur, kur e ëma po merrte ushqim në supermarket (VIDEO)

Foshnja rrëmbehet nga një i panjohur, kur e ëma po merrte ushqim në supermarket (VIDEO)

Dyfishohet numri i azilkërkuesve shqiptar në vendet e BE-së, në 5-mujor 4810 persona lanë Shqipërinë

Dyfishohet numri i azilkërkuesve shqiptar në vendet e BE-së, në 5-mujor 4810 persona lanë Shqipërinë







JU REKOMANDOJMË

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Elijona në kërkim nga policia? Ja si qëndron e vërteta
Showbizz

Elijona në kërkim nga policia? Ja si qëndron e vërteta

by mirseda
22:46 | 08/12/2025
0

Një moment i tensionuar ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP, kur Elijona Binakaj mori një...

Tërmeti dhe cunami në Japoni: 23 të plagosur; qeveria paralajmëron për lëkundje të tjera

Tërmeti dhe cunami në Japoni: 23 të plagosur; qeveria paralajmëron për lëkundje të tjera

22:42 | 08/12/2025
“Si mos më keq dasma këtë javë”/ Balla ironizon protestën e PD-së para Kryeministrisë

“Si mos më keq dasma këtë javë”/ Balla ironizon protestën e PD-së para Kryeministrisë

21:33 | 08/12/2025
Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona

Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona

21:14 | 08/12/2025
Fronti evropian pro-Ukrainës/ Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz takohen në Londër

Fronti evropian pro-Ukrainës/ Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz takohen në Londër

19:43 | 08/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com