Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Lajçak: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të sjellë rezultate

5 vjet ago
in Të Gjitha

I ngarkuari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, vazhdon përpjekjet për realizimin e një takimi në kuadër të dialogut mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë para Vitit të Ri.

I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimeve që zhvilloi në Prishtinë të enjten u shpreh, se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë janë shprehur të gatshëm të vazhdojnë procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Por më e rëndësishmja është që të sigurohen rezultate nga ky proces, tha Lajçak. I ngarkuari i BE-ë për dialogun është i bindur, se ka hapësirë për progres në kuadër të këtij dialogu, me rëndësi strategjike edhe gjithë Bashkimin Evropian. Mirosllv Lajçak qëndroi të enjten në mbrëmje në Kosovë pas një vizite që kishte në Beograd ku takoi presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuҫiq. Në Prishtinë Lajqak u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Shpresa për një takim para fundit të vitit

Vizita e tij në Beograd dhe Prishtinë është përpjekja e radhës për të organizuar një takim të ri ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. “Nuk është në pyetje takimi, sepse liderët janë takuar dy herë, por siç e dini nuk ka pasur rezultate pozitive. Kësaj here, ambiciet tona janë ndryshe dhe nuk ka të bëjë vetëm me organizimin e takimit, por edhe për t’u pajtuar, se cili do të jetë rezultati”, tha Mirosllav Lajçak pas takimit që zhvilloi me kryeministrin Albin Kurti duke shpresuar që një takim ndërmjet Kurtit dhe Vuciq të mbahet para fundit të vitit.

I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit disa orësh në Prishtinë takoi edhe presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Kjo e fundit, në një komunikatë për medie tha, se “epilogu i dialogut do të duhej të ishte njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”. Kurse Mirosllav Lajçak, tha se “ka nevojë për aktivizim të BE-së në rritjen e kredibilitetit të procesit të zgjerimit dhe konfirmimin e së ardhmes Evropiane për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor”.

Dialogu realisht ka ngecur

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian javën e shkuar bënë thirrje për “angazhim konstruktiv në dialog të Kosovës dhe Serbisë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve. Megjithatë ka kohë që dialogu i nivelit të lartë politik Kosovë-Serbi ka ngecur për faktin që palët kanë qëndrime të ndryshme se për  ҫfarë duhet të diskutohet në tavolinën e bisedave. Kosova kërkon që në këtë fazë të diskutohet ҫështja e personave të zhdukur, ndërsa Beogradi zyrtar kërkon që Prishtina të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Kryeministri Albin Kurti në një intervistë të mëhershme për DW-në, tha se Asociacioni “është i paimplementueshëm për faktin që këtë nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës”.

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është pjesë e një marrëveshjeje që është arritur në vitin 2013, në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi. Dy vjet më pas, në vitin 2015, palët kishin arritur edhe një marrëveshje për parimet e themelimit të këtij Asociacioni. Por Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se  parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ndonëse thotë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës. Dialogu Kosovë-Serbi për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve ka filluar qysh në vitin 2011. Që nga ajo kohë janë arritur një sërë marrëveshjesh, por shumica prej tyre nuk janë zbatuar në praktikë. /DW

 

Tags: kosoveMiroslav Lajçakserbi

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Next Post

Stuhi shiu dhe ulje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

Njihuni me këmbimin valutor, 27 nëntor 2021

Iliri dyshoi tek Fifi se aktroi për humbjen e ndjenjave, ata përballen LIVE







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

“Revolucion, Rama dorëhiqu”/ 3 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë

by mirseda
21:06 | 08/06/2026
0

“Poshtë komunizmi”, “ju erdhi fundi”, “Atdheu nuk Shitet”, “Bashkohuni me Ne”; janë thirrjet e qytetarëve të cilët...

Turizmi në rënie/ Pasiguria tremb të huajt, operatorët: Ka anulime rezervimesh

20:49 | 08/06/2026

“Shqipëri e Re”/ Protestuesit marshojnë në Tiranë, thirrje: Rama dorëhiqu!

20:38 | 08/06/2026

Qytetarët Ramës: Mos e ço vendin në konflikt civil!

20:14 | 08/06/2026

Sofia Moreira de Sousa propozohet si ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri

19:54 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com