Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

La gruan e dhunuar në rrugë, gazetarja përballet me gjyqtaren e Pogradecit

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
La gruan e dhunuar në rrugë, gazetarja përballet me gjyqtaren e Pogradecit

Për rastin e zonjës Ornela Kolneku në Pogradec që gjykata e nxorri nga shtëpia dhe brenda la ish-bashkëshortin dhunues, emisioni Stop në Tv Klan kërkoi takim me gjyqtaren Emona Muçi, e cila është dhe kryetare e Gjykatës së Pogradecit.

Në fillim na u tha se ajo ishte në një seminar online, por më pas ajo u largua fshehur, për të mos u përballur me gazetaren e Stop.

Gazetarja: Unë jam Domenika Bajraktari nga emisioni “Stop”. Kemi ardhur për rastin e zonjës Ornela. Kemi dëshirë të kemi një komunikim me gjyqtaren, zonjën Emona.

Sekretarja: Eshtë në seminar online.

Gazetarja: Ku po e zhvillon semiarin?

Sekretarja: Këtu në gjykatë. Tani, unë e vura në dijeni. Jam në seminar,- më tha.

Gazetarja: Ok, do e presim!

Gazetarja: Kryetarja është këtu?

Sekretarja: Jo, ka dalë.

Gazetarja: Doli kryetarja?

Sekretarja: Doli, mbaroi seminarin.

Por më pas u bë përballja me gjyqtaren Emona Muçi përmes kamerës së fshehtë, e cila nuk pranoi të jepte një përgjigje për vendimin absurd që ka dhënë.

Gazetarja: E nderuar, si jeni?

Gjyqtarja Emona Muçi: Më vjen shumë keq për rastin në fjalë! Ju i keni të dyja vendimet. Në rast se nuk i keni, urdhërojmë, që t’i merrni. Dola vetëm për korrektesë, se jam akoma në seminar. Për çfarëdolloj pasak.., paqartësie me vendimin, bëni një kërkesë! Unë do t’ju përgjigjem sipas ligjit. E kam zbatuar ligjin në detaje.

Gazetarja: A mund të më thoni, a është vendimi i parë ky, që merrni, që dhunuesi të qëndrojë në banesë dhe e dhunuara të dalë jashtë?

Gjyqtarja Emona Muçi: Të gjitha me shkrim!

Gazetarja: Jo, sepse ju e dini arsyen, se përse jam unë këtu!

Gjyqtarja Emona Muçi: Ju lutem, ju lutem dalim jashtë!

Gazetarja: E nderuar kam më shumë se 3 orë, që ju pres..

Gjyqtarja Emona Muçi: Isha në seminar.

Gazetarja: Keni cilësuar këtu, që nga pala e paditur, nuk u vlerësua i drejtë ky pretendim dhe mendohet, që t’i jepet 100 mijë lekë. Më 100 mijë lekë të vjetra, çfarë mund të bëjë zonja në qytetin e Pogradecit? Pa banesë, pa asgjë.

Gjyqtarja Emona Muçi: Atëhere dalim përjashta…!

Gazetarja: Përse nuk keni cilësuar, që deri në momentin e përpjesëtimit të pasurisë, zonja të qëndrojë në banesën, ku ka jetuar 20 vite?

Gjyqtarja Emona Muçi: Atëhere të gjitha arsyetimet i kam vendosur në vendim.

Gazetarja: Po pikërisht për këto arsyetime jam këtu zonjë.

Gjyqtarja Emona Muçi: Vendimet e Gjykatave ankimohen, sipas ligjit.

Gazetarja: Me çfarë, me 100 mijë lekë të vjetra, që i është caktuar si pension?

Gjyqtarja Emona Muçi: Ju lutem! 100 mijë lekshin e ka parashikuar ligji, unë e kam dhënë.

Gazetarja: Përse nuk keni nxjerrë dhunuesin jashtë?

Gjyqtarja Emona Muçi: Të lutem! Ky është vendimi im!

Gazetarja: Të lutem mos më kap nga krahu!

Gjyqtarja Emona Muçi: Të lutem! Ky është vendimi im!

Gazetarja: Vendimi nuk është i saktë.

Gjyqtarja Emona Muçi: Atëhere ka institucione të tjera, ka Gjykata më të larta.

Gazetarja: Kështu mbrohet gjinia e dobët? Ju jeni vetë, grua, zonjë, zonjushë! Kështu mbrohet gjinia e dobët?

Gjyqtarja Emona Muçi: Ju lutem tani, se jam në zyrë, jam në seminar!

Sekretarja: Ta mbyll dhe këtë derën, se ka derë tjetër ajo!

Ornelës i është caktuar shuma prej 100 mijë Lekëve të vjetra, por me kaq para nuk mund të sigurosh një banesë në Pogradec. Gazetarja e Stop bisedoi me znj. Ilda Baraj, eksperte e pronave të patundshme, e cila shpjegoi se me këtë shumë, zonja mund të marrë një hyrje në gjendje të mjerueshme. Sipas saj, do të duhen të paktën 1 milionë Lekë të vjetra investim për ta bërë të jetueshme një banesë të tillë.

“Zona e Pogradecit hyn te zonat turistike në Shqipëri. Me informacionin që kam, shumë apartamente janë riinvestuar dhe jepen me “Airbnb”, vlere që fillojnë nga 30-40 Euro nata dhe përfundojnë në 100-120 Euro në varësi të investimit që është bërë. Kështu që me 10 mijë Lekë të reja mund të gjenden apartamente të denigruara ose në gjendje mizerabël të cilat janë lënë në vitet ’90-’92 nga pronarët e apartamenteve dhe jetojnë jashtë. Në qoftë se zonja do marri një apartament të tillë do t’i duhet të paktën 100 mijë Lekë që ta kthejë në një apartament të banueshëm. Kështu që 10 mijë Lekë të reja për të jetuar me dinjitet dhe me kushte bazike janë të pamundura. Sepse apartamenti përveç se qirasë ka shpenzime ujë, drita, ka administrimin”, thotë Ilda Baraj. /tvklan.al

Tags: "STOP"gazetarjagjyqtarjapogradec

TË LIDHURA

Rama për “East Side Stories”: SPAK nuk do preket, Evropa feja jonë
Aktualitet

Rama për “East Side Stories”: SPAK nuk do preket, Evropa feja jonë

14:56 | 28/11/2025
Sot 28 Nëntori, Rama përkujton figurën e Adem Jasharit: Heroi që lindi në Ditën e Flamurit
Aktualitet

Sot 28 Nëntori, Rama përkujton figurën e Adem Jasharit: Heroi që lindi në Ditën e Flamurit

14:18 | 28/11/2025
Festa e 28 Nëntorit/ Delegacioni i BE shpreh urimet: Gëzuar ditën e Pavarësisë
Aktualitet

Festa e 28 Nëntorit/ Delegacioni i BE shpreh urimet: Gëzuar ditën e Pavarësisë

12:00 | 28/11/2025
Next Post
”Nuk kam shpëtuar”/ Hoxha: Edhe mua më kanë marrë peng

''Nuk kam shpëtuar''/ Hoxha: Edhe mua më kanë marrë peng

Nuk justifikonte pasurinë/ Si tentoi Theodhori Sollaku të mbrojë bashkëshorten

Covid/ Manastriliu: Po marrim masat për të parandaluar një valë tjetër

Covid/ Manastriliu: Po marrim masat për të parandaluar një valë tjetër







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Rama për “East Side Stories”: SPAK nuk do preket, Evropa feja jonë
Aktualitet

Rama për “East Side Stories”: SPAK nuk do preket, Evropa feja jonë

by mirseda
14:56 | 28/11/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë për podcastin “East Side Stories” ku ka folur lidhur me...

Sot 28 Nëntori, Rama përkujton figurën e Adem Jasharit: Heroi që lindi në Ditën e Flamurit

Sot 28 Nëntori, Rama përkujton figurën e Adem Jasharit: Heroi që lindi në Ditën e Flamurit

14:18 | 28/11/2025
Festa e 28 Nëntorit/ Delegacioni i BE shpreh urimet: Gëzuar ditën e Pavarësisë

Festa e 28 Nëntorit/ Delegacioni i BE shpreh urimet: Gëzuar ditën e Pavarësisë

12:00 | 28/11/2025
Operacioni i përbashkët me Italinë, GJKKO lë në burg oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj

Operacioni i përbashkët me Italinë, GJKKO lë në burg oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj

10:46 | 28/11/2025
Akuza për racizëm dhe…”, Aulon Kalaja shpallet ‘Non grata’ nga Greqia

Akuza për racizëm dhe…”, Aulon Kalaja shpallet ‘Non grata’ nga Greqia

09:35 | 28/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com