Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

“Ky tipi do paditur në Hagë për genocid”, Rikard Ljarja: Nobeli iu dha një islamofobi

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Ky tipi do paditur në Hagë për genocid”, Rikard Ljarja: Nobeli iu dha një islamofobi

Nga: Rikard Ljarja

Nuk e kisha dëgjuar më parë këtë emër, kjo nuk është meritë, sepse nuk mund të njohësh çdo qytetar të botës që shkruan. Bota është e madhe, letër e laps ka për të gjithë, tani edhe kompjuter. Ky zotëria qenka edhe österaicher, pra, gjermanishtfolës, shkrues d.m.th.

Nuk dyshoj fare në aftësinë e tij letrare.

Pra, shkruan në gjuhën e Götes, Heines, në gjuhen e Froidit, Nietzces, Kantit, Hegelit, Hans Falladës, Remarkut, Thomas Mannit, Hans Magnus Enzensbergerit, Günter Grassit, Stefan Zweigut, Frac Kafkës… e ku e di unë…

Sipas mendimit tim, ky njeri, pra, ky shkrimtar, ka përdhosur gjuhën gjermane.

Ky njeri, ky shkrimtar, vuan nga kompleksi i inferioritetit deri në atë shkallë sa është në gjendje të bëjë çudira që t’i dalë emri, emri vetëm si i pari.

Para shumë vitesh, një piktor japonez që kishte të njëjtën diagnozë me shkrimtarin në fjalë, përgatiti një telajo me përmasa të mëdha, e vuri në trotuar, hipi në katin e (nuk e di mirë se në cilin) dhe u hodh nga një lartësi goxha e madhe drejt e mbi telajo. Sigurisht, vdiq në vend. Telajo me gjakun e tij e me ç’kishte dalë trupi në atë rënie, ishte piktura e tij. Kryevepra.

Keni parë ndeshje ndërkombëtare, ku stadiumet janë tejet të mbipopulluar. Po, po, femra që zhvishen cullak, nudo, pra, dhe vrapojnë mes futbollistëve.

Është e njëjta dukuri: kompleksi i inferioritetit.

E sa e sa raste të tjera mund të rendis. Ca janë shumë banale, prandaj nuk po i përmend.

Ky njeri, kontrovers, Peter Handke, është i vetëdijshëm. E arriti atë që donte. U bë figura më e ndyrë e letërsisë së përbotshme dhe reklama që po i bëhet i mjafton. Me siguri zgërdhihet e u nxjerr gjuhën të gjithëve meqë ua hodhi.

Edhe një herë, nuk dyshoj për aftësinë e tij si prozator megjithëqë nuk kam lexuar asnjë rresht të tij.

Por Peter Handke ka thyer një ndër normat morale të vendosura nga shumica e njerëzve vullnetmirë me vetëdije të kthjellët.

Si mund t’i thurësh ditirambe për shembull Neronit apo Herikut të VIII, Hitlerit apo Pol Potit…
Spekulimi i këtij soj shkrimtari është:
“E drejta e lirisë së fjalës”.
Por gjithçka ka një cak. Ka një masë.
Ky tipi e ka stërtejkaluar masën.
Mendoj se meriton një padi në Gjykatën e Hagës për gjenocid.

Duhet dënuar!
Makar virtualisht.
Heroi i tij bëri gjenocid real.
Kurse ky e ribëri gjenocidin. I rivrau edhe një herë të vrarët e luftërave të ish-Jugosllavisë.
Unë nuk e di sesi bëhen këto punë, por mendoj se i bën mirë atij dhe opinionit progresiv ndërkombëtar.
Po komisioni i fshehtë, që ka për detyrë të bëjë zgjedhjen?

Një komision që shpërbëhet nga një skandal me përmasa të mëdha sekso-korruptive. (Këtu duhet të them se strumbullari i gjithë këtij skandali është burri i njërës nga anëtaret e komisionit me një mbiemër… ARNAUD. Edhe këtu të kenë futur hundët arnautët?).

Çudira! Ça s’po ndodh në këtë botë të lëbyrur.

Komisioni i ri, duke dashtë të “rregullojë” skandalin, dha dy çmime në të njëjtën kohë. Mirëpo, në çmimin e sivjetmë doli në dritë një dukuri tjetër e këtij komisioni: ISLAMOFOBIA.

Se s’ka se si që një komision i tërë të jetë dakord që t’i akordohet çmimi një islamofobi, i cili nxit urrejtjen racore dhe fetare kur dihet botërisht që letërsia dhe artet kanë për detyrë, përveç të tjerave, të sjellin paqe në botë.

Nuk përjashtoj asgjë.

Korrupsioni të gërryen: “Edhe mbreti e do dhuratën”.

Pra, dikush, apo disa individë apo institucione, duhet të mblidhen dhe të bëjnë një padi serioze kundër këtij individi (me siguri të talentuar), por që shfrytëzon në mënyrën më të pështirë talentin e tij kundër gjithë botës së emancipuar.

Kaq.

Ndoshta e teprova?!

 

Tags: islamofobiletersiNobelirikard ljarja

TË LIDHURA

Raporti final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, PD kërkon mocion me debat në Kuvend
Aktualitet

Raporti final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, PD kërkon mocion me debat në Kuvend

11:26 | 03/11/2025
Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhet skema e grabitjes, si përdornin faqe false
Aktualitet

Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhet skema e grabitjes, si përdornin faqe false

11:16 | 03/11/2025
Bardh Spahia paraqitet në GJKKO, mbahet sot gjyqi ndaj tij
Politikë

Bardh Spahia paraqitet në GJKKO, mbahet sot gjyqi ndaj tij

11:11 | 03/11/2025
Next Post
Vëllezërit Veshaj dhe Bora Zemani paskan sharë para Marsela Topit (VIDEO)

Vëllezërit Veshaj dhe Bora Zemani paskan sharë para Marsela Topit (VIDEO)

Verifikimi i zarfeve me fletëvotime nga Serbia, zyrtarët me maska dhe rroba sigurie

Verifikimi i zarfeve me fletëvotime nga Serbia, zyrtarët me maska dhe rroba sigurie

Artan Hoxha plas ‘bombën’ për celulën terroriste, zbulon lidhjet e ‘kokës’ së grupit me politikën shqiptare (VIDEO)

Artan Hoxha plas ‘bombën’ për celulën terroriste, zbulon lidhjet e 'kokës' së grupit me politikën shqiptare (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Raporti final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, PD kërkon mocion me debat në Kuvend
Aktualitet

Raporti final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, PD kërkon mocion me debat në Kuvend

by mirseda
11:26 | 03/11/2025
0

Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar sot zhvillimin e një debate në Kuvend me fokus gjetjet e...

Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhet skema e grabitjes, si përdornin faqe false

Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhet skema e grabitjes, si përdornin faqe false

11:16 | 03/11/2025
Bardh Spahia paraqitet në GJKKO, mbahet sot gjyqi ndaj tij

Bardh Spahia paraqitet në GJKKO, mbahet sot gjyqi ndaj tij

11:11 | 03/11/2025
Berisha: Sa herë të thirrem, do të vijë në SPAK. Kam nderuar detyrën dhe flamurin

Berisha: Sa herë të thirrem, do të vijë në SPAK. Kam nderuar detyrën dhe flamurin

10:57 | 03/11/2025
Bujar Leskaj jep dorëheqjen nga drejtimi i PD në Vlorë

Bujar Leskaj jep dorëheqjen nga drejtimi i PD në Vlorë

10:17 | 03/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com