Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Kuvendi/Sulmohet Basha: Hidhet përpjetë si cub, Rama fitoi në tavolinë

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Kuvendi/Sulmohet Basha: Hidhet përpjetë si cub, Rama fitoi në tavolinë

Situata e sotme në Parlament është kritikuar ashpër, jo vetëm nga mediat dhe opinioni publik, por ka qenë edhe ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi që ka sulmuar  ashpër sjelljen e opozitës dhe konkretisht kreun e saj Lulzim Bashës.

Me anë të një statusi në Facebook, Patozi shkruan se në seancën e sotme prisja të kishte një debat të fortë nga opozita për aeroportin e Vlorës, ekstradimin e financierit të  e Habilajve, ndërsa sipas Patozit, zgjedhësit u tradhtuan nga deputetët.

“U ktheva në shtëpi dhe pashë lajmet për sherrin në parlament. Unë, që e dija rendin e ditës, prisja një betejë maratonë për aeroportin e Vlorës, ekstradimin e financierit të Habilajve, rikthimin e votimit për institucionet e reja të drejtësisë e tema të tjera të nxehta të ditës. Qytetarët, më pak të informuar, kanë pritur të dëgjojnë se çfarë do të thotë opozita për gjendjen e vështirë politike dhe sociale në Shqipëri. E cila është evidente dhe e prekin të gjithë, por patjetër kanë nevojë të ndriçohen nga ata që kanë zgjedhur për këtë punë”-shkruan ai.

Sipas Patozit, opozita në seancën e sotme  zgjodhi të bëj rolin e cubit, që si ka ngelur gjë tjetër për post fjalës, kurse Lulzim Basha i dhuroi fitoren në tavolinë Edi Ramës.Ai shkoi më tej  duke bërë një krahasim me ndeshjet e futbollit, ku nëse një ekip mungon në përballje, kundërshtarit i lind e drejta të fitojë me rezultatin 3 me 0.

“Por opozita sot zgjodhi të bëjë thjesht cubin, që vetëm fjalë ka. Lulzim Basha ia fali në tavolinë sot fitoren qeverisë. Njësoj si ato ekipet e futbollit, që nuk paraqiten në ndeshje, dhe kundërshtari e merr rezultatin afrofe’, 3 me 0”-shkroi Patozi.

Statusi i Patozit

FITORET AFROFE’ TË QEVERISË

U ktheva në shtëpi dhe pashë lajmet për sherrin në parlament. Unë, që e dija rendin e ditës, prisja një betejë maratonë për aeroportin e Vlorës, ekstradimin e financierit të Habilajve, rikthimin e votimit për institucionet e reja të drejtësisë e tema të tjera të nxehta të ditës. Qytetarët, më pak të informuar, kanë pritur të dëgjojnë se çfarë do të thotë opozita për gjendjen e vështirë politike dhe sociale në Shqipëri. E cila është evidente dhe e prekin të gjithë, por patjetër kanë nevojë të ndriçohen nga ata që kanë zgjedhur për këtë punë.

Por opozita sot zgjodhi të bëjë thjesht cubin, që vetëm fjalë ka. Lulzim Basha ia fali në tavolinë sot fitoren qeverisë. Njësoj si ato ekipet e futbollit, që nuk paraqiten në ndeshje, dhe kundërshtari e merr rezultatin afrofe’, 3 me 0.

E para, se mazhoranca i votoi pa problem të gjitha ligjet dhe vendimet e sotme, por me bonusin që askush në Shqipëri nuk mori vesh se për çfarë bëhej fjalë. Ndërkohë që secila nga çështjet e rendit të ditës mund të shndërrohej në arenë të fortë debati.

E dyta, se opozita u shfaq agresive dhe e dhunshme, ndërsa qeveria e qetë dhe e moderuar, aq sa kryeministri vetë u shndërrua në kameraman të shfaqjes. Ndërkohë, që në realitet ndodh e kundërta. Është qeveria ajo që po i bën gjëmën qytetarëve, ndërkohë që Lulzim Basha, herë nga paaftësia, dhe herë nga arsye të tjera, po e ndihmon atë që ata të mos revoltohen. Me ikje të qëllimshme nga fronti i betejave politike, siç ndodhi sot.

E treta, duke u kapur për procedurë dhe duke bërë rrëmujë për çështje dytësore, opozita në parlament i largohet pafundësisht misionit të vet. Sepse qytetarët presin prej saj që në atë sallë të dëgjojnë se çfarë po ndodh në Shqipëri dhe çfarë po gatuhet në kurrizin e tyre nga Edi Rama dhe qeveria e tij. Ndërsa dje panë vetëm që Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë të mërzitur me qeverinë, por e them me bindje se nuk ka shqiptar të mençur që të shqetësohet nga kjo. Për të mos thënë të kundërtën, që gëzohet i madh e i vogël. Dhe, që të mos paragjykohem, po fus edhe emrin tim aty, sepse idea është që kurrë nuk do të kenë mbështetje popullore hallet e politikanëve, ndërsa shqetësimet e njerëzve po.

Ndaj edhe Lulzim Bashën, si udhëheqës të më shumë se gjysmës numerike të opozitës parlamentare, e shoh përgjegjës për atë humbje afrofe sot në Kuvendin e Shqipërisë.E cila nuk është e para dhe shpresoj të jetë e fundit.

Tags: bashacubfitoiHidhetkuvendiperpjetesulmohettamatavolinë

TË LIDHURA

Kushtetuesja i jep të drejtë PD-së, Bardhi akuzon mazhorancën për “banditizëm”
Aktualitet

Kushtetuesja i jep të drejtë PD-së, Bardhi akuzon mazhorancën për “banditizëm”

17:49 | 24/02/2026
Dosja “Taçi”/ Mesazhet që e fundosën biznesmenin
Aktualitet

Dosja “Taçi”/ Mesazhet që e fundosën biznesmenin

17:45 | 24/02/2026
Ryshfet 2 mijë euro, 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores
Aktualitet

Ryshfet 2 mijë euro, 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores

16:55 | 24/02/2026
Next Post
ʽDetiʼ/Dule: 12 miljet të ndahen barabartë, marrëveshja e 2009-s më e mirë

ʽDetiʼ/Dule: 12 miljet të ndahen barabartë, marrëveshja e 2009-s më e mirë

Përplasjet Greqi-Turqi/Këshilltari i Erdoganit: I thyejmë këmbët Tsiprasit (Video)

Përplasjet Greqi-Turqi/Këshilltari i Erdoganit: I thyejmë këmbët Tsiprasit (Video)

Mori pjesë në aktivitetin e LSI-së, të nesërmen hiqet nga puna

Mori pjesë në aktivitetin e LSI-së, të nesërmen hiqet nga puna







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Emri në dosjen Epstein, rikthim i bujshëm i modeles shqiptare
Bota

Emri në dosjen Epstein, rikthim i bujshëm i modeles shqiptare

by mirseda
18:06 | 24/02/2026
0

Misse Beqiri u bë e njohur ndërkombëtarisht si bashkëshortja e ish-portierit të Manchester United, Anders Lindegaard, me...

Kushtetuesja i jep të drejtë PD-së, Bardhi akuzon mazhorancën për “banditizëm”

Kushtetuesja i jep të drejtë PD-së, Bardhi akuzon mazhorancën për “banditizëm”

17:49 | 24/02/2026
Dosja “Taçi”/ Mesazhet që e fundosën biznesmenin

Dosja “Taçi”/ Mesazhet që e fundosën biznesmenin

17:45 | 24/02/2026
Trump kërkon paqe në Ukrainë deri në 4 Korrik

Trump kërkon paqe në Ukrainë deri në 4 Korrik

17:03 | 24/02/2026
Ryshfet 2 mijë euro, 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores

Ryshfet 2 mijë euro, 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores

16:55 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com