Ashtu siç ishte deklaruar edhe më herët, Parlamenti ka votuar si anëtarë të komisionit ad-hoc, socialistët: Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi, si dhe deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama.
Ndërkohë, deputetët e mazhorancës nuk kanë miratuar caktimin e Shpëtim Idrizit, kreut të PDIU-së si anëtarë të komisionit, duke marrë vetëm 23 vota pro dhe 7 kundër, ndërsa 50 të tjerë kanë abstenuar.
Shpëtimi Idrizi ishte propozuar nga partia e tij për të qenë anëtar i komisionit.