Gjatë seancës së sotme plenare për ngritjen e komisionit ad hoc, që do të verifikojë kandidatët e institucioneve të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë, kreu i partisë LIBRA, Ben Blushi ka ngritur zërin lidhur me paradoksin e kësaj vote.
Kreu i LIBRA-s i bëri thirrje deputetëve të PS-së, që të bindin Ramën të japë dorëheqjen.
“Iku ky deliri kryeministri i Shqipërisë. Jeni në krizë, drejtësia e bllokuar zgjedhjet e bllokuara. Sot duhet të kishte ardhur për të dhënë dorëheqje. Bindeni të ikë edhe 70 ditë se zhbllokohet vettingu. Bindeni të japë dorëheqjen nuk ka rrugë tjetër”, – tha Blushi.
Blushi është drejtuar deputetes socialiste, Vasilika Hysi për të dhënë dorhëqjen sepse luan me dy standarde.
“Gjysma e deputetëve s’kanë ardhur. Votimi i anëtarëve të komisionit të Vettingut është një paradoks, është i tillë sepse nuk mund të votohet për anëtarët e komisionit që do të votojnë për gjyqtarët dhe në të njëjtën kohë të kesh votuar për Elvis Roshin apo Vangjush Dakon. Vasilika, e kam me ty, si mik i vjetër, jep dorëheqjen!”, tha Blushi