Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kuvendi që vulosi ndarjen e PD-së

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kuvendi që vulosi ndarjen e PD-së

Nga: Preç Zogaj

Pas kuvendit të së shtunës së kaluar ka mbetur edhe një formalitet i fundit, zgjedhja e kryetarit, për të përmbushur procesin e rithemelimit të PD-së si një parti sovraniste konservatore, siç e ka përcaktuar disa herë Sali Berisha. Ku sovranizmi, i paqartë se ku rreh realisht, synohet të jetë përmbajtje dhe thelb i saj. Ndërsa konservatorizmi një etiketë. Sikurse në stacionet e mëparshme ku ka kaluar ky proces disamujor, zgjedhja e kryetarit pas katër javësh nuk ngërthen asnjë lloj pritshmërie tjetër veç asaj që dihet: kryetari është Berisha. Me të drejtë. Pa i hyrë në hak asnjë prej mbështetësve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Po të mos ishte një formalitet statusor, votimi i tij do të ishte i panevojshëm.

Gjykata e Apelit do të vendosë kush do të mbajë ligjërisht emrin dhe vulën e asaj që për më shumë se tridhjetë e një vjet është quajtur PDSH. Vendimi në fjalë ka rëndësi për të sanksionuar vlerën që ka statuti i Partisë si ligji themelor që rregullon funksionimin e saj.

Por jo në pikëpamje të rezultatit që ka zyrtarizuar tashmë lëvizja e Berishës pas shpalljes së tij non grata nga SHBA vitin e kaluar. PD është ndarë në dy grupime politike. Grupi i Rithemelimit dhe grupi i PD-së zyrtare (quhet kështu sa pa dalë vendimi i Apelit), që drejtohet nga kryetari në detyrë, Enkelejd Alibeaj.

Ndarja kishte nisur që në krye të herës, tetë muaj më parë. Kuvendi i së shtunës e vulosi. Berisha mori pjesën e tij nga e tëra. Ndarja është reale, përmbajtjesore, dukshëm përtej kufijve të diversitetit të mendimeve brenda një partie. Vija kryesore ndarëse është ajo e raporteve me SHBA-të. Dëshmia më e qartë është mosmarrja pjesë e shumicës së deputetëve të Grupit Parlamentar Demokrat në Kuvendin e Berishës. Këta deputetë kanë kundërshti të ndryshme me njëri-tjetrin, por përkundrejt rithemelimit berishist i mban të bashkuar bindja e gjithsecilit për të mbajtur marrëdhënie të hapura e të ngushta me SHBA në vend të izolimit prej tyre.

Marrëdhëniet me SHBA nuk janë e vetmja vijë ndarëse mes dy grupeve në PD. Nuk ka asnjë garanci se Partia Popullore Europiane (PPP), grupimi më i madh politik i partive të qendrës së djathtë në Europë, ku bën pjesë prej vitesh PDSH, do të jetë indiferente ndaj një PD të drejtuar apo zotëruar nga një non grata. Pa përjashtuar tjetrën që duke e rithemeluar si parti sovraniste-konservatore, Berisha me të tijtë të kërkojnë vetë të jenë pjesë e grupimit të partive simotra të kësaj stampe, ku shquan ajo e Marine Le Pen në Francë, Lega Nord apo Fratelli D’Italia në Itali, Fides e Kryeministrit Urban në Hungari e tjerë. Disa prej të cilave, si rregull, e manifestojnë “sovranizmin” e tyre kryesisht kundër SHBA, NAT0-s a BE-s, por duke qenë nën ombrellën e Rusisë prej nga kanë marrë edhe financime. Sovranizmi i tyre paraqet një spektër të gjerë qëndrimesh që përfshin deri shpërbërjen e Bashkimit Europian, një ide e vjetër që mbetet latente, pavarësisht modifikimeve pragmatiste të viteve të fundit. Po ashtu, ndalimin e zgjerimit me vende të tjera, pra, edhe me Shqipërinë.

Partitë e vendeve anëtare të BE-së mund t’ia lejojnë vetes radikalizmin dhe populizmin që i identifikon përballë kundërshtarëve të tyre. Shqipëria nuk është ende në BE. Një parti e familjes sovraniste këtu, pa qenë akoma në BE, vetvetiu krijon keqkuptime në lidhje me qëndrimin e saj për integrimin e vendit në BE. Kjo duhet të sqarohet mirë.

Sovranistët në Europë janë e djathta radikale. Populloret janë e djathta e moderuar. Dy grupet kanë identitete me vete. Ndaj nuk janë pjesë e një grupi unik. Në Itali grupet në fjalë paraqesin një opozitë plurale, ku Forca Italia, për shembull, është pjesë e Partive Popullore, ndërsa Lega Nord pjesë e grupit sovranist-reformist. Këto parti bëjnë koalicione elektorale të pjesshme apo të plota kur vinë zgjedhjet. Ky mund të ishte modeli për tu ndjekur nga opozita shqiptare pas krizës që ka çuar në ndarjen e PD-së në dy grupe. Bashkë si të ndryshëm kundër shumicës së Ramës.

Tags: kuvendiPDPrec zogaj

TË LIDHURA

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Lëvizte me 88 mijë euro të padeklaruara, 30-vjeçari e pëson keq

Lëvizte me 88 mijë euro të padeklaruara, 30-vjeçari e pëson keq

Cili do të jetë ndikimi nëse BE-ja heq dorë nga nafta ruse?

Cili do të jetë ndikimi nëse BE-ja heq dorë nga nafta ruse?

Ministri rus i Mbrojtjes paralajmëron NATO-n

Ministri rus i Mbrojtjes paralajmëron NATO-n







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Njësoj si Millosheviçi dikur, Vuçiç merr kontrollin e ushtrisë dhe policisë në Serbi
Kosovo

Njësoj si Millosheviçi dikur, Vuçiç merr kontrollin e ushtrisë dhe policisë në Serbi

by mirseda
11:50 | 24/11/2025
0

Në kohën kur në mediat perëndimore diskutohet përfshirja e supozuar e tij në skandalin e snajperëve në...

Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025
Nuk janë paguar prej disa muajsh, punëtorët transportit publik protestojnë në Prishtinë,

Nuk janë paguar prej disa muajsh, punëtorët transportit publik protestojnë në Prishtinë,

11:24 | 24/11/2025
Greqi – Shqipëri, rifillojnë bisedimet më 16 dhjetor

Greqi – Shqipëri, rifillojnë bisedimet më 16 dhjetor

11:15 | 24/11/2025
Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

10:22 | 24/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com