Teksa kryeministri i Kosovës Albin Kurti po mbante fjalim në Kuvendin e Kosovës, deputetja e opozitës Ganimete Musliu e Partisë Demokratike të Kosovës, është ngritur dhe ka bërë një gjest mjaft të veçantë.
Ajo i ka vendosur në xhaketë Kurtit flamurin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës, gjest i cili është vlerësuar nga kryeministri.
Ky i fundit e ka falenderuar deputeten për veprimin dhe ka vijuar fjalimin e tij.