Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Kushtetuesja, Zëri i Amerikës: Presidenti Meta sulmon ambasadën e SHBA-ve

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kushtetuesja, Zëri i Amerikës: Presidenti Meta sulmon ambasadën e SHBA-ve

Në Shqipëri presidenti Ilir Meta ju rikthye sot sulmeve ndaj përfaqësuesve ndërkombëtarë lidhur me Reformën në Drejtësi dhe kryesisht për komentet e tyre mbi përplasjen rreth çështjes së emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Shkak për këtë duket se u bë një deklaratë e shpërndarë më herët nga ambasada amerikane lidhur me ringritjen e Gjykatës kushtetuese e cila konsiderohet “një hap madhor në procesin e reformës në drejtësi”.

Duke ju referuar situatë së krijuar, ambasada vëren më tej se “ky përparim i nevojshëm ka ngecur për shkak të interpretimeve të ndryshme ligjore të procesit të emërimit, parashikuar nga kushtetuta shqiptare dhe ligjet për zbatimin e reformës në drejtësi. Institucionet gjyqësore shqiptare, kushtetuta dhe ligjet për zbatimin e reformës në drejtësi, duhet të udhëheqin procesin e zgjidhjes së këtyre intepretimeve të debatuara. Në mungesë të një institucioni të përshtatshëm ligjor, i cili mund të vendoste mbi intepretimet e kundërta, Shtetet e Bashkuara – thekson deklarata – mbështesin çuarjen e çështjes në Komisionin e Venecias, si një palë e tretë kompetente dhe e paanshme, për opinionin e tij ligjor. Gjithashtu, nxisim palët kundërshtuese që të respektojnë opinionin ligjor të Komisionit të Venecias. Ecja në këtë drejtim do të ishte tërësisht në përputhje me aspiratat europiane të vendit”.

Menjëherë më pas, zëdhënësi i presidentit Meta reagoi me të njejtën gjuhë të ashpër, të përdorur nga Kreu i Shtetit ditët e fundit, duke mos kursyer as përfaqësuesit ndërkombëtarë, të etiketuar “garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit”, kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, KED.

Presidenti Meta sulmoi në mënyrë të drejtëprdrejtë ambasadorin italian Alberto Cutillo, i cili ishte i pari që hodhi publikisht idenë e përfshirjes së Komisionit të Venecias për zgjidhjen e përplasjes mbi emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ide e cila u mbështet dhe nga Brukseli. Por për Kreun e Shtetit shqiptar “tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës”.

Reagimi i zëdhënësit të Presidentit, vijon me një referencë të qartë ndaj ambasadës amerikane kur shprehet se “Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë”, lokalitet ku disa vite më parë u zbulua një laborator kokaine. “Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Laë” si çdo vend demokratik”, vijon reagimi.

Zëdhënësi i zotit Meta konfirmoi më pas zhvillimin e një bisede që presidenti shqiptar ka patur mbrëmë me zëvendës ndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit Mattheë Palmer, “me kërkesë të këtij të fundit. Qëndrimet e Presidentit Meta të shprehura gjatë kësaj bisede telefonike kanë qenë mjaft të qarta, transparente dhe shteruese”, shpegoi zëdhënësi Tedi Blushi duke shtura se nëse ambasada amerikane do të ishte dakort presidenca do të ishte gati “ta vëmë atë të plotë në dispozicion të opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar. Presidenti Meta nuk ka asgjë për të fshehur! Konfirmojmë se marrëdhëniet tona strategjike me SHBA janë të forta, të qëndrueshme dhe transparente, si asnjëherë!”, mbyllet reagimi.

 

Burimi: VOA

 

Tags: Ambasada USAMetaVOA

TË LIDHURA

“Strazimiri: Rama shkarkon me një të rënë të lapsit”
Aktualitet

“Strazimiri: Rama shkarkon me një të rënë të lapsit”

20:58 | 07/07/2025
“Lala: Kriminel i kërkuar nga SPAK pas ndërtimeve në Theth”
Aktualitet

“Lala: Kriminel i kërkuar nga SPAK pas ndërtimeve në Theth”

19:46 | 07/07/2025
Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak
Aktualitet

Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak

18:19 | 07/07/2025
Next Post
Po ktheheshin në Shqipëri me mijëra € të falsifikuara, kapen 2 shoferë shqiptarë

Po ktheheshin në Shqipëri me mijëra € të falsifikuara, kapen 2 shoferë shqiptarë

“Tiranë-Elbasan, pistë garash”/ Veliu: I kemi dërguar një shkresë ARRSH-së

"Tiranë-Elbasan, pistë garash"/ Veliu: I kemi dërguar një shkresë ARRSH-së

Thellohet hetimi për presidentin. Balla: “Do t’i drejtohemi Venecias për GJK”

Thellohet hetimi për presidentin. Balla: “Do t’i drejtohemi Venecias për GJK”

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025




TË FUNDIT

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

by mirseda
22:25 | 07/07/2025
0

Dielli na ofron dritë, ngrohtësi dhe jetë, por rrezet e tij ultravjollcë mund të shkaktojnë dëme serioze...

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

22:22 | 07/07/2025
Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

21:49 | 07/07/2025
SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

21:35 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com