Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kushtetuesja dhe Pushtetuesja

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ah, shteti ynë tragjikomik!

Nga: Edmond Tupja 

Kushtetuesja, domethënë Gjykata Kushtetuese, është kudo, sidomos në vendet mirëfilli demokratike, organi i pavarur më i lartë i drejtësisë që i vë përfundimisht vulën zgjidhjes së çështjeve të mëdha të të gjitha natyrave, me të cilat përballet një vend, një shtet, një popull.

Pushtetuesja, domethënë qeveria e dalë pas zgjedhjeve të përgjithshme të lira e të ndershme, pasi vjen në pushtet, duhet, normalisht, sidomos në vendet mirëfilli demokratike, të mos fusë as hundët, as duart e as ndonjë gjymtyrë tjetër të trupit, në veprimtarinë e Kushtetueses, si dhe të mos ndikojë në asnjë mënyrë në vendimet që kjo merr.

Për pasojë të pashmangshme, e para, pra, Kushtetuesja, dikton kushtet e mirëqeverisjes të përcaktuara nga Kushtetuta, të cilën Fjalori i Gjuhës shqipe (Tiranë, 2006) e përkufizon me këto terma: “Ligji themelor i një shteti, që përcakton regjimin a rendin politik, ekonomik e shoqëror të tij, si edhe sistemin e zgjedhjeve, organet qendrore e vendore, mënyrën e qeverisjes, të drejtat dhe detyrat e qytetarëve etj.”, ligj ky që duhet respektuar e zbatuar nga të gjithë, të mëdhenj e të vegjël, të pasur e të varfër, të ditur e të paditur etj., etj.

Për pasojë po aq të pashmangshme, e dyta, pra, Pushtetuesja, nuk mund e nuk duhet kurrsesi të dalë mbi të parën, pra mbi Kushtetuesen, çka nënkupton qartas se pushtetarët dhe institucionet qeverisëse e të gjitha niveleve, që nga Presidenti e Kryeministri me ministrat e tij, që nga prokurori i përgjithshëm i republikës e deri te juristi më i thjeshtë etj., etj., duhet të respektojnë pavarësinë e plotë të Kushtetueses e të zbatojnë pikë për pikë vendimet e saj.

Brenda këtij kuadri, në Republikën e Përçudnuar të Shqipërisë, beteja që po zhvillohet aktualisht midis Presidentit Meta e një pjese të rëndësishme të opozitës, nga njëra anë, dhe qeverisë (ramiste, ramiane apo rameske?), nga ana tjetër, më shtyn ta analizoj këtë situatë fort të ndërlikuar në dritën e një arsyetimi në mos origjinal (deri më sot, gjithsesi), të paktën interesant e befasues (deri diku) për ato e ata që ende gjykojnë se loja me fjalët jo rrallëherë mund të tërheqë vëmendjen e opinionit publik dhe ta ndihmojë atë të kuptojë më mirë se ç’po ndodh këto dekadat e fundit me fatet e drejtësisë shqiptare.

Ja, pra, çka po u propozoj lexueseve e lexuesve të mi të nderuar që nuk e kanë për zakon të ngopen me lugë të zbrazët: Në njërin prej paragrafëve të mësipërm, besoj t’ju ketë tërhequr vëmendjen një lojë fjalësh në fjalinë “Kushtetuesja dikton kushtet e përcaktuara nga Kushtetuta”, ku termi “kusht” shfaqet tri herë dhe, sipas interpretimit tonë detyrimisht të ndryshëm nga gjithë të tjerët, ai, të paktën në gojën e Presidentit Meta e të një pjese fort të përfillshme të opozitës, jehon, për të mos thënë gjëmon, si një kushtrim.

Një kushtrim për t’u bashkuar, qoftë edhe përkohësisht, përballë Pushtetueses, në përbërje të së cilës kemi, së pari, fjalën “pushtet” (mos vallë kjo fjalë, pra. “pushtet”, vjen nga fjala “pusht”?) dhe, së dyti, idenë e pushtimit.

Një pushtim ose, më saktë, një orvatje e rrezikshme për pushtim nga ana e qeverisë (ramiste, ramiane apo rameske?) të sferës që duhet të mbulojë e të mbrojë pa lëshim e pa kompromis Kushtetuesja, pra, Gjykata Kushtetuese, e cila vërtet rrezikon, në kundërshtim me vetë frymën e Kushtetutës së Republikës së Përdhosur të Shqipërisë, të instrumentalizohet, të monopolizohet dhe të zvetënohet nga partia dhe qeveria socialiste e Kryeministrit Rama me shpurën e tij servilisht të paskrupullt.

Si përfundim, pa dashur t’i zhys thellë e më thellë lexueset dhe lexuesit e mi të nderuar në pesimizmin më të errët, mund të pohoj që nëse kjo përplasje midis dy palëve në konflikt mbyllet me ngadhënjimin e Pushtetueses mbi Kushtetuesen, atëherë në Republikën e Sakatuar të Shqipërisë, demokratura e pamëshirshme (ramiste, ramiane apo rameske?) mund të shndërrohet në një diktaturë satrapo-sulltanofaraoneske të pashoqe dhe neve, shqiptarëve fatkeq, nuk do të na mbetet veçse të kthehemi në skllevër fizikisht të fikur, mendërisht të menderosur, shpirtërisht të shpërbërë dhe gjenetikisht të gjymtuar.

Tags: Edmond TupjaGjykata KushtetuesekomentKushtetuesjapushtetuesja

TË LIDHURA

“AKSHI institucion krenarie, nuk mund të bëhet shesh”/ Kryeministri Rama për Karçanaj
Aktualitet

“AKSHI institucion krenarie, nuk mund të bëhet shesh”/ Kryeministri Rama për Karçanaj

12:01 | 26/02/2026
“I marrin në Prokurori dhe u bëjnë presion të pranojnë faje që s’i kanë”, Rama: Ç’është ky hall?
Aktualitet

“I marrin në Prokurori dhe u bëjnë presion të pranojnë faje që s’i kanë”, Rama: Ç’është ky hall?

11:56 | 26/02/2026
Rama i ashpër me magjistratët: Mos u merrni me mesazherin, por me mesazhin. Paguheni sa frëngu pulën
Aktualitet

Rama i ashpër me magjistratët: Mos u merrni me mesazherin, por me mesazhin. Paguheni sa frëngu pulën

11:44 | 26/02/2026
Next Post
Haradinaj i çon mesazh Albin Kurtit: Mos e hiq taksën

Haradinaj i çon mesazh Albin Kurtit: Mos e hiq taksën

VIDEO/ Ndeshja Tirana-Skënderbeu, përsëriten thirrjet në kor “Rama ik”

VIDEO/ Ndeshja Tirana-Skënderbeu, përsëriten thirrjet në kor “Rama ik”

U shoqërua në Polici, ja me kë e kaloi natën ‘Zogu i Tiranës’

U shoqërua në Polici, ja me kë e kaloi natën ‘Zogu i Tiranës’







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

“AKSHI institucion krenarie, nuk mund të bëhet shesh”/ Kryeministri Rama për Karçanaj
Aktualitet

“AKSHI institucion krenarie, nuk mund të bëhet shesh”/ Kryeministri Rama për Karçanaj

by mirseda
12:01 | 26/02/2026
0

“Nuk di të them se ky shtet nuk mund të jete vendi që një institucion krenarie si...

“I marrin në Prokurori dhe u bëjnë presion të pranojnë faje që s’i kanë”, Rama: Ç’është ky hall?

“I marrin në Prokurori dhe u bëjnë presion të pranojnë faje që s’i kanë”, Rama: Ç’është ky hall?

11:56 | 26/02/2026
Rama i ashpër me magjistratët: Mos u merrni me mesazherin, por me mesazhin. Paguheni sa frëngu pulën

Rama i ashpër me magjistratët: Mos u merrni me mesazherin, por me mesazhin. Paguheni sa frëngu pulën

11:44 | 26/02/2026
Gjykatës që thonë; rëndojeni dorën!”/Mesazh për ndërkombëtarët?Rama:Ta kuptojnë dhe anglishtfolësit

Gjykatës që thonë; rëndojeni dorën!”/Mesazh për ndërkombëtarët?Rama:Ta kuptojnë dhe anglishtfolësit

11:39 | 26/02/2026
Rama në mbledhjen e grupit të PS: Shqipëria në BE, busull e pagabueshme

Rama në mbledhjen e grupit të PS: Shqipëria në BE, busull e pagabueshme

11:36 | 26/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com