Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Kushi ndan çmimet e fituesve të Olimpiadave Kombëtare 2021-2022

4 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Fituesit e fazës së tretë të Olimpiadave Kombëtare 2021-2022 për arsimin e mesëm të ulët dhe arsimin e mesëm të lartë kanë marrë certifikatat e tyre gjatë një ceremonie festive të organizuar në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë.

Aty merrnin pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, Zëvendësministrja, Nina Guga, Drejtoresha e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, Rezarta Alla, nxënësit fitues të olimpiadës, mësues, prindër, nxënës të Liceut Artistik dhe shkollës së Baletit.

Gjatë fjalës së saj, Ministrja Kushi u shpreh se vizioni dhe misioni është që të ofrojnë arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës dhe të barabartë. “Ne përpiqemi që të gjithë t’i kenë mundësitë e barabarta, por ndodh që disa shkëlqejnë më shumë, falë punës, sakrificës, përkushtimit dhe talentit të tyre, por edhe falë punës dhe përkushtimit të mësuesve dhe të prindërve të tyre”.

Ministrja tha se MAS e ka përgjegjësi që të punojë fort për të gjithë, edhe për ata që kanë aftësi ndryshe por edhe ata që kanë talente të spikatura. Olimpiadat kombëtare janë pikërisht për këtë arsye, që të nxisin punën, disiplinën, përkushtimin.

“Ne, nxënës si ju, e më pas studentë si ju, duam t’ju kemi këtu në Shqipëri. Shumë prej jush kanë ambicie të shkojnë të studiojnë në universitetet më të mira kudo në botë, por ne po punojmë fort që ju të keni zgjedhje të mira edhe këtu. Po punojmë fort për ndërkombëtarizimin e universiteteve, që universitetet tona të kenë programe të përbashkëta me këto universitete prestigjioze ku ju doni të shkoni të studioni”, nënvizoi Kushi.

Duke folur për ndërkombëtarizimin, ajo tha se diplomat e përbashkëta me universitete prestigjioze do të mbajnë emrat dhe firmat e rektorëve të dy universiteteve, që nënkupton se ajo diplomë njihet dhe ka vlerë njësoj, si në Shqipëri ashtu dhe në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Këto programe të përbashkëta kanë për qëllim rritjen e cilësisë, nxitjen e rinisë që të qëndrojë këtu dhe të japë kontribut për Shqipërinë, por është mbështetje edhe për prindërit, pasi atyre do tu kushtonte shumë që t’i dërgonin fëmijët me studime jashtë shtetit.

Nga mbi 3 mijë nxënës pjesëmarrës në të gjitha olimpiadat, 15 nxënës ishin fitues të vendit të parë, 38 të vendit të dytë dhe 58 të vendit të tretë. Ndërkohë që 54 nga fituesit ishin vajza dhe 57 djem. Për fituesit e vendeve të para krahas certifikatave u dhuruan edhe tableta.

Aktiviteti u shoqërua nga disa performanca kërcimi, baleti dhe pjesë muzikore nga nxënës të shkollës së baletit dhe liceut artistik. Olimpiadat kombëtare u organizuan për lëndët e Matematikës, Fizikës, Kimisë, Biologjisë, Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, Informatikës, Historisë dhe Gjeografisë.

Tags: Evis KushiMinistrja e Arsimit dhe SportitOlimpiadave Kombëtare

TË LIDHURA

Aktualitet

Alket Rizai dyshohet se është arratisur në Shqipëri ose Kosovë/ Zbulohen detaje të reja

10:21 | 07/10/2026
Aktualitet

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026
Aktualitet

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026
Next Post

Gledis Nano në Izrael, takohet me homologun e tij: Fokus bashkëpunimi mes dy vendeve

PD nuk duhet të sillet si opozita e Robin Hoodit me biznesin 

Dëshironi hapësirë për të fjetur në avion? Ëndrra juaj së shpejti do bëhet realitet (FOTO-VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

10:14 | 07/10/2026

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Alket Rizai dyshohet se është arratisur në Shqipëri ose Kosovë/ Zbulohen detaje të reja

by mirseda
10:21 | 07/10/2026
0

Autoritetet greke besojnë se Alket Rizai, krimineli i dënuar që nuk u kthye në burgun e Domokos...

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

10:14 | 07/10/2026

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com