E shtunë, 21 Nëntor, 2020
13 C
Tirana

Kush mund të jetë fituesi i zgjedhjeve, Trump apo Biden?

Më të lexuarat

Ky është qyteti që nuk do e shohë dritën e diellit për 2 muaj

Një qytet në Alaska, i ka thënë ''lamtumirë'' dritës së diellit për dy muajt e ardhshëm. Dielli u ngrit dhe perëndoi në Utqiagvik, Alaska, i...

KUJDES/ Pamje të rënda: Morgu përtej kapacitetit, trupat lihen përtokë

KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Syri.net ka publikuar foto ekskluzive të siguruara nga brenda Morgu i Tiranës, ku trupat e viktimave nga Covid-19 janë vendosur në...

Vdekja e Sokol Olldashit/Dyshimet që mbeten edhe 7 vite më pas

Sokol Olldashi, një nga ministrat kryesorë të Partisë Demokratike, vdiq mbrëmjen e 20 nëntorit 2013 në një aksident rrugor në aksin Tiranë-Elbasan. Prokuroria e Tiranës...

Basha publikon dokumentin: Në morg, 923 të vdekur nga Covid por u raportuan 509

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë se vdekjet e shkaktuara nga Covid-19 në Shqipëri nuk janë raportuar me vërtetësi. Basha tha se në...

Drejt kaosit: Mbi 800 raste të reja me Covid, 15 viktima

Shqipëria regjistron një tjetër rekord sa i takon të rasteve të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se 836...

Avokatit të Trump-it i del boja e flokëve gjatë fjalimit (FOTO)

Dje presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden sulmoi Donald Trump, për mos pranimin e humbjes së zgjedhjeve të 3 nëntorit, dhe për bllokimin e...

Një tjetër lajm i hidhur/ Aktori i njohur shqiptar humb betejën me virusin

Koronavirusi nuk kursen askënd! Një tjetër humbje e madhe për artin shqiptar, pasi nuk e ka fituar dot betejën me koronavirusin aktori fierak Fatmir...

Shqiptarit i zënë pritë në Spanjë, ekzekutohet me 6 plumba (Emri)

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë pasi ra pre e një atentati. Shqiptari i njohur si Trisas mbeti i vdekur pasi ndaj tij u...

‘Janë fshehur gjysma e viktimave nga COVID-i’, paralajmërimi i Ramës për nesër

Kryeministri Rama ka reaguar sot në lidhje me akuzat e parashtruara një ditë më parë nga kryedemokrati Basha, se janë fshehur gjysma e viktimave...

7 vjet nga humbja e Sokol Olldashit, ja çfarë bën Astrit Patozi (VIDEO)

Ish-numri dy i Partisë Demokratike, tashmë kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, ka rikujtuar kolegun e mikun e tij të ndjerë Sokol Olldashi....

Ndërsa kanë mbetur pak ditë nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë Joe Biden duket se ka një epërsi të ngushtë përballë Presidentit Trump, tregojnë anketat në shkallë kombëtare. Materiali në vazhdim i hedh një vështrim zhvillimeve më të fundit nga fushatat e të dy kandidatëve, ndërsa miliona amerikanë kanë votuar tashmë.

Sipas të dhënave të së shtunës, më shumë se 90 milionë amerikanë kanë votuar deri tani me postë, fizikisht në qendra votimi apo mënyra të tjera. Mindora Maddox është një prej tyre.

“Njerëzit më thoshin shko dhe voto më herët. Kështu mu mbush mendja dhe votova”, thotë ajo.

Kandidati demokrat Joe Biden është përpjekur t’i përkufizojë zgjedhjet si referendum ndaj mënyrës se si Presidenti Trump iu përgjigj pandemisë.

“Nuk po kandidoj me premtimin e rremë se do të jem në gjendje t’i jap fund pandemisë thjesht duke shtypur butonin. Por ajo që mund t’ju premtoj është kjo: Që ditën e parë do të fillojmë të bëjmë gjërat e duhura.”

 

Presidenti Trump po bën fushatë me premtimet për mirëqënie, duke theksuar të dhënat e fundit ekonomike.

 

“I patë shifrat, 33.1 për qind rritje e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Më e madhja në historinë e vendit, afro tre fish, duke e sjellë PBB në 3.5 për qind, në nivelet para pandemisë”.

 

Ndërsa protestat kundër dhunës policore vazhdojnë të trondisin vendin, demokrati Biden fajëson presidentin për nxitje të ndasive racore.

 

Nga ana tjetër, Presidenti Trump thotë se vetëm ai mund ta vendosë rendin dhe ligjin, duke akuzuar kundërshtarin e tij Joe Biden se po mbështet anarkistët dhe se ka një axhendë socialiste, për të cilën thotë se do të shkatërrojë Shtetet e Bashkuara. Whit Ayres është analist republikan me firmën hulumtuese “North Star Opinion Research”.

 

“Argumenti përmbyllës i zotit Biden është pikërisht i njëjti argument që ka dhënë që në fillim se është koha për të bashkuar vendin dhe për një fillim të ri. Argumenti përmbyllës i fushatës së zotit Trump duket se është se Joe Bideni dhe demokratët do të shkatërrojnë jetën e amerikanëve. Mesazh që vështirë të ngjisë tek njerëzit”.

 

Sipas anketave kombëtare të premten, ish-Nënpresidenti Biden mban ka një epërsi prej 7 për qind ndaj zotit Trump. Por zgjedhjet amerikane nuk përcaktohen nga vota popullore, por nga vota elektorale e secilit shtet. Ky është një sistem sipas të cilit fituesi i merr të gjitha në të 50 shtetet, përveç shteteve Mein (Maine) dhe Nebraska. Një kandidati i duhen minimalisht 270 vota elektorale nga 538 gjithësej për të fituar zgjedhjet.

 

Zoti Trump shpreson të përsërisë fitoren e vitit 2016, duke siguruar votat e kolegjit elektroral në shtetet kritike për rezultatin, ku sondazhet tregojnë një epërsi të vogël të zotit Biden. Robert Griffin është me grupin hulumtues “Democracy Fund Voter Study Group”.

 

“Trump nuk po humbet aq keq në disa prej shteteve të lëkundura se sa në shkallë kombëtare. Por pyetja qendron nëse prirja kombëtare do të jetë më e thellë se sa tek shtetet e lëkundura vendimtare, që të ketë vërtet një ndryshim”.

 

Por cilat shtete duhet të fitojë zoti Trump për të mbajtur Shtëpinë e Bardhë ? Analistja republikane Manda Iovino me “WPA Intelligence” ofron opinion e saj.

 

“Pensilvania dhe Florida janë shtete të rëndësishme. Nëse presidenti nuk paraqitet mirë atje, ose humbet Floridën, atëherë vështirë të shohësh një prirje të qartë fitoreje për të”.

Zoti Trump do të zhvillojë katër tubime në Pensilvani gjatë fundjavës ndërsa rivali i tij Biden do të zhvillojnë tubime në këtë shtet të hënën./VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Kur ka pasur tradhti…”, Vin Veli flet për ndarjen me Bora Zemanin

Vin Veli prej kohësh ka dëshmuar se ka marrëdhënie mjaft të mira me ish-partneren e tij Bora Zemani, me të cilën ka edhe një...

Braçe zbardh pasurinë ‘e çmendur’ të Lulzim Bashës

Sikundër Rama, bluzat e bardha, edhe zv/kryeministri Erion Braçe, ka reaguar ashpër ndaj kreut demokrat Lulzim Basha, lidhur me deklaratat për fshehjen e numrit...

Pas Greqisë, një tjetër shtet shtrëngon masat për Shqipërinë

Pas Greqisë, edhe Mali i Zi ka kufizuar lëvizjet e qytetarëve shqiptarë. Për shkak të rëndimit të situatës si pasojë e koronavirusit, Mali i...

Horoskopi, 21 nëntor 2020

Dashi Mundohuni të shmangni stresin e udhëtimeve në distanca të gjata. Natyra gazmore e anëtarëve të familjes do të lehtësojë atmosferën në shtëpi. Ndërhyrja e...

Mediat serbe: Më 26 dhe 27 nëntor, Kosovës mund t’i liberalizohen vizat

“Delegacionet teknike kosovaro-franceze më 26 dhe 27 nëntor për liberalizimin e vizave”, është shkrimi i sapo publikuar nga mediat serbe. Një takim virtual i delegacioneve...