E hënë, 1 Mars, 2021
11 C
Tirana

Kush janë sot 10 qytetet më të rrezikshme në botë

Para se të planifikoni pushimet tuaja të radhës, mund të jetë me vlerë të bëni disa kërkime mbi qytetet që mendoni të vizitoni, sidomos nëse itinerari përfshin qytetet në Meksikë dhe Amerikën e Jugut, ku ndodhen edhe 10 vendet më të rrezikshme në botë.

Sipas raportit nga Këshilli i Qytetarëve për Sigurinë Publike dhe Drejtësinë Penale në SHBA, ja cilat janë qytete që kanë dokumentuar nivelet më të larta të vrasjeve për banorë.

  1. Kiudad Bolivar, Venezuelë: 69 vrasje për 100 mijë banorë

Në këtë qytet droga, bandat dhe dhuna e tyre janë të shfrenuara. Krimi lulëzon lirshëm, ndërsa policia është dorëzuar. Në vitin 2018, aty pati 264 vrasje në një popullsi prej 382.095 banorësh.

  1. Fortaleza, Brazil: 69 vrasje për100 mijë banorë

Fortaleza është e famshme për plazhet e bardha dhe afërsinë e saj me atraksionet shumë të njohura turistike. Por bukuria e saj lihet në hije nga numri i lartë vrasjeve, 2.724 vetëm në vitin 2018.

  1. Natal, Brazil: 75 vrasje për 100 mijë banorë

Qyteti është i njohur për nivele të larta të të gjitha krimeve, përfshirë vjedhjet, sulmet fizike dhe seksuale, si dhe vjedhja e makinave. Por edhe numri i vrasjeve është i frikshëm, 1.185 vetëm në vitin 2018. Arsyet e nivelit të lartë të krimit dhe vrasjeve janë varfëria dhe dhuna midis të burgosurve dhe bandave.

  1. Kiudad Guajana, Venezuelë: 78 vrasje për 100 mijë banorë

Turistët paralajmërohen të kenë shumë kujdes kur eksplorojnë qytetin, pasi krimet si përdhunimi dhe vrasja janë shumë të zakonshme. Në vitin 2018 pati 645vrasje, kryesisht për shkak të vështirësive ekonomike dhe bandave të armatosura.

  1. Irapuato, Meksikë:81 vrasje për 100 mijë banorë

Vrasjet burojnë më shumë nga luftërat për territor mes karteleve të drogës Jelisco New Generation dhe Santa Rosa de Lima. Vetëm në vitin 2018 pati 473 vrasje. Atentatet në rrugë janë më se të zakonshme.

  1. Kiudad Juarez, Meksikë:86 vrasje për 100 mijë banorë
Lexo edhe :   Ekzekutimi i Behar Sofisë, zbardhet itinerari i lëvizjes së vrasësit

Dikur u shërbente banorëve të El Paso në Teksas, që ndajnë të njëjtin kufi, me klubet e natës. Por që atëherë turizmi është zhdukur për shkak të niveleve të larta të krimit. Në vitin 2018 pati 1.251 të vrarë.

  1. Kuidad Viktoria, Meksikë:86 vrasje për 100 mijë banorë

Edhe këtu shumë nga vrasjet që ndodhin janë rezultat i përleshjeve midis karteleve rivale të drogës, si dhe grupeve kriminale që përplasen me policinë dhe ushtrinë në qytet. Gjithashtu,ka një dhunë të theksuar edhe në burgje, ku herë pas here ka të shtëna, kontrabandim të armëve, trazira dhe arratisje. Në vitin 2018, pati 314 vrasje.

  1. Karakas, Venezuelë:100 vrasje për 100 mijë banorë
Lexo edhe :   ''Nuk ishte vetëm''/ Flet kamerieri që i shërbeu kafenë e fundit Behar Sofisë

Në vitin 2017, Karakas u cilësua si kryeqyteti më i rrezikshëm. Shumë banorë në këtë qytet – dhe të Venezuelës në përgjithësi – janë detyruar të bëjnë një jetë kriminale në mënyrë që të sigurojnë jetesën për familjet e tyre të varfra. Në vitin 2018 pati 2.980 të vrarë.

  1. Akapulko, Meksikë:111 vrasje për 100 mijë banorë

Dikur një shesh xhirimesh për filmat e Hollivudit, sot është një fushëbetejë midis bandave të drogës. Rrugët e qytetit janë të mbushura me hajdutë, rrëmbyes dhe vrasës. Rezultati është shkatërrimi i industrisë së turizmit që lulëzonte dikur. Shumë pronarë biznesesh, janë të detyruar të paguajnë gjobat e bosëve të krimit për mbrojtje. Në vitin 2018 pati 948 vrasje.

  1. Tijuana, Meksikë:138 vrasje për 100 mijë banorë

Në qytetin më të rrezikshëm në botë ndodhin mesatarisht 7 vrasje në ditë. Pjesa më e madhe e dhunës vjen nga trafikimi i qenieve njerëzore dhe tregtia e drogës, si dhe nga një rivalitet midis karteleve të Sinaloas dhe Tijuanas. Vetëm në vitin 2018 pati 2.640 vrasje.

Burimi i lajmit: https://www.worldatlas.com/articles/the-most-dangerous-cities-in-the-world.html

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

A do të ketë një 2-Mars tjetër? Ja si përgjigjet Presidenti Meta

Ilir Meta: Nuk kam pasur kohë të mendoj për këtë gjë, por nuk e di a do më zërë gjumi sot, por do përpiqem...

”Nuk ishte vetëm”/ Flet kamerieri që i shërbeu kafenë e fundit Behar Sofisë

Personi që i shërbeu kafenë e fundit Behar Sofias, kamerieri i lokalit me inicialet K.Gj., ka treguar se 66-vjeçari nuk ishte vetëm ditën që...

Kreu i OBSH: Shtetet bëjnë gabim të madh nëse mbështeten vetëm te vaksina

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se rritja e madhe e rasteve të reja me koronavirus në 57 shtete, vjen si pasojë e varianteve të...

Kreu i PE: Të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë në luftën kundër Covid-19

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka reaguar pas takimit në Bruksel me kryeministrin Edi Rama. Sipas Sassoli, institucioni që ai drejton dha “ok”-in për...

Kosova në pritje të konfirmimit nga COVAX për marrjen e vaksinave

Ministria në detyrë e Shëndetësisë në Kosovë tha se është në pritje të “konfirmimit final” nga COVAX për marrjen e dozave të para të...