Partizani ka fituar derbin me rezultatin 1-0 kundër Tiranës. Një fitore e rëndësishme ndaj rivalit historik të kryeqytetit me golin e vetëm të Erald Çinarit. Shkodranit rikthehet në mënyrën e duhur në ekipin e “Demave të kuq”.
Pjesa e parë pa dy ekipe që dyluftuan në çdo centimetër të fushës, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë u ndezën nervat.
Jurgen Bardhi doli me karton të kuq në minutën e 51′ pas një dyluftimi me portierin Bekaj, ndërsa pas 5 mintuash ishte Batha që doli nga loja duke baraspeshuar forcat.
Me këtë triumf Partizani i ka dhënë “goditjen fatale” kampionëve të Tiranës, duke i nxjerrë nga gara për titull, teksa të kuqtë janë vënë në ndjekje të kryesuesve të Vllaznisë.