Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kush janë 12 njerëzit, që shkatërruan zgjedhjet e Parlamentit Europian

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kush janë 12 njerëzit, që shkatërruan zgjedhjet e Parlamentit Europian

Nga Rajan Heth/ Sa zgjedhje të çuditshme! Kandidatët për postet më të larta drejtuese të BE-së, nuk ishin në fletën e votimit, dhe në disa raste nuk u shfaqën në debatet e mëdha. Shumica e liderëve kombëtarë, qëndruan larg procesit. Kontinenti është i ndarë në 9 drejtime, me grupe partiake nga ato tradicionale, tek ato rebele.

BE-ja shpenzoi dhjetëra miliona euro, në përpjekje për t’i bindur qytetarët të shkojnë të votojnë, por s’bëri asgjë për të ndihmuar miliona të tjerë që patën probleme me njohjen e programeve elektorale. Pjesëmarrja ishte sërish në rënie. Por si u katandis këtu eksperimenti më i madh demokratik në botë? Ja cilët janë 12 personat, që duhet të mbahen përgjegjës për këtë.

Helmut Kol

Kancelari që e bashkoi Gjermaninë pas 40 vjetësh të Luftës së Ftohtë, ishte pjesë e një procesi që i hapi rrugë krijimi të monedhës së përbashkët dhe zgjerimit të BE-së drejt lindjes. Ishte një lëvizje gjeopolitike e mirë, por e dëmshme për pjesëmarrjen në zgjedhjet evropiane.

Simone Veil

E mbijetuara e Aushvicit, kampione e lëvizjes feministe, avokate e të drejtave të njeriut, ministre e qeverisë franceze, dhe udhëheqëse e partisë europiane (e bllokut liberal të viteve 1980), ishte gjithashtu kryetarja e parë e Parlamentit Evropian të zgjedhur drejtpërdrejti (në vitet 1979-1982). Problemi:Ajo bëri që të gjithë të tjerët që erdhën në pas, të duken për krahasim të vegjël.

Neli Kros

E ndërtoi reputacionin e saj mbi gjobat e mëdha antitrust. Gjatë viteve 2004-2009, prodhoi titujt kryesorë në media, por në këtë mënyrë, ajo dhe pasuesit e saj Hoakin Almunia dhe Margret Vestager zbuluan një të vërtetë thelbësore për BE-në:Fuqia e vërtetë nuk qëndron tek Parlamenti Evropian, apo tek votuesit që zgjedhin deputetët. Më shumë se kudo tjetër në Bruksel, ajo ndodhet në duart e komisionerit të konkurrencës, që zakonisht nuk konsultohet me PE.

Manfred Veber

Veber kandidon për president të Komisionit Europian. Ai shmangu një debat paraprak në gjirin e Partisë Popullore Evropiane, dhe as mori pjesë në debatin e parë ndërpartiak në Mastriht, duke mos u bërë shumë i njohur për opinionin e gjerë publik.

Mark Zukerberg

Themeluesi i Facebook, krijoi një platformë të shumëpërdorur që mundëson dezinformimin, dhe u krijon jo pak propbleme partive politike dhe institucioneve të BE. Në vitin 2018, ai premtoi të investonte në sisteme të reja, për të ndalur destabilizimin e demokracive. Por asnjëra nga masat, nuk e ndali dot fushatën anti-BE.

Vera Jourova

Ajo është komisionerja e BE për të drejtat e njeriut, mbrojtjen e privatësisë, konsumatorit dhe barazisë gjinore. Përveç udhëzimeve për kufizimin e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit në rrjetet sociale, Jurova ka qenë apatike në fushat e tjera.

Elio di Rupo

Ish-kryeministri belg, është përgjegjës për një reformë shtetërore, të njohur si “Marrëveshja Flutur” (sipas kravatave me flutura, që ai përdor shpesh). Reforma ndryshoi ciklin zgjedhor belg, duke e lidhur zgjedhjet evropiane me ato kombëtare, por që gjithësesi nuk i dha përparësi votimeve evropiane.

Mark Rute

Për shkak të pjesëmarrjes së ulët, kryeministri holandez, injoroi zgjedhjet evropiane të këtij viti. Vetëm 37 për qind e zgjedhësve në Holandë, votuan në vitin 2014. Këtë vit u vërejt një rritje, por partia e tij pësoi një humbje të konsiderueshme.

Morten Mesershmid

Eurudeputeti danez, u zgjodh në vitin 2014 me numrin më të madh të votave të fituara ndonjëherë nga nje danez. Por pak para zgjedhjeve të këtij viti, Mesershmid u përfshi në skandalin e shpërdorimit të rreth 400 mijë eurove të taksapaguesve evropianë. Kjo e rënoi imazhin e tij, dhe të forcës që përfaqësonte.

Theresa May

Gjithçka që duhej të bënte, ishte të përmbyllte negociatat mbi Brexit. Ajo arriti me Brukselin një marrëveshje të konstestuar ashpër nga të gjitha palët politike në Britani, duke shkaktuar 3 humbje poshtëruese në parlament. Me dorëheqjen e saj, britanikët ndodhen në një udhëkryq tjetër.

Angela Merkel

Kancelarja gjermane, ka qenë apatike para këtyre zgjedhjeve. Ajo miratoi shpejt e shpejt kandidaturën e Manfred Veber për president të Komisionit Europian, dhe më pas ia la drejtimin e CDU pasardhëses së saj të përzgjedhur, Anegret Kramp-Karrenbauer. Ajo u shfaq në fushë vetëm në një rast:për të mbështetur partinë qeverisëse në Kroaci, HDZ, një parti që e ka origjinën tek nacionalistët ustashë, që dikur ishin aleatë të Hitlerit!

Emanuel Makron

Presidenti francez, donte që zgjedhjet e këtij viti, të ishin një betejë për ‘shpirtin e Evropës’. Por ai u detyrua të merrej me shmangien e një humbje poshtëruese në shtëpi, duke mos pasur kohë të aktivizojë forcat eurofile të kontinentit.

“Politico.eu” – Bota.al

Tags: 12 njerëzitjanëkushParlamentit EuropianshkatërruanZgjedhjet

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
“I rëntë kanceri në grykë atyre që s’më votojnë”, Hasbi Kasa kandidon sërish

“I rëntë kanceri në grykë atyre që s’më votojnë”, Hasbi Kasa kandidon sërish

Vuçiç flet për Kosovën: Humbja më e madhe e Serbisë në 500 vjet histori

Vuçiç flet për Kosovën: Humbja më e madhe e Serbisë në 500 vjet histori

“Hitparade i absurdit shqiptar”/Mbikalimi nuk ndodhet larg, por qytetari… (Video)

"Hitparade i absurdit shqiptar"/Mbikalimi nuk ndodhet larg, por qytetari… (Video)







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, del nga rruga autoboti që transportonte lëndë djegëse
Aktualitet

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, del nga rruga autoboti që transportonte lëndë djegëse

by mirseda
08:44 | 15/04/2026
0

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Prizrenit. Sipas informacioneve...

SHBA: Tregtia iraniane përmes Ngushticës së Hormuzit është ndalur plotësisht

SHBA: Tregtia iraniane përmes Ngushticës së Hormuzit është ndalur plotësisht

08:32 | 15/04/2026
Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

22:49 | 14/04/2026
Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

22:35 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com