Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kush janë 10 shkencëtarët, që eksperimentuan shpikjet e tyre mbi veten

6 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Kush janë 10 shkencëtarët, që eksperimentuan shpikjet e tyre mbi veten

Të qenit shkencëtar, kërkon përkushtim dhe ndonjëherë edhe një etje të madhe për të fituar dije me çdo çmim. Dhjetë studiues dhe shkencëtarët që po rendisim më poshtë, e çuan në ekstrem sfidën, duke testuar teoritë e tyre mbi veten, ndonjëherë me rezultate fatale.

10-Xhonas Salk (1914-1995)

I njohur botërisht për shpikjen në vitin 1952 të vaksinës kundër poliomielitit, Salk ishte një studiues shumë altruist. Pas vaksinimeve të suksesshme mbi majmunët, Salk e testoi vaksinën e tij të poliomielitit mbi veten, gruan dhe madje edhe fëmijët e tij.

9-Ilia Meçinikof (1845-1916)

Ky mjek rus, pati një jetë shumë melankolike. Kur i vdiq gruaja e parë, tentoi vetëvrasjen përmes një doze të madhe opiumi. Ai është i njohur për studimin e sëmundjes së etheve të verdha. Ai ia injektonte vetes virusin, për të provuar transmetimin e tij përmes gjakut. Studimet e tij plot me vlerë në imunologji, i dhanë Çmimin Nobel për Mjekësi në vitin 1908.

8-Karl Shele (1742-1786)

Kimisti gjerman, e humbi rastin të bëhej i famshëm, kur zbulimi prej tij i oksigjenit dhe azotit, u la në hije nga kimisti më i njohur anglez Zhozef Priestli, që ishte në gjendje të botonte më shpejt gjetjet e tij. Shele bënte eksperimente të guximshme me shumë elementë kimikë. Ai vdiq papritur në moshën 43-vjeçare, me simptoma që kishin një ngjashmëri të çuditshme me helmimin nga mërkuri.

7-Albert Hofman (1906- 2008)

Kimisti zviceran, ishte i pari që sintetizoi drogën haluçinogjene LSD në vitin 1943. Ai synonte ta përdonte atë si një ilaç, për ripërtirjen fizike të njerëzve të sëmurë. Pasi gëlltiti aksidentalisht LSD-në, ai e pinte më vonë qëllimisht, dhe më pas regjistronte efektet e saj.

6-Kevin Uoruik (lindur në vitin 1954)

Ekspert mbi inteligjencën artificiale dhe robotikën, shkencëtari britanik u bë i famshëm kur instaloi disa elektroda në sistemin e tij nervor, dhe kur krahu i një roboti në distancë iu përgjigj sinjaleve të dërguara nga elektroda, duke imituar lëvizjen e krahut të tij. Ai eksperimentoi të njëjtën gjë edhe me gruan e tij.

5-Verner Forsmann (1904-1979)

Mjeku gjerman fitoi Çmimin Nobel për Mjekësi në vitin 1956, për kërkimet e tij në fushën e kateterizimit të zemrës. Eksperimentet e para, Forsman i kreu mbi zemrën e tij. Kjo procedurë novatore, përdoret sot gjërësisht nga kardio-kirurgët për të kuruar problemet me fibrilacionin arterial.

4-Uilliam J.Herrington (1924-1992)

Harrington i specializuar në çrregullimet autoimune, veçanërisht ato me origjinë nga gjaku, kreu shumë studime mbi pacientët që kishin pësuar trombozë. Për të përcaktuar nëse sëmundja transmetohej nga gjaku, apo nëse vinte nga palca e kockave, ai i injektoi vetes gjak nga njëri prej pacientëve të tij të sëmurë. Ai përjetoi shenjat e sëmundjs, të cilat u zhdukën relativisht shpejt.

3-Daniel Karrion (1857-1885)

Kur ishte student i mjekësisë, ai studio një epidemi në Peru, e njohur si ethet e Orojas. Karrion merrte gjak nga lythat e një 14-vjeçari që vuante nga ethet, dhe më pas e injektonte në gjakun e tij. Ai arriti të provonte një lidhje midis dy formave të sëmundjes, që shkaktohet nga i njëjti bakter (Bartonella).

2-Santorio Santorio (1561-1636)

Mjeku italian, u mor me studimin e metabolizmit, duke matur ndryshimet në peshën e tij trupore, gjatë fazave të ndryshme metabolike të ditës, si ngrënia dhe gjumi. Ai është i njohur për matjet e tij të përpikta të urinës dhe feçeve, që më pasi i krahasonte.

1-Jozef Goldberger (1874-1929)

Emigrant me origjinë hungareze në Nju Jork, Goldberger ishte i specializuar tek sëmundjet, që prekin zakonisht të varfërit. Zbulimi i tij më i njohur ishte pelagra, një sëmundje mëse e zakonshme në shtetet e jugut. Ai zbuloi se ajo shkaktohej nga një dietë e varfër ushqimore, dhe nuk ishte ngjitëse. Ai i injektonte vetes dhe gruas së tij gjakun e atyre që vuanin nga pelagra, duke e vërtetuar plotësisht teorinë e tij.

TIRANA TODAY

 

Tags: Albert HofmanDaniel KarrionshkencëtarëtVerner ForsmannXhonas Salk

TË LIDHURA

Bota

Para takimit Erdogan-Mitsotakis, Turqia dhe Greqia përballë tensioneve të reja në Egje

11:20 | 06/02/2026
Moti i keq pezullon fluturimet në aeroportin e Berlinit
Bota

Moti i keq pezullon fluturimet në aeroportin e Berlinit

09:45 | 06/02/2026
Mes tensioneve diplomatike, SHBA ndihmon Kubën pas goditjes nga uragani Melissa
Bota

Mes tensioneve diplomatike, SHBA ndihmon Kubën pas goditjes nga uragani Melissa

08:55 | 06/02/2026
Next Post
E rrallë/ Telefoni i Jeff Bezos është hakuar nga princi i kurorës Saudite

E rrallë/ Telefoni i Jeff Bezos është hakuar nga princi i kurorës Saudite

Zbulohen disa prej emrave që synojnë të drejtojnë FBI-në shqiptare

Zbulohen disa prej emrave që synojnë të drejtojnë FBI-në shqiptare

Ministri Di Maio jep dorëheqjen në mënyrë të befasishme nga drejtimi i partisë

Ministri Di Maio jep dorëheqjen në mënyrë të befasishme nga drejtimi i partisë







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në afërsi të tunelit të Murrizit, përplasen dy automjete
Aktualitet

Aksident i rëndë në afërsi të tunelit të Murrizit, përplasen dy automjete

by mirseda
12:49 | 06/02/2026
0

Një aksident i rëndë është shënuar në afërsi të tunelit të Murrizit, ku janë përplasur dy automjete....

Spiropali në Uashington: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategjik i SHBA

12:36 | 06/02/2026

Mbetjet nga Tajlanda, zhvillohet sot seanca për masat e sigurisë për 20 të arrestuarit

11:42 | 06/02/2026
Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës

Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës

11:24 | 06/02/2026

Para takimit Erdogan-Mitsotakis, Turqia dhe Greqia përballë tensioneve të reja në Egje

11:20 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com