Luigi Di Maio, ministri i Jashtëm i Italisë ka dhënë dorëheqjen si lideri i partisë “ “Lëvizja 5 Yjet”. Ai ka komunikuar lajmin në një takim që zhvilloi me ministrat e kabinitetit që janë pjesë e partisë së tij.
Mediat italiane ende nuk zbardhur motivet e kësaj dorëheqje, por raportojnë se bazuar në një status në facebook, Di Maio do të japë një konferencë për shtyp sot në orë 17:00, ku do të tregojë dhe arsyet.
Megjithëse nuk do të jetë në krye të partisë, ai do të vijojë të jetë pjesë e kabinetit qeveritar.
Giuseppe Conte, Kryeministri i Italisë, tha se nuk dëshiron të komentojë vendimin e Di Maio. “Nëse ky është vendimi i tij, atëherë unë do ta respektoj”, tha Conte.