Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Kush ishte Karl Marksi, “babai” i komunizmit  

5 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
Kush ishte Karl Marksi, “babai” i komunizmit  

Filozofi gjerman Karl Mars (1818-1883), nuk e shpiku komunizmin. Por ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij duke e bërë popullore sloganin socialist “nga secili sipas aftësisë së tij, në secilit sipas nevojave të tij”. Marksi parashikonte se faza e fundit e kapitalizmit, do të sillte një revoltë të pashmangshme e punëtorëve, teksa klasa punëtore (proletariati) do të rrëmbente mjetet e prodhimit nga elitat (borgjezia), dhe do t’i shpërndante ato në një shoqëri të re, pa klasa, të karakterizuar nga barazia ekonomike. Po jeta e filozofit gjerman, ka pasur disa detaje, që ndoshta nuk i keni ditur.

Pagëzimi i tij në moshën 6-vjeçare, mund të ketë ndodhur për arsye politike

Paraardhësit e Marksit nga ana e babait, kishin shërbyer si rabinë hebrenj që nga viti 1723 në Trier të Prusisë së dikurshme, sot Gjermania Lindore. Ndërkohë edhe gjyshi nga nëna ishte një rabin. Pas fundit të Luftërave Napoleoniane, administrata franceze u largua nga Prusia, dhe qeveria e re nisi të zbatojë një ligj që i ndalonte hebrenjtë të shërbenin në profesione apo poste publike.

Babai i Marksit, Hajnrih, një avokat i suksesshëm, u konvertua në fenë protestante (luteranizëm) në vitin 1816, me shumë gjasa për t’iu përshtatur ligjit. Marksi dhe motrat e tij, u pagëzuan në këtë fe në vitin 1824.

Shkolla e tij u bastis nga policia

Hajnrih, që ishte shumëi ndikuar nga filozofët e Iluminizmit si Volteri, e mësoi Karlin në shtëpi deri në vitin 1830. Më pas ai ndoqi studimet në gjimnazin Friedrih Vilhelm. Drejtori i shkollës, Johan Vytenbah, punësonte shpesh mësues liberalë, që mbronin arsyen dhe lirinë e fjalës. Policia e bastisi disa herë shkollën, për të goditur veprimtarinë revolucionare.

Shmangu shërbimin ushtarak, për shkak të një problemi fizik

Karl Marksi e shmangu rekrutimin në ushtri për shkak të “gjoksit të tij të dobët”, një diagnozë e paqartë që u përkeqësua nga jeta e tij e natës, dieta e keqe ushqimore, pirja e shpeshtë e alkoolit dhe duhanit.

Një duel dhe burgosja, e shenjuan thellë jetën e tij universitare

Karli ndoqi studimet në Universitetin e Bonit në fillim të vitit 1835. Por shumicën e kohës ishte i dehur, dhe bënte një jetë të çrregullt. Ai iu bashkua një grupi politik radikal të quajtur “Klubi i Poeteve”, dhe ishte bashkë-president i Klubit të Tavernës së Trierit, një shoqëri pijetarësh që kundërshtonte organizatat universitare më aristokratike.

Marksi nisi të mbante një armë për vetëmbrojtje (që më pas i krijoi më shumë telashe me policinë), dhe në një rast pranoi një duel më shpata kundër një anëtari të Korpusit Borusia, që rezultoi me plagosjen e Marksit në syrin e majtë.

Pati një martesë të diskutueshme me shoqen e tij të fëmijërisë

Disa vite para lindjes së Karlit, i ati ishte miqësuar me Ludvig von Vestfalen, një aristokrat prusian me prirje liberale. Vajza e tij Xheni von Vestfalen, u njoh me Marksin kur ajo ishte 5 vjeçe, dhe ai ishte vetëm 1-vjeç.

Kur ishte 22-vjeç, Xheni dhe Marksi u fejuan. Ajo anuloi një fejesë të mëparshme me një pjesëtar të aristokracisë. Lidhja e tyre u debatua shumë, pasi ata nuk vinin nga e njëjta shtresë shoqërore, dhe për më tepër burrat që martoheshin me gra më të mëdha në moshë, nuk shiheshin me sy të mirë.

Nuk mori pjesë në funeralin e të atit

Vitet universitare, sollën një krisje në marrëdhënie mes tij dhe familjes. Kur nisi studimet në Universitetin e Berlinit, Marksi nuk pranoi të vizitojë familjen e tij. Babai i tij u trondit nga sjellja e të birit. Para se të vdiste, i kërkoi Karlit përmes një letre që të ndërronte udhë, dhe të përpiqej të respektonte Prusinë dhe pushtetarët e saj. Por Marksi nuk u tërhoq. Kur Hajrih Marks vdiq nga tuberkulozi në majin e vitit 1838, Karli nuk denjoi t’i shkonte në funeral.

U mbajt me para nga Engelsi

Marksi jetoi në Paris – një vatër e mendimit politik në mesin e shekullit XIX-të – për vetëm 2 vjet. Në atë kohë ai u njoh me Fridrih Engelsin, duke nisur një nga miqësitë më të rëndësishme filozofike të kohëve moderne. Engelsi diktoi pikëpamjen e Marksit mbi proletariatin, me përvojën e tij në botën reale si pronar i fabrikës së tekstilit që kishte familja e tij.

Ata bashkëpunuan në disa ese (përfshirë Manifestin Komunist), teksa Engelsi e mbante rregullisht me para Marksin dhe familjen e tij. Ironikisht industrialisti e ndihmoi Marksin të mbronte një sistem, që do ta rrënonte fuqinë e tij financiare.

U dëbua nga shumë vende evropiane

Urdhërat që Marksi duhej të largohej nga një vend brenda 24 orëve, hasen shpesh në biografinë e tij. Në vitin 1843, iu kërkua të largohet nga Prusia, kur Car Nikolla i kërkoi qeverisë në Berlin të ndalonte botimin e gazetës së Marksit “Rheinische Zeitung”. Ai shkoi në Francë, ku u bë bashkë-redaktor i një gazete të majtë radikale.

Qeveria franceze ia mbylli në vitin 1845 gazetën, dhe e dëboi Marksin. Nga aty shkoi në Belgjikë, por autoritetet e arrestuan në vitin 1848, me akuzën se do të shpenzonte një të tretën e trashëgimisë së tij në armatosjen e punëtorëve. U kthye sërish në Francë, dhe nga aty shkoi në Prusi. U dëbua sërish nga vendlindja në majin e vitit 1849, dhe në fund u stacionua në Londër me gruan e tij, që po priste fëmijën e tyre të katërt. Në fund vdiq si një person pa shtetësi.

Pati shumë probleme shëndetësore

Biografi i tij Verner Blumenberg, thotë se Marksi vuante nga dhimbje të forta koke, pezmatime të syve, dhimbje në nyje, pagjumësi, probleme me mëlçinë dhe tëmthin, si dhe simptoma depresive. Këto simptoma, kanë të ngjarë të jenë përkeqësuar nga zakonet e tij të këqija: puna natën vonë, ngrënia e ushqimeve që dëmtojnë mëlçinë, dhe pirja e madhe e duhanit dhe alkoolit. Këto sëmundje e çuan drejt vdekjes së parakohshme në moshën 64-vjeçare.

TIRANA TODAY

 

 

Tags: babai i komunizimitkarl markssherbimi ushtarak

TË LIDHURA

Mungesa e komunikimit: 10 sjellje që ‘e heshtin’ dashurinë
Kuriozitete

Mungesa e komunikimit: 10 sjellje që ‘e heshtin’ dashurinë

20:58 | 30/05/2025
“Rikthimi i Covid-19: Simptomat e njëjta, përhapje më e shpejtë”
Bota

“Rikthimi i Covid-19: Simptomat e njëjta, përhapje më e shpejtë”

16:07 | 30/05/2025
Shkencëtarët paralajmërojnë: Toka mund të hidhet jashtë orbitës nga një yll
Kuriozitete

Shkencëtarët paralajmërojnë: Toka mund të hidhet jashtë orbitës nga një yll

09:17 | 30/05/2025
Next Post
Ja kush janë 10 аktоrët më të раѕur sot në bоtë (FOTO)

Ja kush janë 10 аktоrët më të раѕur sot në bоtë (FOTO)

Aksident i rëndë në Korçë, humbin jetën dy persona

Aksioni kundër bixhozit, arrestohen 115 persona në mbarë vendin (VIDEO)

“Goditje shpartalluese”/ Rama lëshon paralajmërimin e fortë (VIDEO)

"Goditje shpartalluese"/ Rama lëshon paralajmërimin e fortë (VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com