Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kush i ndau shqiptarët për festat?

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kush i ndau shqiptarët për festat?

Nga: Artur Ajazi

Sikur të mos kishte probleme dhe objektiva të tjera për të realizuar për vendin, qeveria e Partisë Demokratike e ardhur me votën e 22 Marsit 1992, gjënë e parë që bëri, ishte ndryshimi i datës së çlirimit. E bashkoi atë me 28 Nëntorin, duke festuar “dy gëzime në një ditë”.

Historiografët militantë të Partisë Demokratike, (që kanë futur duart edhe në arkiva) nxituan çuditshëm të ndanin festat e shqiptarëve, me arsyetimin banal se “29 Nëntori ishte çlirimi i ish-Jugosllavisë”. Po ashtu ata e motivuan ndryshimin edhe me “kërkesën e ish-të përndjekurve politikë, të cilët sipas tyre “kërkonin të vihej në vend drejtësia historike e vendit”.

Prej atij viti dhe deri sot, shqiptarët u ndanë, disa festojnë 28 Nëntorin si datë e Pavarësisë dhe e Çlirimit të Shqipërisë, kurse pjesa tjetër që natyrisht është shumicë, i feston të dyja.

Madje, hipokrizia e Sali Berishës arrin deri atje sa, në 28 Nëntor shkon edhe tek varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, vendos edhe kurora, edhe pse ka mohuar veprën, gjakun dhe jetën e tyre. Ka patur raste kur Berisha, në 28 Nëntor, nuk ka përmendur fare dëshmorët e LNÇ, por ka ngritur në peidestal bashkëpunëtorët e pushtuesit.

Njeriu që mori pushtetin duke mashtruar shqiptarët, synimin kryesor në lëmin e historisë e ka patur, ti ndajë ata, ti përçajë, të fusë frymën e urrejtjes klasore, krahinore dhe politike.

Dhe ja ka arritur disi qëllimit. Edhe sot pas 32 vitesh, shqiptarët ndjehen të dyzuar, të festojnë 28 Nëntorin si dita e Pavarësisë dhe Çlirimit, apo ti ndajnë ato nga njëra-tjetra. Natyrisht pjesa dërrmuese e shqiptarëve, ja kuptuan hilenë Berishës, dhe nuk pranuan të përdhosin datat festive të Kombit.

Por ai arriti që ti ndajë dhe përçajë për një kohë të gjatë ata. Edhe sot e kësaj dite në Parlament, Berisha nuk ndalet së futuri frymën e përçarjes krahinore.

Ai mbetet njeriu që sistematikisht, ka ndarë dhe ndan, Veriun nga Jugu i vendit. Këtë e deklaron kur përmënd investimet duke deklaruar se “Rama investon në Jug dhe jo në Veri”, këtë e bën edhe kur vjen 28 dhe 29 Nëntori.

Ai e urren ditën e çlirimit të vendit, ashtu siç urren dhe përdhos jetën dhe veprën e Dëshmorëve të Atdheut. Për Berishën, “dëshmorë” janë bashkëpunëtorët e fashizmit dhe nazizmit, apo desantët e ardhur pas 1994, janë ata që u vranë në betejat e LNÇ në krah të italianëve dhe gjermanëve, me arsyetimin banal se “ishin antikomunistë të kulluar”.

Valën e urrejtjes ndaj 29 Nëntorit dhe Dëshmorëve të Atdheut, Berisha e mbajti gjallë jo vetëm sa ishte presidenti i vendit, që nuk la bashkëpunëtor të pushtuesit pa dekoruar, por vazhdon ka kultivojë atë edhe sot. Ai mbetet njeriu që i fryn pa ndalim, urrejtjes dhe përçarjes kraninore të shqiptarëve. E ka mision të paracaktuar, të dëmtojë vlerat dhe kontributet e atyre që u skalitën në historinë e Shqipërisë prej 1912 deri në 29 Nëntor 1944, ditën e çlirimit të plotë të vendit nga nazizmi.

Tags: Artur AjaziBerishafestat

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Pandemia/Cilat janë rregullat e bllokimit të Kinës?

Pandemia/Cilat janë rregullat e bllokimit të Kinës?

Si do të jenë njerëzit pas 1 milionë vitesh?

Si do të jenë njerëzit pas 1 milionë vitesh?

Ditmiri më dha këshilla të vyera!

Ditmiri më dha këshilla të vyera!







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!

by mirseda
12:04 | 09/02/2026
0

Këtë të hënë në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbahet seanca e dosjes “Partizani”. Mësohet...

Grabitje e armatosur në superstradën Lecce- Brindisi, tronditen udhëtarët

12:01 | 09/02/2026
2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi

2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi

11:54 | 09/02/2026
🟢 Pasuritë e krimit kthehen në shpresë dhe mbeshtetje. Përmes një fondi prej 1️⃣5️⃣ milionë lekësh

🟢 Pasuritë e krimit kthehen në shpresë dhe mbeshtetje. Përmes një fondi prej 1️⃣5️⃣ milionë lekësh

11:40 | 09/02/2026
Vijojnë protestat për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës

Banorët e Baks-Rrjollit vijojnë protestat: Ndërtimi i resortit turistik është vjedhje e tokës sonë,

11:38 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com