Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Kush është super-punëtori sovjetik që frymëzoi “Heronjtë e Punës Socialiste”

6 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Kush është super-punëtori sovjetik që frymëzoi “Heronjtë e Punës Socialiste”

Ishte mbrëmja e nxehtë e 30 gushtit 1935 në Ukrainën Lindore, kur Aleksei Stakhanov, doli nga banesa e tij e vogël në Kadievka. Për të marrë turnin e natës në minierën Tsentralnaya-Irmino. Miniera kishte vendosur objektiva dhe plane ambicioze, që po përpiqej t’i përmbushte. Kadievka ishte larg nga Moska, dhe metodat dhe pajisjet e minierës nuk ishin në pararojë të teknologjisë moderne.

Por situata do të ndryshonte. Teksa zbriste në galerinë e minierës, 29-vjeçari nuk e kishte idenë se si ngjarjet e asaj nate, do të ndryshonim jetën e tij. Brenda disa ditësh, ai do të ishte aq i famshëm; saqë një lëvizje e tërë punëtore do të mbante emrin e tij. Dhe vetë qyteti i Kadievkës do të merrte emrin për nder të tij.

Para se të mbyllej ai vit, fytyra e tij do të shfaqej në kopertinën e revistës prestigjioze amerikane “Time”. Dhe kjo sepse atë natë, ai arriti të nxjerrë në më pak se 6 orë sasinë e pabesueshme të 102 tonëve qymyr. Ose 14 herë më shumë sesa norma ditore e një minatori. Ideja e Stakhanov, bazohej në një ndarje të thjeshtë të punës.

Një minator do të gërmonte qymyrin, një tjetër do të ngarkonte karrocën, dhe një i tretë do ta ngjiste lart. Kuota individuale e qymyrit nga secili minator gjatë një turni 6-orësh ishte 7 tonë. Kur qymyri nisi të grumbullohej, Stakhanov e pa se e kishte tejkaluar atë brenda orës së parë.

Drejtuesit e minierës, lajmëruan zyrtarët e partisë dhe gazetarët. Shumë shpejt lajmi për rekordin e minatorit nga Kadievka, u shfaq në faqen e parë të gazetës kombëtare sovjetike “Pravda”. Stakhanov u bë brenda natës heroi i punës socialiste. Nuk kaloi shumë kohë, dhe shumë të tjerë nisën të përpiqen të arrijnë dhe kalojnë rekordin e tij. Shembulli i tij frymëzoi punëtorët në shumë industri.

Një punëtor i fabrikës së makinave në Moskë, i quajtur Aleksandër Buzigin, prodhoi 1.115 akse rrotash brenda një turni. Vetë Stakhanov u detyrua të rivendosë një rekord të ri, pasi i pari u thye brenda disa javësh. Më 19 shtator 1935, Stakhanov u raportua se kishte nxjerrë 227 tonë qymyr brenda një turni të vetëm.

Stakhanov dhe “super punëtorët” e tjerë, u emërtuan nën një term të ri: Stakhanovitë. Stakhanov, ishte pra djali model për sektorin industrial, që po zhvillohej me shpejtësi në Rusi. Me origjinë nga një familje bujqish në Rusinë Perëndimore, ai ishte lindur dhe rritur në një fshat. Duke pritur të bëhej jo më shumë se sa një bari delesh.

Ai nuk e imagjinonte kurrë, se do të ishte pjesë e programit të industrializimit të Bashkimit Sovjetik. Se do të linte fshatin dhe do të shkonte për të punuar në minierat e në Ukrainës. I sinqertë, i guximshëm, dhe duke punuar me vetëmohim. Për të siguruar triumfin e komunizmit mbi kapitalizmin, Stakhanov ishte thuajse tepër i përsosur për shumë njerëz.

Ndaj ai u zgjodh me kujdes si imazhi i propagandës zyrtare. Në nëntorin e vitit 1935, vetë Josif Stalini mori pjesë në mbledhjen e parë të Konferencës së Bashkuar të Stakhanovitëve. Një organizatë e krijuar për të kopjuar arritjet e minatorit nga Kadievka. “Lëvizja Stakhanovite, është modeli i produktivitetit të lartë, që mund ta prodhojë vetëm socializmi dhe jo kapitalizmi”- deklaroi Stalini para mijërave të pranishmëve.

Por jeta e Stakhanov, nuk shkoi fjollë. Gruaja tij, një rome e quajtur Jevdokia me të cilën kishte 2 fëmijë, e braktisi shumë shpejt.Ai do të martohej me vonë me Galina Bondarenkon. Çifti u transferua në Moskë, ku ai ishte përzgjedhur të studionte në Akademinë e Industrisë. U diplomua në vitin 1941, disa javë para pushtimit gjerman.

Kur nazistët po përparonin drejt kryeqytetit sovjetik, Stakhanov u vendos në krye të një miniere në Karagandan e largët në Kazakistan. Më vonë ai kaloi 14 vjet në Ministrinë e Qymyrit në Moskë. Vdekja e Stalinit, tronditi pozita e Stakhanov. Hrushovi e ktheu minatorin veteran në Kadievka.

Atij iu dha medalja më e lartë e nderit, Heroi i Punës Socialiste, por kjo në vitin 1970, 35 vjet pas vendosjes së rekordit të tij. I ndarë për periudha të gjata nga familja e tij në Moskë, Stakhanov nisi të bjerë në depresion. Ai u bë gjithnjë e më i ndërvarur nga alkooli.

Vdiq në një sanatorium në vitin 1977, pasi rrëshqiti mbi dyshemenë e lagur me çaj, duke përplasur kokën në një kornizë hekuri. Por shumë njerëz e kanë vënë në dyshim rekordin e tij. Në vitin 1985, “Neë York Times” botoi një histori, ku citonte shefin e partisë në minierën Tsentralnaya-Irmino G.Petrov, të thoshte:”Unë mendoj se Stakhanov, nuk duhet të ishte i pari. Suksesin e përcaktoi jo ai, por sistemi i ri i nxjerrjes së qymyrit”.

Ndërkohë në vitin 1988, gazeta sovjetike “Komsomolskaya Pravda” pretendoi se arritjet e cituara gjerësisht të Stakhanov, ishin të manipuluara. Gazeta këmbëngulte se Stakhanov kishte përdorur një numër ndihmësish në punën e tij, ndërsa sasia e qymyrit të nxjerrë, i ishte atribuuar vetëm atij.

Por duke parë falimentimit e sistemit komunist, Lëvizja Stakhanovite u shndërrua në një sinonim të njerëzve naivë që punojnë si kuajt, për të fituar shumë pak.

Modeli Stakhanovist, u kopjua edhe nga regjimi komunist në Shqipëri. Para viteve 1990, u shpërndanë mijëra dekorata “Heroi i Punës Socialiste”. Shumë nga ata që i morën, bënë sakrifica ekstreme, duke humbur deri edhe jetën në vendin e punës.

Ashtu si në Bashkimin Sovjetik, media urdhërohej t’i bënte jehonë modeleve që ishin në pararojë të “tejkalimit të planit”. Por sërish as këto sakrifica sublime, dhe as djersa e një populli të tërë, nuk e shpëtoi sistemin monist nga dështimi dhe rënia./ TIRANA TODAY

Tags: “Heronjtë e Punës Socialiste”Aleksei StakhanovfrymëzoiSovjetiksuper-punëtori

TË LIDHURA

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Prodhohet për herë të parë çokollatë laboratorike
Kuriozitete

Prodhohet për herë të parë çokollatë laboratorike

20:47 | 16/04/2026
Next Post
“BE na lë në baltë” – zhgënjim në Maqedoninë e Veriut

“BE na lë në baltë” – zhgënjim në Maqedoninë e Veriut

Hoxha i premtoi se do linte gruan për të, 28-vjeçarja qëllon me armë zjarri

Hoxha i premtoi se do linte gruan për të, 28-vjeçarja qëllon me armë zjarri

Shkarkohet kryegjyqtari i Elbasanit, si ka ndryshuar pasuria e tij në 14 vite

Shkarkohet kryegjyqtari i Elbasanit, si ka ndryshuar pasuria e tij në 14 vite







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com