Në garë për të fituar mandatin e deputetit në Parlamentin e Hamburgut do të kandidojë edhe një shqiptar.
Përmes një postimi në “Facebook”, Sami Musa ka bërë publike pjesëmarrjen e tij në listën e kandidatëve për zgjedhjet kombëtare që do të zhvillohen në Hamburg të Gjermanisë, më 23 shkurt 2020.
Po ashtu, Musa kandidoi në zgjedhjet lokale të mbajtura më 26 maj të këtij viti për Kuvendin Komunal të Harburgut.
Musa u ngjit në karrierën e tij politike si një europian me tendenca liberale, por dhe si një nga lobuesit më të fortë sa i përket çështjeve të integrimit.