Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Kush është në anën e kujt? Aleatët dhe armiqtë e Iranit në Lindjen e Mesme

6 vjet ago
in Aktualitet, Bota, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kush është në anën e kujt? Aleatët dhe armiqtë e Iranit në Lindjen e Mesme

Irani mund të jetë në prag të ndezjes së një lufte botërore në varësi të asaj se si i përgjigjet vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani. Në këtë drejtim, mediat kanë publikuar një hartë që thuhet se detajon se kush janë aleatët dhe armiqtë e saj në rajon.

Në një shkrim të publikuar nga DailyStar, përcjell Telegrafi, shtrohet pyetja: Lindja e Mesme është në buzë të konfliktit me frikën e nisjes së Luftës së Tretë Botërore, por kush është në anën e kujt?

Siç rikujton mediumi në fjalë, gjenerali iranian Qassem Soleimani u vra nga Shtetet e Bashkuara të premten e kaluar në një sulm vdekjeprurës me raketa duke nxitur reagime në të gjithë botën.

Ky veprim i amerikanëve ka shkaktuar një krizë në rajon dhe provokoi kërcënime për hakmarrje nga regjimi islam.

Një hartë detajon tablonë e ndërlikuar në Lindjen e Mesme midis aleatëve dhe armiqve të Iranit. Kështu, DailyStar, ka publikuar një hartë ku detajohet se kush është në anën e kujt në konfliktin e rajonit. Sipas hartës, Irani është aleat me Irakun ndërsa Siria, Libani dhe Jemeni janë të ndarë në mbështetjen e tyre.

Forcat anti-iraniane, të kryesuara nga SHBA, janë Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli. Ndërsa Katari, Kuvajti, Oman dhe Jordani që luajnë “karta të ndryshme” në konflikt.

“Dy koalicione kundërshtare në Lindjen e Mesme përcaktojnë një rivalitet që kërcënon të copëtojë rajonin”.

“Ndërsa konkurrenca për dominim intensifikohet, konfrontimi midis rrjetit të Iranit dhe aktorëve shtetërorë dhe jo-shtetërorë dhe një kundër-fronti të aleatëve tradicionalë perëndimorë – me Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraelin – është bërë linja qendrore e betejës së rajonit”, thuhet në shkrim.

Ndërkohë, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në rajon, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, presidenti Francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel – të gjithë bënë thirrje për “de-përshkallëzim” nga të dy palët, shkruan Daily Star.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar vonë të dielën, të tre udhëheqësit thanë: “Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe përgjegjësi maksimale. Cikli aktual i dhunës në Irak duhet të ndalet”.

“Ne në mënyrë specifike i bëjmë thirrje Iranit që të përmbahet nga veprime të mëtejshme të dhunshme, dhe i bëjmë thirrje Iranit të kthejë të gjitha masat në kundërshtim me JCPOA (marrëveshja bërthamore e Iranit).

“Ne kujtojmë përkushtimin tonë ndaj sovranitetit dhe sigurisë së Irakut. Një tjetër krizë rrezikon të rrezikojë vitet e përpjekjeve për të stabilizuar Irakun”.

“Ne gjithashtu riafirmojmë angazhimin tonë për të vazhduar luftën kundër Daesh (ISIS), gjë që vazhdon të mbetet një prioritet i lartë”.

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei flet për vdekjen e komandantit Qasem Soleimani

“Ruajtja e Koalicionit është thelbësore në këtë drejtim. Prandaj, ne nxisim autoritetet irakiane që të vazhdojnë t’i ofrojnë Koalicionit të gjithë mbështetjen e nevojshme”.

“Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë angazhimin tonë me të gjitha palët, në mënyrë që të kontribuojmë në zbutjen e tensioneve dhe rivendosjen e stabilitetit në rajon”.

Kujtojmë se rritja e shqetësimit për përshkallëzim të situatës në rajon ka ardhur pasi presidenti amerikan, Donald Trump autorizoi një sulm ndaj Qassem Soleimani.

Soleimani, arkitekti i operacioneve klandestine dhe ushtarake të Teheranit, si shef i forcave të Qudsit të Gardës Revolucionare, u vra të premten në një sulm me dronë amerikanë derisa gjendej në një kolonë në aeroportin e Bagdadit.

Si përgjigje, autoritetet iraniane thuhet se kanë bërë të ditur se do të ofrojnë një shpërblim prej 80 milionë dollarësh për kokën e presidentit amerikan Donald Trump, pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani.

Sipas mediave, një “ofertë e tillë” është bërë gjatë transmetimit televiziv të funeralit nga transmetuesit zyrtarë shtetërorë.

Veç kësaj, Irani ka bërë të ditur se nuk do të respektojë me asnjë kufizim të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, njoftoi të dielën televizioni shtetëror i vendit.

Gjithashtu, vrasja e gjeneralit iranian ka ndikuar që një vendim të merret edhe nga Parlamenti i Irakut, i cili ka nxjerrë një rezolutë me të cilën kërkohet largimi i trupave amerikane nga vendi.

Tags: aleatetirakiran

TË LIDHURA

Mitsotakis, presidenti qipriot dhe Macron: Mision detar për rihapjen e Hormuzit
Bota

Mitsotakis, presidenti qipriot dhe Macron: Mision detar për rihapjen e Hormuzit

16:48 | 09/03/2026
Lufta me Iranin prek naftën, Kroacia kufizon çmimet e karburantit.
Bota

Lufta me Iranin prek naftën, Kroacia kufizon çmimet e karburantit.

16:34 | 09/03/2026
Mediu takim me ambasadorin e OSBE: Reforma zgjedhore dhe qeveri teknike për zgjedhje të lira
Politikë

Mediu takim me ambasadorin e OSBE: Reforma zgjedhore dhe qeveri teknike për zgjedhje të lira

16:21 | 09/03/2026
Next Post
Byroja e Hetimit, amerikanët gati planin për arrestime në nivele të larta

Byroja e Hetimit, amerikanët gati planin për arrestime në nivele të larta

Qeni në aeroportin amerikan i ndjen erën, shqiptarët kishin marrë mish e presh

Qeni në aeroportin amerikan i ndjen erën, shqiptarët kishin marrë mish e presh

Valëviti flamurin shqiptar në Mal të Zi, lirohet nga burgu atleti shkodran

Valëviti flamurin shqiptar në Mal të Zi, lirohet nga burgu atleti shkodran







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Mitsotakis, presidenti qipriot dhe Macron: Mision detar për rihapjen e Hormuzit
Bota

Mitsotakis, presidenti qipriot dhe Macron: Mision detar për rihapjen e Hormuzit

by mirseda
16:48 | 09/03/2026
0

Franca dhe partnerët e saj ndërkombëtarë po përgatisin një mision detar mbrojtës me qëllim rihapjen e Ngushticës...

Lufta me Iranin prek naftën, Kroacia kufizon çmimet e karburantit.

Lufta me Iranin prek naftën, Kroacia kufizon çmimet e karburantit.

16:34 | 09/03/2026
Mediu takim me ambasadorin e OSBE: Reforma zgjedhore dhe qeveri teknike për zgjedhje të lira

Mediu takim me ambasadorin e OSBE: Reforma zgjedhore dhe qeveri teknike për zgjedhje të lira

16:21 | 09/03/2026
SPAK kundër propozimit të PS: Mos kufizoni hetimin e zyrtarëve

SPAK kundër propozimit të PS: Mos kufizoni hetimin e zyrtarëve

16:18 | 09/03/2026
Të shtënat me armë në Shkodër gjatë aksionit të policisë, zbardhen detajet

Të shtënat me armë në Shkodër gjatë aksionit të policisë, zbardhen detajet

16:13 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com