Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kush është Mihailo Podoliak, strategu kryesor i Ukrainës në l*ftën kundër Rusisë

3 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Kush është Mihailo Podoliak, strategu kryesor i Ukrainës në l*ftën kundër Rusisë

Nga: Andrea Muratore

Gazetar, komunikues, këshilltar politik, së fundmi edhe drejtor i marrëdhënieve midis presidencës ukrainase dhe shërbimeve sekrete. Mihailo Podoliak është një nga figurat më komplekse që qëndron në krah të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski.

I lindur në Lviv në vitin 1972,  Podoliak u arsimua midis Ukrainës dhe Bjellorusisë. Ai u zhvendos në kryeqytetin bjellorus Minsk në vitin  1989 ku studioi për mjekësi. Që në moshë të re iu përkushtua gazetarisë politike në vendin e sunduar nga autokrati Aleksandër Llukashenko.

Ai iu bashkua gazetarëve të opozitës, duke u bërë një pikë referimi për një seri organizatash të shoqërisë cive. Gjatë viteve 1991-1992, Podoliak punoi në gazetat bjelloruse “FM-Bulevard”, “Vremya”, “Narodnaya Volya” dhe “Belorusskaya Delovaya Gazeta”.

Në vitin 2002, Podoliak dhe gazeta bjelloruse “Nasha Svoboda” u paditën në gjykatë nga Anatoli Tozik, kreu i Komitetit Shtetëror të Kontrollit të Bjellorusisë, të cilit nuk i pëlqeu fakti që gazetari e portretizoi atë si një planifikues, si ata në kohën e komunizmit dhe si një shantazhues. Gjykata e detyroi gazetarin të paguante një gjobë prej 2700 dollarësh.

Gazeta e tij pagoi një dëmshpërblim prej 54.000 dollarësh, dhe u detyrua të mbyllej. Gazetari investigativ, Pavel Zhuk, tha në atë kohë se dyshonte se padia që synonte mbylljen e gazetës ishte urdhëruar personalisht nga presidenti Llukashenko. Por Podoliak nuk e ndërpreu punën në atë sektor, dhe në vitin 2004 u emërua zv/kryeredaktor në gazetën “Vremya”, që u bë gazeta e re mbështetëse e opozitës.

Në mëngjesin e 21 qershorit 2004, oficerët e KGB-së bjelloruse trokitën në derën e  shtëpisë së tij, e urdhëruan të paketonte me shpejtësi rrobat dhe e shoqëruan në stacionin hekurudhor të Minskut. Nga atje, gazetari u detyrua të merrte trenin e parë për në Odessa, duke u rikthyer me forcë në Ukrainë.

Podoliak tha se ai dëbim erdhi pas artikujve të tij shumë kritikë ndaj qeverisë dhe KGB-ja e akuzoi atë për tendenciozitet, shpifje dhe destabilizimin e situatës në vend. Po ashtu atij iu hoq për 5 vite e drejta për të hyrë në Bjellorusi. Në vitin 2005, Podoliak u emërua  kryeredaktor i një gazete në Kiev, “Ukrainska Gazeta”.

Nëntë muaj pas helmimit të kandidatit presidencial Viktor Jushçenko, gazeta botoi një artikull me titull “Darka e Fundit”. Për helmimin u akuzuan njerëzit e afërt të Jushçenkos, David Zhvania dhe Jevhen Çervonenko. Podoliak u thirr për t’u marrë në pyetje nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, dhe disa ekspertë të medias thanë se botimi nuk përmbushte standardet gazetareske.

Paralelisht, gazetari punoi si një profesionist i pavarur dhe ekspert i marrëdhënieve me publikun. Më pas Podoliak bashkëpunoi me gazeta të ndryshme si reporter politik dhe i brendshëm për çështje të tilla si inteligjenca dhe siguria kombëtare.

Gazeta ukrainase “Babel” shkruan se një nga miqtë e Podoliak në vitet 2000 ishte këshilltari i atëhershëm i kreut të SBU, kundërzbulimit ukrainas, Vadim Hrib. Në mediat ukrainase kanë qarkulluan zëra se Podoliak bashkëpunoi me Hrib si specialist i marrëdhënieve me publikun.

Por Babel, pretendon se bëhej fjalë më shumë për një punë agjenturore, të nisur që në vitin 2005.

Më vonë Podoliak u bë kryeredaktor i faqes së internetit “Obozrevatel”, të cilën ai e drejtoi që nga dhjetori 2011. Gjashtë muaj më vonë u bë këshilltar i një bashkëpunëtori të ngushtë të ish-presidentit Viktor Janukoviç, që më pas u kthye në pushtet si një udhëheqës i hapur pro-rus.

Politikani në fjalë ishte deputeti i Partisë së Rajoneve Juri Ivanjushçenko. Pas Revolucionit Euromaidan të vitit 2014, Podoliak, që u largua nga “Obozrevatel” në fundin e 2013, ndryshoi qasje dhe në vitin 2015 u ofrua të bashkëpunonte me kreun e administratës presidenciale të Petro Poroçenkos, Boris Lozhkin.

Më vonë vazhdoi të punojë si këhsilltar për disa politikanë në fushatat elektorale lokale dhe kombëtare, përpara se të përfundonte në rrugëtimin e tij me yllin në rritje në politikën ukrainase, Volodimir Zelenski. Podoliak nuk e ka fshehur kurrë kuriozitetin e tij për ngritjen politike të ish-komedianit.

Por në fillim ai ishte shumë spektik ndaj partisë së tij, Shërbëtori i Popullit, që e mori emrin e saj nga seriali televiziv që e bëri Zelenskin të famshëm në mbarë vendin. Në fillim të vitit 2019, në mesin e fushatës presidenciale, në blogjet dhe postimet e tij në Facebook, ai shkruante se “Shërbëtori i Popullit” rezultoi të ishte një tjetër grumbullim cinikësh mendjengushtë dhe arrogantë”.

Por pas fitores së tij, Zelenski e ftoi Podoliak të bëhej pjesë e stafit të tij. Në shkurtin e vitit 2020 ai u emërua shef i kabinetit të presidentit. Dy muaj më vonë, Podoliak u emërua në bordin e drejtorëve. Në këtë funksion ai vuri në zbatim njohuritë dhe aftësitë e tij duke i dhënë mundësi kreut të ri të shtetit të gjente konsensusin me organet e sigurisë.

Këto aftësi i erdhën në ndihmë Zelenskit sidomos pas 24 shkurtit, ditës së pushtimit të Ukrainës nga Moska, kur ai u shndërrua në “zërin” kryesor të presidencës nga njëra anë, dhe nga ana tjetër drejtues i luftës asimetrike të kryer nga agjentët ukrainas të shërbimeve sekrete, në mënyrë të pavarur nga inteligjenca perëndimore.

Gjatë luftës, Podoliak ka qenë një nga zërat kryesorë të Kievit në negociatat e shkurtra për paqe që u zhvilluan pa asnjë sukses me rusët. Ai dilte shpesh në media për t’i treguar botës momentet e rezistencës së fortë të Kievit; dhe punoi në prapaskenë për të organizuar  operacionet e fshehta që e tronditën Rusinë, ku më i fundit ishte sulmi në Urën e Kerçit në fillim të tetorit.

Në një intervistë të gjatë dhënë më 16 gusht për britaniken “The Guardian”, Podoliak tha se synimi aktual i ukrainasve është “të shkaktojnë kaos midis forcave ruse”, duke goditur linjat e furnizimit dhe bazat ruse në Krime.

Sipas tij, nuk ka asnjë perspektivë që Rusia të negociojë seriozisht derisa të pësojë një disfatë në fushën e betejës. Kur më 24 gusht, Llukashenko e uroi në një mënyrë provokative Ukrainën për 31-vjetorin e pavarësisë, Podoliak e nxiti Zelenskin ta refuzonte deklaratën, dhe e quajti mesazhin e presidentit bjellorus si “cinik dhe të pasinqertë, duke pasur parasysh përfshirjen e madhe të Bjellorusisë në sulmin rus ndaj Ukrainë”. / “Il Giornale” – Bota.al

 

Tags: Mihailo PodoliakrusiaUkrainë

TË LIDHURA

Mijëra njerëz në Beograd rrethojnë ndërtesën e ushtrisë – pengojnë ndërtimin e kompleksit të Trumpit
Bota

Mijëra njerëz në Beograd rrethojnë ndërtesën e ushtrisë – pengojnë ndërtimin e kompleksit të Trumpit

21:14 | 11/11/2025
Më 13 nëntor, Itali–Shqipëri diskutojnë mbrojtje, industri dhe emigracion
Bota

Më 13 nëntor, Itali–Shqipëri diskutojnë mbrojtje, industri dhe emigracion

20:40 | 11/11/2025
Shembet ura në Kinë, shikoni pamjet dramatike
Bota

Shembet ura në Kinë, shikoni pamjet dramatike

18:58 | 11/11/2025
Next Post
“Racionet ushqimore nuk ngopin as një bebe”, të burgosurit letër Berishës

"Racionet ushqimore nuk ngopin as një bebe", të burgosurit letër Berishës

Vd*kja e Lear Kurtit/Prokuroria e konfirmon: Qese me k*kainë në stomakun e viktimës

Vd*kja e Lear Kurtit/Prokuroria e konfirmon: Qese me k*kainë në stomakun e viktimës

Agron Duka: Kërcënoheshin me p*rdhunim nëse nuk bëheshin spiunë

Agron Duka: Kërcënoheshin me p*rdhunim nëse nuk bëheshin spiunë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Anglia “dëmtohet” para Shqipërisë
Sport

Anglia “dëmtohet” para Shqipërisë

by mirseda
22:26 | 11/11/2025
0

Anglia do të vuajë tre mungesa të rëndësishme në dy sfidat e muajit nëntor, ndaj Serbisë dhe...

Diddy nis rehabilitimin në burg, mund t’i sigurojë uljen e dënimit

Diddy nis rehabilitimin në burg, mund t’i sigurojë uljen e dënimit

21:43 | 11/11/2025
Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit

Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit

21:21 | 11/11/2025
Mijëra njerëz në Beograd rrethojnë ndërtesën e ushtrisë – pengojnë ndërtimin e kompleksit të Trumpit

Mijëra njerëz në Beograd rrethojnë ndërtesën e ushtrisë – pengojnë ndërtimin e kompleksit të Trumpit

21:14 | 11/11/2025
Më 13 nëntor, Itali–Shqipëri diskutojnë mbrojtje, industri dhe emigracion

Më 13 nëntor, Itali–Shqipëri diskutojnë mbrojtje, industri dhe emigracion

20:40 | 11/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com