Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Kush është gruaja e ‘hekurt’ e ONM që rrëzoi ‘kokat’ e drejtësisë shqiptare

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kush është gruaja e ‘hekurt’ e ONM që rrëzoi ‘kokat’ e drejtësisë shqiptare

Mia Roessingh-Bakels, gjyqtare penaliste në seksionin penal të Gjykatës së Apelit në Arnhem të Holandës, është prej dy vitesh pjesë e Operacionit Ndërkombëtar që monitoron Vetingun në Shqipëri. Prezenca dhe roli i saj në seancat dëgjimore dhe gjyqësore në dy shkallët e Vetingut, me pyetjet ‘gozhduese’, gjetjet, ndërhyrjet dhe rekomandimet, është kthyer në makth për gjyqtarët dhe prokurorët, gjatë betejave për t’u konfirmuar në detyrë. Së bashku me Theo Jacobs, Mia Roessingh-Bakels, ka pasur rol vendimtar në rrëzimin e kokave të drejtësisë shqiptare në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Mia Roessingh-Bakels dhe Theo Jacobs kanë monitoruar procesin e ‘rrëzimit’ të sh-kryetarit të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori në Kolegj, duke mbrojtur rekomandimin e ONM për ta shkarkuar nga detyra. Zaganjori u konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (shkalla e parë), por ONM rekomandoi shkarkimin e tij për mosjustifikim të pasurisë, rekomandim i cili u konfirmuar si i drejtë nga Kolegji, i cili e shkarkoi ish-kryegjyqtarin nga detyra.

Mia Roessingh-Bakels ka ndjekur edhe procesin e rivlerësimit të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja në të dy shkallët e Vetingut. KPK-ja e konfirmoi Deden në detyrë në qershor të vitit 2018. Por, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit rekomandoi shkarkimin e tij nga detyra, për kriterin e pasurisë. Gjatë seancës në Kolegj, u ngritën dyshime për një apartament 1+1, 60 m2 në Golem, Ky apartament ishte regjistrua në emër të vëllait të Dedes, Latif Dedja me banim në Dibër. Por që nga viti 2003, Dedja kishte ka një kontratë energjie elektrike me OSHEE dhe ka bërë pagesat e energjisë elektrike. Dedja tha sepagesat e energjisë elektrike ishin bërë nga ai për shkak se vëllai jetonte në Dibër dhe ai punonte në Durrës. Por, gjyqtarja holandeze i kujtoi Dedes se se të paguaje energjinë elektrike ishte një gjë, por kontrata në emër të tij me OSHEE ishte diçka tjetër. Dedja u shkarkua me vendim të formës së prerë nga Kolegji.

Gjyqtarja holandeze ka luajtur një rol të rëndësishëm në Kolegjin e Apelimit duke rrëzuar një nga pretendimet kryesore të prokurores Rovena Gashit për t’i shpëtuar shkarkimit me vendim të formës së prerës. Gashi kishte përfshirë në dosje një raport mjekësor i marrë dy ditë para datës së zhvillimit të seancës dëgjimore në KPK. Gashi e paraqiti këtë raport në Kolegj, për të konfirmuar se procesi ndaj saj nuk kishte qenë i rregullt. Por, vëzhguesja ndërkombëtare Mia Roessingh-Bakels i paraqiti Kolegjit një dokument me një sërë gjetjesh, të cilat hidhnin poshtë pretendimet e prokurores Rovena Gashi, e cila ka qenë drejtuese e Njësisë për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme. Rovena Gashi u shkarkua me vendim të formës së prerë.

Artur Malaj ka ushtruar funksionin e gjyqtarit në Gjykatën Administrative në Tiranë deri në tetor të vitit 2018, ndërsa ishte kandidat për për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Malaj u konfirmua në detyrë nga KPK, por gjyqtarja holandeze Mia Roessingh-Bakels, e cila kishte ndjekur dhe monitoruar procesin, rekomandoi shkarkimin e gjyqtarit nga detyra, duke paraqitur një sërë argumentesh, një pjesë prej të cilave u gjetën të drejta nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Kolegji vendosi të shkarkonte Malajn me argumentin se subjekti “nuk arriti nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurive të deklaruara, pasi ka bërë deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë së tij dhe të personave të lidhur me të”.

Gjatë hetimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi parregullsi në pasurinë e gjyqtarit të Tiranës, Astrit Faqolli. Në vitet 2004-2005, ai i kishte deklaruar kursimet në lekë të vjetra. Gjyqtari e ka justifikuar këtë pjesë si një ngatërresë. Mia Roessingh-Bakels, e cila po monitoronte procesin, e ka pyetur gjyqtarin se si ka mundësi që ky ngatërrim ka ndodhur vetëm gjatë këtyre dy viteve dhe jo gjatë viteve të tjera. Megjithatë, KPK-ja e konfirmoi në detyrë Faqollin, por ai u shkarkua me vendim të formës së prerë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Po kush është Mia Roessingh-Bakels? Ajo e filloi karrierën e saj në vitin 1978 si bashkëpunëtore në një firmë ligjore ndërkombëtare në Rotterdam, pas përfundimit të studimeve të saj të drejtësisë në Universitetin Leyden dhe ka punuar si praktikante në një firmë botuese në Oksford, Britani të Madhe. Mia Roessingh-Bakels filloi punën e saj në gjyqësinë holandeze në vitin 1982 si një bashkëpunëtore e Byrosë shkencore e Gjykatës Supreme të Holandës. Ajo u bashkua me zyrat e Prokurorisë në Prishtinë në vitin 1986 dhe ka punuar për gjashtëmbëdhjetë vjet si Prokurore Publike në shkallë të parë dhe dy vitet e fundit si Avokate e Përgjithshme në Gjykatën e Apelit. Që nga viti 2002, ajo është gjykatëse në seksionin kriminal të Gjykatës së Apelit në Arnhem.

Që nga viti 2002, ajo ishte edhe zëdhënëse për Gjykatën e saj dhe ka qenë për pesë vjet kryetare e Asamblesë holandeze të gjykatësve të shtypit. Ajo është një eksperte për çështjet që kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe mediat. Në atë cilësi ajo ka punuar për 2.5 vjet si eksperte kyçe në një projekt binjakëzimi në BE-Turqi në lidhje me marrëdhëniet ndërmjet gjyqësorit dhe medias masive. Kjo zgjati deri në nëntor 2015. Gjatë këtyre viteve, ajo ka dhënë leksione rregullisht me të njëjtën temë, jo vetëm (për kolegët dhe studentë ndërkombëtarë) në Holandë, por edhe në Rusi dhe Poloni. Në vitin 2017 u emërua vëzhguese pranë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të Vetingut në Shqipëri./shqiptarja.com

Tags: gjyqtaretgruaja hekurtONMvetting

TË LIDHURA

“Strazimiri: Rama shkarkon me një të rënë të lapsit”
Aktualitet

“Strazimiri: Rama shkarkon me një të rënë të lapsit”

20:58 | 07/07/2025
“Lala: Kriminel i kërkuar nga SPAK pas ndërtimeve në Theth”
Aktualitet

“Lala: Kriminel i kërkuar nga SPAK pas ndërtimeve në Theth”

19:46 | 07/07/2025
Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak
Aktualitet

Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak

18:19 | 07/07/2025
Next Post
Rama vizitë në Laç, bën premtimin e madh për banorët

Rama vizitë në Laç, bën premtimin e madh për banorët

“Dënim me pushkatim”, Bjellorusia bën BE-në të pendohet për lehtësimin e vizave

"Dënim me pushkatim", Bjellorusia bën BE-në të pendohet për lehtësimin e vizave

Sherr për pronën, nipi rreh xhaxhain në Fushë Krujë

Sherr për pronën, nipi rreh xhaxhain në Fushë Krujë

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025




TË FUNDIT

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

by mirseda
22:25 | 07/07/2025
0

Dielli na ofron dritë, ngrohtësi dhe jetë, por rrezet e tij ultravjollcë mund të shkaktojnë dëme serioze...

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

22:22 | 07/07/2025
Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

21:49 | 07/07/2025
SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

21:35 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com